Posts

Showing posts from March, 2024

Florian Marku merr humbjen e parë, boksieri shqiptar mposhtet nga britaniku

Image
  Florian Marku është mposhtur sot përballë boksierit britanik, Chris Kongo. Boksieri shqiptar nuk ia doli që të triumfonte në arenën “O2”, në duelin që zhvillohej për titullin IBO Interkontinental Velter. Marku dominoi gjatë gjithë duelit, duke grushtuar që nga raundi i parë. Ndërsa Kongo luajti ‘pisët’ duke u lidhur te boksieri shqiptar, sa herë që ky i fundit ishte në avantazh. Kjo gjë e ndihmoi Kongon që të fitonte, edhe pse ishte një mënyrë joprofesionale. Ky duel i përfundoi të gjitha raundet (10) dhe u vendos pas mbledhjes së pikëve në fund. Për Florian Markun kjo është humbja e parë, me shqiptarin që mbetet met 13 fitore në boksin profesionist. Marku njeh edhe 1 barazim dhe 1 humbje.

Super spektakël sot, Florian Marku përballet me Chris Kongon

Image
  orian Marku dhe Chris Kongo, do të luftojnë me njëri-tjetrin të dielën (sot) e 31 marsit. Ky meç pritet të jetë tejet interesant, duke marrë parasysh se boksierët patën një konfrontim të ashpër në një konferencë shtypi si dhe matjet zyrtare. Boksieri shqiptar në boksin profesionist ka 13 fitore – prej tyre tetë me “nokaut” – dhe një barazim. Lushnjari meçin e fundit e zhvilloi në shtator të vitit të kaluar ndaj irlandezit, Dylan Moran, të cilin e nokautoi që në raundin e parë. Ndërsa, Chris Kongo ka 14 fitore e dy humbje në boksin profesionist, kurse njihet si një luftëtar mjaft i madh brenda ringut të boksit. Ka gjatësi më të madhe se Florian Marku dhe këtë gjë ka ditur ta shfrytëzojë mirë në meçet e kaluara kur kishte punë me boksier më të shkurtër se ai. Pritet të jetë një numër i madh i tifozëve shqiptarë në përkrahje të ‘The Albanian King’, ashtu siç edhe njihet Florian Marku. Ky meç është planifikuar të zhvillohet rreth orës 21:00.

Doli për iftar me kolegë të punës, burri nuk e lejoi më gruan të hyjë në shtëpi

Image
  Një grua në Pejë ka raportuar tek organet e rendit se pasi kishte dalur me kolegë të punës për të ngrënë iftar, kur ishte kthyer në shtëpi, bashkëshorti i saj nuk e ka lejuar që të hy në shtëpi. Rasti raportohet të ketë ndodhur më 30.03.2024 në 20:50h. I dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregulltë.

Vetura përfundon mbi rrugë, aksident të ‘Abi Qarshia’ në Prizren

Image
  Një aksident tjetër ka ndodhur sot në Prizren, pikërisht të ‘Abi Qarshia’, shkruan Gazeta Sinjali. Siç shihet në pamjet që ka siguruar  Sinjali,  Policia ka dalë në vendin e ngjarjes e po merret me rastin. Derisa nga ajo që shihet nga imazhet, aksidenti ka shkaktuar kolona në rrugë, e nuk raportohet për të lënduar.

E “mbyti” botoxi Shkurte Fejzan, duket krejt ndryshe

Image
  As këngëtarja Shkurte Fejza duket se nuk i ka shpëtuar dotë ndërhyrjeve në fytyrë. E më së miri e dëshmon kjo fotografi e publikuar nga vet Shkurta, shkruan InfoKosova. Ajo po dukej shumë ndryshe nga c’jemi mësuar ta shohim. Megjithatë këngëtarja duket mjaftë e bukur. /InfoKosova/ Shiko foton:

Policia në kërkim të vajzës së zhdukur Ekeleda Çelës

Image
  Nga dita e djeshme rezulton e zhdukur në vajzë 20 vjeçare. Bëhet fjalë për Enkeleda Çela nga Shqipëria, studente me qëndrim të përkohshëm në Shkup. Ministria e Brendshme konfirmon se me datë 30 mars në ora 10:30 në stacionin policor “Petrovec” personi G. T. denoncoi se 20 vjeçarja nga Shqipëria është larguar nga shtëpia e saj ku banonte. Nga policia thonë se janë ndërmarrë masat për gjetjen e personit. Kërkimi aktualisht bëhet brenda vendit. Autoritetet bëjnë thirrje që nëse dikush e sheh vajzën e cila ka flokë të kuqe-kafe, afërsisht 1,6 metra e gjatë, e peshës rreth 55 kilogram, me proteza në dhëmbët e sipërm menjëherë të lajmërojnë policinë. Shoqja e saj, e cila apelon përmes rrjeteve sociale, shkruan se herën e fundit Enkeleda Çela është parë mëngjesin e së shtunës në një pikë të karburantit në lagjen Ilinden të Shkupit. FOTO Ekeleda Çelës

Zhduket 2-vjeçarja, e dyshuara kryesore mamaja, ja pistat

Image
  Prej disa ditësh Serbia është tronditur nga humbja e një 2-vjeçarje në qytetin Bori. E mitura e quajtur Danka ka humbur në rrethana tejet kontradiktoe për autoritetet pasi herën e fundit që është parë ka qenë në shtëpi. Për gjetjen e saj janë ngritur në këmbë të gjitha strukturat shtetërore por deri më tani nuk ka asnjë shenjë. Sipas  mediave serbe  dhe pse ishin ata të parët që dhanë alarmin, dyshimi i parë i autoriteteve është tek prindërit e 2-vjeçares. Ndaj edhe sot, i ati, iu nënshtrua një testi poligrafik, të cilin e kaloi me sukses, por e ëma po ngjall dyshime. Nëna e saj Ivana po i kalon ditët në stacionin policor, ku në katër raste është marrë në pyetje për orë të tëra për të kujtuar të gjitha detajet e rëndësishme që kanë të bëjnë me zhdukjen e vajzës së saj. Për hetuesit është i çuditshëm fakti se ditën kur e mitura është zhdukur, ajo e ka nxjerrë shëtitje bashkë me djalin më të madh, edhe pse binte një shi i madh. Gjithashtu e ëma, ka fshirë mesazhe të shumt...

Syla: Kurti e mbron Kosovën nga plazhi i Greqisë, si gërrnaçat në “Facebook”

Image
  Gazetari Valon Syla ka shkruar sërish për kryeministrin Albin Kurti. Në shkrimin e tij të fundit Syla ka thënë që Kurti ka shkuar në Greqi. Teksa e përmend paralajmërimin e fundit për rrezik të një sulmi nga Serbia, Syla ka thënë që “qysh e mbron Kosovën nga plazhi i Greqisë si gërrnaçat me komente patriotike në facebook”. “A paska shku Albini në Greqi a? Po de koha mirë. Knej thotë luftë po don mu kallë, anej ja therrë në plazh. Qysh e mbron Kosovën nga plazhi i Greqisë si gërrnaçat me komente patriotike në facebook. Valla ka me ju pëlcitë në dorë krejt këto rrena”, ka shkruar Syla.

“Mos bini pre e provokimeve”, si reagoi Egla pas përjashtimit të saj, porosia që u la banorëve: Nuk jam pishman për asgjë

Image
  Aktorja Egla Ceno është përjashtuar nga Big Brother VIP 3 këtë të diel, pas debatit të ashpër që pati pas prime-t me Meritonin dhe Ilnisën. Vëllai i Madh u detyrua të merrte një vendim, pasi Egla i hodhi gotën me verë në kokë Meritonit. Largimi i saj u prit me çudi nga banorët të cilët e përqafuan, ndërsa aktorja u la porosi që të mos bien pre e provokimeve. “Me vjen keq, është okay, ishte kënaqësi, u kënaqëm, nuk është një gjest që duhet ta bëni, mos bini pre e provokimeve, unë bëra qejfin tim u kënaqa nuk jam pishman për asgjë, gjërat që kam bërë gabim kam kërkuar ndjesë, do të takohemi jashtë, mos bini pre e provokimeve sepse do të bëhen më të forta” , tha Egla. Kujtojmë se Egla është një prej personazhet më të spikatur këtë edicion të Big Brother VIP 3 për lojën e saj agresive dhe pa doreza.

I hodhi alkool në sy Meritonit, ja momenti që solli përjashtimin e Eglës (VIDEO)

Image
  Egla Ceno u përjashtua përfundimisht nga loja e Big Brother Vip pas incidentit të rënëdë të ndodhur mbrëmjen e djeshme me Meritonin. Gjatë darkës që po konsumonin në oborr, nje debat mes Eglës dhe Meritonit ka degraduar, aq sa kjo e fundit i ka hedhur një gotë më verë në kokë Meriton Mjekiqit, pasi sipas aktores ai konsumon shumë alkool. Meritoni i është drejtuar aktores duke i thënë se “J e një femër psikopate dhe e çmendur”.  Në debat është përfshirë edhe partnerja e Meritonit, Ilnisa e cila është përplasur ashpër me Eglën, duke i thënë asaj “ pise femër, fundërrinë ” dhe paralajmëroi Eglën se me këtë sjellje do e kapin për leckash jashtë. Por Egla iu kundërpërgjigj Ilnisës duke e kërcenuar: “ Do dhe ti ndonjë gotë kokës?” Shiko videon ketu

Zarf i zi: Kjo banore përjashtohet nga Big Brother Vip Albania

Image
  Pas debateve mbrëmë pas prime me Ilnisën dhe Meritonin, produksioni ka vendosur ta përjashtojë nga loja aktoren Egla Ceno . Ka qenë aktori Juli ai i cili ka lexuar zarfin e zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Aktorja tha se çdo gjë është në rregull, por i bëri thirrje banorëve që të mos bien pre e provokimeve. Është okej. Jam okej, ishte kënaqësi. Unë u kënaqa. Mos bini pre e provokimeve, mbajeni veten deri në fund. Unë bëra qefin tim, sjam pishman për asgjë. Gjërat që kam bërë gabim kam kërkuar ndjesë dhe i rri ndjesës që kam kërkuar. Unë jam Egla, do të takohemi jasht, e ndjej që më shihni, e ndjej që më doni. Mos bini pre e provokimeve se ndoshta do të bëhen edhe më të forta”, tha Egla me të marrë lajmin.

Sela: Nuk jemi bërë bashkë kundër askujt, por për gjeneratat e ardhshme

Image
  Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela gjatë fjalimit tij të mbajtur theksoi që nuk janë bërë bashkë kundër askujt por për gjeneratat e ardhëshme. Të bashkuar,të betuar në ardhmëri dhe perspektivën e gjeneratave të reja na priftë e mbara vazhdojmë me Frontin Europian. Fitore! Këto ishin disa nga fjalët përmbyllëse te fjalimit të kryetarit të ASH-së.

Mbushet plot salla, Grubi: Mijëra njerëz po presin jashtë

Image
  Arta Grubi ka deklaruar se pesëmijë njerëz presin jashtë salle. Salla është e stërmbushur nga njerzit që kanë shkuar që ta shikojnë nga afër këtë ngjarje historike, këtë koalicion historik që do të vuloset sot nga dy partitë shqiptare BDI-së dhe ASH-së. VIDEO

Degradon debati mes Meritonit dhe Julit

Image
  Meritonin javën që kaloj publiku e zgjodhi si lider në shtëpi, shkruan Kosovarja. Ky epitet nuk u respektua nga Juli, e ky veprim bëri dyshen të nisin debatin që degadroj deri në prekje fizike. Juli është prekur nga fjala “pensionist”, që Meritoni u shpreh se nuk ia tha në kontekstin e keq. VIDEO

Ka rënie të numrit të deleve dhe gjedheve, rritjet numri i derrave, dhive dhe shpendëve në RMV

Image
  Në vitin 2023, numri i përgjithshëm i gjedheve është ulur me 9,7%, ndërsa numri i deleve ka shënuar gjithashtu rënie prej 9,2%. Rritje ka tek numri i derrave me 5.9%, i dhive me 6.7 dhe i shpendëve me 11.8%. Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, rënie e numrit të gjedhit është vërejtur te njësitë bujqësore individuale, ndërsa rritje është vërejtur tek subjektet afariste (ndërmarrjet bujqësore dhe kooperativat bujqësore). Një rritje e numrit të derrave është vërejtur në të dy sektorët.

Aksident në Rrugën e Kombit, plagoset familja me 5 anëtarë nga Kosova, mes tyre dy fëmijë

Image
  Pesë persona janë lënduar mes të cilëve dhe dy fëmijë, pas përplasjes së dy automjeteve në Rrugën e Kombit. Aksidenti ndodhi rreth orës 13:00 të së shtunës në afërsi të Milotit, ku u përplasen me njëra-tjetrën një automjet tip Golf 6 dhe një foristradë Tip Benz. Nga aksidenti mbeten të plagosur drejtuesi dhe pasagjeri ne Golf pjesëtarë të së njëjtës familje nga Kosova. Ata u dërguan me urgjence për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tirane, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave, ndërsa drejtuesi i ‘Fouristradës’, i cili udhëtonte i vetëm mori lëndime të lehta. VIDEO Nga aksidenti u bllokua për disa minuta rruga e kombit, ndërsa nga të dhënat paraprake të policisë bëhet me dije se shkak për përplasjen e forte është bërë parakalimi i gabuar i golfit, drejtuesi i se cilit humbi kontrollin e mjetit. /Shqiptarja.com

Pas mesnatës ndërrohet ora, BIK del me një njoftim

Image
  Bashkësia Islame e Kosovës ka dalë me një njoftim për qytetarët, meqë sonte pas mesnatës do të ndryshohet ora për 60 minuta. Rrjedhimisht, do të ndryshohen edhe orari i syfyrit, iftarit dhe faljes së namazeve. Në faqen zyrtare, BIK ka publikuar kohët e namazit për ditën e nesërme. “Për kohët e syfyrit, iftarit dhe namazit ju lutem informohuni nga takvimi zyrtar i Bashkësisë Islame të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Momenti më i vështirë në Big Brother dhe kthimi në Top Channel, Arbana rrëfen prapaskenat e BB

Image
  Ish-moderatorja e Big Brother Albania, Arbana Osmani ka bërë paraqitjen e saj të parë publike prej kur Ledion Liço ia zuri vendin në moderimin e formatit të njohur. Ajo ka rrëfyer shumë detaje nga jeta e saj personale dhe profesionale. E pyetur nëse do të kthehet edhe një herë në Top Channel, ajo është përgjigjur:  Vetëm sepse ne jemi personazhe publik nuk na detyron që të japim përgjigje për zgjedhjet tona profesionale, ose personale. Një drejtor banke nuk pyetet: Po ti çfarë do bësh? Do shkosh tek kjo banka apo do rrish tek kjo banka? Nuk e ndjej të nevojshme të jap përgjigje për të gjitha narrativat apo për të gjitha teoritë konspirative që shkruhen nga mëngjesi deri në darkë. Mira Kazhani: Po ti e le në kulmin e vet. Në kulmin e suksesit tënd, të Big Brother si reality show. Nuk dukej e parashikuar. Dukej sikur gjithçka ndodhi në ato muajt e fundit. Arbana Osmani: Vazhdimisht kur e di se gjërat mes meje dhe njerëzve të mi të afërt, për tematika të caktuara, janë krejt të...

Nusja e Shpëtim Deskut ka dalë në iftar me shoqe, por vëmendjen mori stili i saj i flokëve

Image
  Arta Desku u bë e njohur në publik si gruaja e moderatorit shumë të njohur, Shpëtim Deskut. Me paraqitjet e saj plot stil arriti të bëhet tejet e përfolur dhe përherë në vëmendje të medieve rozë, shkruan ORAinfo. Artën e gjejmë tejet aktive edhe në rrjete sociale e sidomos në Instagram ku posedon shumë ndjekës. Në fotografinë e fundit ajo ka treguar se ka dalë në iftar me shoqet e saj dhe është stili i saj i bukur i flokëve që mori vëmendjen në këtë pamje

“Do ta shkatërroj” – Deklarata e fortë e ish-partneres së Meritonit, gazetari rrëfen bisedën me Ergestën dhe si qëndron e vërteta

Image
  Gazetari Gerald Qerimi ka komentuar lojën e banorëve të Big Brother, dhe ngjarjet që kanë tërhequr vëmendjen e publikut. Ai u ndal te deklarata e bëra nga ish-partnerja e Meritonin, pasi ky i fundit tregoi historinë për të birin që kishte shumë vite pa e takuar. “Ish-partnerja e tij nuk ka bërë asnjë deklaratë publike në rrjetet sociale. Janë rrjetet sociale që janë hapur në emër të saj duke përdorur emrin e saj. Kohët e fundit ajo ka hedhur vetëm një story ku shkruante se ‘e vërteta do dalë’, por jo ato deklarata që qarkullojnë sot, çarçafët e gjata,që ‘do ta shkatërroj Meritonin’, ato janë të pavërteta. Unë kam pasur komunikim me të për ta ftuar në emision, por nuk ka pranuar dhe nuk ka dashur që të përfshihet, pasi është edhe djali në mes”, u shpreh në emisionin “Breaking” me Xhoi Malësia.

“Nuk quhesh k*rvë me 4 lidhje”- Bardhi reagon për postimet ‘bombë’ të Sarës

Image
  Me daljen nga shtëpia e “Big Brother Vip”, Sara Gjordeni vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe çdo postim i saj interpretohet si mesazh, ndaj ndjekësve, banorëve në shtëpi, apo ish-banorëve. Në një postim të bërë gjatë ditës së djeshme, ish-banorja ka degraduar në fjalor ndaj mediave që kanë shkruar për të dhe siç shprehet ajo kanë deformuar deklaratat e saj. Ajo reagoi e revoltuar edhe për faktin që atë dhe Bardhin e krahasojnë vazhdimisht me Luizin dhe Kiarën, me qëllim që të marrë vëmendje, gjë që sipas saj nuk është e vërtetë. Mirëpo pas gjithë zhurmës që bëri në media me postimin e saj, Bardhi sot në një reagim në “Instatsory” pretendon se Instagrami i Sarës është në menaxhim të dikutj tjetër. Ai gjithashtu ka bërë thirrje që deri në një njoftim të dytë nga Instagrami i tij, asnjë postim nga llogaria e Sarës mos të merret parasysh nga ndjekësit e saj apo mediat.

Jetmir Agaj flet njëherë e përgjithmonë për situatën me Bardhin dhe Sarën

Image
  Menaxheri i njohur Jetmir Agaj , së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin e pasdites në T7, “Canapé”, ku ka folur shumë çka nga jeta private dhe profesionale. Ndër të tjera foli edhe këngëtarin Bardhi dhe të dashuren e tij Saren, që romanca e tyre filloi në “Big Brother VIP Albania”. Se çfarë tha për ta dhe si janë raportet sot, e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme.

“Ilir Hasani pritet me entuziazëm të madh në Kumanovë”(FOTO)

Image
  Mjeku i njohur nga Kumanova, Ilir Hasani, do të jetë kandidatë i BDI-së në zgjedhjet parlamentare në zonën 1. Lajmin e ka bërë të ditur miku i tij i ngusht, profesori Amir Imeri, shkruan Open-TV.                                                   “Urime kandidaturën shoku im! Është nderë dhe privilegj për të gjithë shqiptarët të Ju kemi përfaqësues në kuvendin e  Maqedonisë së Veriut. Na priftë e mbara dhe dalshim faqebardh Ilir Hasani”, ka shkruar prof. Imeri. Ata sonte janë mbledhur në një takim kafe me miq dhe simpatizant të BDI-së. “Ilir Hasani pritet me entuziazëm të madh në Kumanovë”, ka deklaruar në postimin e tij të ri në Facebook.

Heidi dhe Romeo martohen në Big Brother, çifti i thanë “po” njëri-tjetrit

Image
  Në Big Brother Vip 3 është organizuar një tjetër dasmë tradicionale mbrëmjen e sotme. Banorët zgjodhën që çifti që do të martohej ishte Romeo dhe Hiedi. Dyshja i thanë “po” njëri – tjetrit, teksa shkëmbyen unazat dhe puthjen në buzë. Të ftuar special në ceremoni është ish-banori Ervin Gonxhi me bandën e tij dhe po ashtu surpriza e cila emocionoi më së shumti dhëndrin, ishte hyrja e mikut të tij Elgit Doda. Doda këndoi një këngë dedikuar posaçërisht për Romeon. VIDEO

Prishtina nuk gjenë qetësi: Sërish të shtëna me armë zjarri

Image
 Incidentet në kryeqytet nuk po kanë të ndalur. Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar edhe sot në rrugën “Shpëtim Robaj”, raporton Gazeta Sinjali. Siç mëson Sinjali, një njësi policore ka intervenuar në vendin e ngjarjes dhe ka arritur t’i ndalojë të dyshuarit. Në bazë të informacioneve të para, bëhet fjalë për dy të mitur, të cilët dyshohen se kanë gjuajtur me armë për motive akoma të panjohura. Të dyshuarit kanë tentuar të ikin, po Policia ka arritur t’i ndalohë dhe të sekuestrojë armën që dyshohet të jetë përdorur. Sipas të njëjtave burime, si prova materiale janë sekuestruar edhe rreth 20 gëzhoja. Do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Aksion policor në Maqedoni, shtatë klube nën hetim për trukim të ndeshjeve!?, deklarohet FFM-ja

Image
  Shtatë klube maqedonase të futbollit nën hetim për rregullimin e rezultateve Pesë klube nga liga e parë e futbollit maqedonas dhe dy nga liga e dytë janë nën hetim për trukim ndeshjesh. Policia ka hyrë sot në Federatën e Futbollit, ku kontrollohen dhe mblidhen dokumentet informacion rreth klubeve, ndeshjeve dhe zyrtarëve të dyshuar për trukim ndeshjesh. Ministria e Punëve të Brendshme konfirmon se po veprojnë sipas udhëzimeve të prokurorit publik. Nga FFM-ja kanë bërë të ditur se bashkëpunojnë plotësisht me autoritetet. “Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka kërkuar informacion nga Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) që para së gjithash ka të bëjë me aktet që rregullojnë garën, procesverbalet e ndeshjeve zyrtare në kuadër të garave të organizuara nga FFM, pastaj kalendarin. të kampionateve të garave vendase etj. Në kuadër të kompetencave të saj, të cilat para së gjithash kanë të bëjnë me mbrojtjen e integritetit të garës, FFM-ja bashkëpunon plotësisht me Ministrinë e Punë...

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER