Posts

Showing posts from January, 2024

Veprimtaria ilegale e OJQ’së në aneksin e stacionit të policisë, reagon Sveçla: Rrezik për sigurinë e vendit

Image
  Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se bastistja e objektit të vendosur në një aneks të Stacionit Policor në Prishtinë ka qenë i një organizate joqeveritare. Por, ministri deklaron se pas bastisjeve është kuptuar që ajo hapësirë nuk është shfrytëzuar fare për natyrën e veprimtarisë së OJQ-së. Ai ka thënë se mëngjesin e sotëm janë informuar për aktivitet të dyshimtë të OJQ-së “Centar za Mir i Toleranciju Pristina”, dhe vlerëson se veprimtaria e tillë në mes të tre institucioneve më të larta të sigurisë së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Kryeprokurorisë dhe Policisë së Kosovës është tejet e dyshimtë dhe paraqet rrezik për sigurinë e vendi “Në mëngjesin e sotëm kemi pranuar informatën mbi aktivitetin e dyshimtë të një Organizate Joqeveritare, e vendosur në një aneks të Stacionit Policor Qendra në Prishtinë. Departamenti i Organizatave Joqeveritare në kuadër të MPB-së ka konfirmuar se organizata në fjalë “Centar za Mir i Toleranciju Pristina” nuk ka re...

“Ka pasur disa mesazhe” – Vëllai i Kushtrim Kokallës deklarohet pas dëshmisë së babait të Naim Murselit

Image
  Kanon Kokalla, vëllai i Kushtrim Kokallës, e ka akuzuar dajën e tij Shaban Murselin për deklaratat e dhëna në polici. Kokalla ka thënë se deklaratat e Shaban Murselit në hetuesi në të cilat ai përmendi një “problem familjar” të djalit të tij Naim Murselit me vëllain e Kushtrim Kokallës, janë bërë qëllimisht për ta përlyer atë dhe familjen e tij. Në një deklarim për portalin Nacionale të martën, ai ka thënë se mesazhet telefonike të cilat janë përmendur në dëshmitë e Shaban dhe Naim Murselit nuk kanë asgjë të bëjnë me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. “Kjo është logjikë, veç me demek unë mos kam lidhje unë me këtë punë, a po di qysh.. kurrgjë më shumë. Krejt bijnë poshtë këto teza. Kjo puna që e ka përmend ky daja [Shaban Murseli, v.j] nuk ka të bëj kurrgjë me këtë rast, hiç”, ka thënë ai. “Ai veç ka dashtë të më përlyej mua, të më bëj horë”. “Kurrgjë s’ka pasur këtu. Disa SMS-a që ai [Naim Murseli, v.j] i ka shkru: ‘Qysh je? Çka je kah bën?’”, ka thënë Kanon Kokalla. Kokalla ...

Jepet ALARMI për banorët e fshatit të Forinë, ja çka ka ndodhur në ora 3 të mëngjesit!

Image
  Në faqen e fshatit Forinë në facebook është publikuar sot një apel për banorët e këtij fshati dhe rrethinës, transmeton Tetova News.Banorëve iu tërhiqet vëmendja që të jenë të kujdesshëm, sepse gjatë natës qarkullojnë hajdutë me makina pa targa! „Apel për qytetarët e fshatit tonë por edhe ato në rrethinë. Sot dëshirojmë të ndajmë një lajm të rëndësishëm me ju, thuhet në fillim të lajmërimit nga fshati Forinë. Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 3 në mëngjes, disa persona të panjohur përpiqën të kryenin vjedhje në fshatin tonë. Fatmirësisht, falë 3 djemve nga fshati ynë dhe një personi nga fshati Çegranë, ata u identifikuan dhe planet e tyre nuk u realizuan. Vjedhësit arritën të ikën, siç mund të shihni në këtë foto. Ata udhëtonin në një makinë pa targa. Apeli ynë drejtohet te ju, qytetarë të nderuar. Ju lutemi, që të jeni të kujdesshëm dhe të mos dilni natën pa një arsye të vlefshme, sidomos nëse keni mundësinë, vendosni kamera në shtëpitë tuaja. Siguria jonë është në dorën tonë, dhe d...

SPB-Tetovë jep detaje për ngjarjet në Myftininë e Tetovës

Image
  Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se sot është raportuar se personi G.S. është ndaluar të hyjë në hapësirat e Myftinisë së Tetovës. “Sot në ora 07:30 në SPB- Tetovë, S.Xh. (52) nga Tetova ka raportuar se G.S. dhe Sh.Sh. i kanë mbyllur dyert e objektit të BFI-së në Tetovë dhe e kanë penguar të veprojë si u.d.Myfti, që të hynte dhe të kryente detyrat e punës, edhe pse kishte një vendim nga Bashkësia Fetare Islame të hartuar më 8 nëntor 2023. E njëjta gjë po ndodhte prej kohësh dhe në parandalim u përfshinë edhe persona të punësuar si roje në BFI. Menjëherë pas denoncimit të rastit, në vendngjarje janë dërguar efektivë të policisë për të parandaluar prishje të mundshme të rendit dhe qetësisë publike. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

Një i vdekur e 20 të lënduar nga një aksident trafiku në Manastir

Image
  Një person ka humbur jetën dhe 20 të tjerë janë lënduar në përplasjen midis një veture dhe një furgoni i cili po transportonte punëtorë rrugës për në Demir Hisar në Maqedoninë Veriore. Në vendin e ngjarjes jetën e humbi 24 vjeçari, shofer i automjetit, transmeton klankosova.tv. Njësitet zjarrfikëse nga Manastiri ndihmuan në nxjerrjen e viktimës dhe personave të lënduar. Nga Spitali i Manastirit thonë për Alsat Maqedonia, se kanë pranuar 20 pacientë, anise asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën. Hetimet janë duke vazhduar nga vendi i ngjarjes.

Alba na befason të gjithëve, bëhet nuse

Image
Alba është komentuar shpesh herë brenda dhe jashtë shtëpisë për stilin dhe bukurinë e saj. Vëmendje dhe komente pozitive nga ndjekësit nuk mungojnë në asnjë postime të imazheve të saj në rrjete sociale. Alba ka publikuar një video e rregulluar, me grim dhe veshje tradicionale, shkruan “Kosovarja” . Megjithëse bukuroshja ka thënë se të gjithë simpatitë brenda Big Brother i ka pasur shokë, duket se nusëria po i ka hije. I pëlqen apo jo, Alba po shkëlqen në këto veshje.  

Koha kur Diellza Kolgeci e Genta Ismajli i “kallnin” ndejat

Image
  Të dyja të pashme e të famshme dikur dhe tani. E, ish “Miss Kosovarja” dhe një prej femrave më të bukura në vend, Diellza Kolgeci, duket se pasla ndarë shoqëri me këngëtaren Genta Ismajli. Siç mund të shihet në këtë foto, para shumë vitesh ato paskan qenë mjaftë të afërta, teksa shihen duke vallëzuar bashkë, shkruan “Kosovarja”. Sot, Diellza dje Genta nuk duket të kenë ndonjë raport të afërt shoqëror.

MD: Pagesa për mbrojtjen e Thaçit nga 2020-ta është realizuar në vlerë mbi 3.5 milionë euro

Image
Ministria e Drejtësisë ka reaguar sot lidhur me Gregory Kehoe, Joe Reeder, “Greenberg Legal Associates” dhe anëtarët e kësaj kompanie, kanë kërkuar të tërhiqen nga mbrojtja e Hashim Thaçit në rastin e tij në Gjykatën Speciale në Hagë për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve financiare.   Në një njoftim për media të MD-së thuhet se pagesa për mbrojtjen e Hashim Thaçit janë realizuar për vitet 2020, 2021, 2022 dhe 2023, ndërkaq MD potencon se realizon pagesa vetëm për avokatë me të cilët ka marrëveshje, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Lexoni të plotë njoftimin:

E gjykuan për diferencën e moshës me Meritonin, reagojnë familjarët e Ilnisës

Image
  Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi janë duke hedhur hapat e parë drejt një raporti romantik. Mirëpo ky afrimitet i tyre brenda shtëpisë së Big Brother ka shkaktuar jo pak paragjykime, sidomos kundrejt Ilnisës. Ndër komente më të shpeshta në rrjetet sociale, shihet se Ilnisa gjykohet për faktin e të qenit nënë e një fëmijë, dhe se është më e madhe në moshë se Meritoni. E përsa i përket këtyre komenteve, familjarët e Ilnisës kanë bërë një reagim në profilin e saj të Instagram-it, ku kanë shkruar: Nuk kishte moment më të mirë se sa këto vargje të lexuara nga @mr.ledionlico për të treguar një realitet që të gjithë ne bashkëjetojmë dhe që fatkeqësisht sa pak e luftojmë! Një realitet që nxjer në pah ashpërsinë dhe brutalitetin dhe sulmon tërësisht PA CLASS, një femër, një nënë duke e gjykuar dhe duke i treguar se si qënia e saj, kinse që ka e ndaluar të përjetojë momente afeksioni, çiltërisie dhe që e bën të ndihet mirë. Tërësisht vulgare shprehja se si një mashkull nuk ka çfarë të humb...

“Hajde në tualet se ta rregulloj unë”, përplasen ashpër Sara dhe Meri

Image
  Mbrëmjen e djeshme dy banoret e ‘BBVA’ Meri dhe Sara kanë debatuar ashpër me njëra-tjetrën. Në një moment kjo fundit i tha se nuk po i flet vetëm se nuk është mirë. Meri: Boll të thashë,po të duash të shkojmë në tualet, vemi. S’të kam penguar unë të vesh në tualet as te ai dashnori yt, as andej Sara: Jo, tani nuk do çohemi se e kam të nevojshme të qetësohem nga ajo që tha SHIKO VIDEO KETU Meri e kërcënon hapur Sarën duke i thënë që të shkojnë në tualet për tu sqaruar, ndërsa Ilnisa është futur mes vajzave për t’i ndarë. Situata e cila filloi si një debat me fjalë, vazhdoi me përplasje fizike mes banoreve ku Sara i afrohet Merit, ndërsa Ilnisa mundohet të qetësojë Sarën. Kur Sara i afrohet në fytyrë Meri bërtet: Meri: Kë kërcënon ti mi? Hajt se ta rregulloj unë Sara i tregon Romeos se debati nisi kur Meri i tha asaj: Shko te dashnori yt Zënka ndodhi teksa banorët ishin të lidhur me litarë, pasi po bënin një nga sfidat e Vëllait të Madh.

I doli video e nënkryetares duke konsumuar substanca nark otike, Hetemi: Sot patëm takim, s’vrejta asgjë të dyshimtë

Image
  Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi ka mohuar të jetë në dijeni se nënkryetarja e tij në komunë, shihet të konsumojë drogë. Ai ka thënë se nuk i ka parë pamjet e publikuara në Nacionale, ndërsa edhe konfirmoi që me Dragana Miletiq, sot e kanë mbajtur një mbledhje bashkë edhe me drejtorët tjerë komunalë, por siç specifikon nuk ka vërejtur asgjë të dyshimtë tek ajo. “Nuk e kam parë videon”. ”Nuk jam në dijeni në lidhje me rastin. Ne sot kemi qenë në mbledhje me të gjithë drejtorët nga ora 14:30 deri në ora 16:00. Nuk kam vërejtur asgjë të dyshimtë tek ajo. Ka qenë e pranishme edhe ajo”, deklaroi ai Klan Kosovën. Sipas të parit të Leposaviqit, ‘’nëse ka ndodhur një gjë e tillë, me rastin duhet të merret policia dhe prokuroria”. Nënkryetarja e Leposaviqit Dragana Miletiq, dyshohet se ka konsumuar drogë në zyrat e komunës. SHIKO VIDEO N KETU

Shkup: Ndërron jetë 20- vjeçarja nga gripi në Klinikën Infektive

Image
  Një vajzë 20-vjeçare ka ndërruar jetë nga gripi, konfirmojnë nga Klinika për Sëmundje Infektive në Shkup, e cila paraqet vdekjen e shtatë si pasojë e gripit këtë sezon. Mësohet se vajza është transferuar nga Klinika e Hematologjisë. Ajo nuk ishte e vaksinuar. Zllate Mehmedoviç nga Komisioni për Sëmundje Infektive, tha se gripi mund të shkaktojë probleme të mëdha për njerëzit me sëmundje të rënda ose kronike. ” Sa herë që fillon sezoni i vaksinimit të gripit, dihet se është për personat që janë në listën prioritare, për të cilët nuk ka vonesë në vaksinim, janë ndër të parët që vaksinohen dhe për të cilët vaksina do të bëhet gjithmonë.. Ne i përmbahemi rekomandimeve që thamë më herët se maskat duhet të mbahen detyrimisht në objektet shëndetësore në mënyrë që të parandalohet ritransmetimi i virusit nga personi në person, veçanërisht kur tashmë e dimë se kemi njerëz të sëmurë kronikë” , tha Mehmedoviç. Klinika për Sëmundje Infektive thekson se në të gjithë vendin ka raste të rënda të...

Romeo fillon të falet brenda shtëpisë, thotë se do të vazhdojë edhe jashtë

Image
  Romeo Veshaj është një nga banorët e Big Brother VIP Albania 3, i cili ka habitur me disa deklarata të tij. Gjatë bisedës me disa nga banorët e shtëpisë ai ka folur për bindjen e tij fetare. “Ndihem shumë i lehtësuar dhe emocionohem shumë kur falem”, ka thënë Romeo. Ai ka shtuar se kjo është hera e parë e tij që ka filluar të falet dhe ka pohuar se këtë do ta vazhdojë edhe jashtë shtëpisë.

Tërmeti dridh Maqedoninë – ja ku ishte epiqendra!

Image
  Një tërmet me epiqendër në afërsi të Shtipit është regjistruar në Maqedoni pasditen e sotme. Sipas informacioneve fillestare të EMCC, magnituda e tërmetit është 2.5 ballë të shkallës Rihter, dhe thellësia 10 kilometra.

Kaderi rikthehet në Big Brother, ky është reagimi i Lumbardhit

Image
  Kaderi është rikthyer për disa orë brenda në shtëpinë më të famshme të momentit. Lumbardhi u surprizua nga hyrja e saj, përqafimet dhe puthjet nuk u ndalën, shkruan Kosovarja. Kaderi gjithashtu u mundua ti tregoj Lumit që çdo gjë është në rregull jashtë shtëpisë. Çifti për momentin po mundohen të shijojnë pa u ndal minutat bashkë. VIDEO

Zbulohet kush është e dashura e Robert Berishës

Image
  Këngëtari i njohur shqiptar, Robert Berisha, feston ditën e sotme (e diel) ditëlindjen. Ai ka mbushur plot 46 vite jetë dhe me këtë rast ka marrë një dedikim të veçantë nga partnerja. Ana Skrel siç shihet është e dashura e re e artistit, e cila e ka uruar përmes një postimi në InstaStory. “Urime ditëlindjen burrit që ma rrëmbeu zemrën”, ka shkruar ajo në Instagram. Deri më tani, prezantuesi nuk ia kishte identitetin partneres së re.

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER