Këto janë shenjat më të hershme të autizmit
Çrregullimet e spektrit të autizmit janë ndër problemet më të shpeshta të neurozhvillimit, të cilat pjesa më e madhe e prindërve i frikësohen. Por, cilat janë disa nga shenjat më të hershme për të cilat prindi duhet të shqetësohet dhe të kontaktojë mjekun specialist? – Vonesa gjuhësore; – Mospërgjigje ndaj emrit të tij; – Humbje e aftësive gjuhësore dhe sociale; – Kontakt me sy i dobët; – Mungesa e buzëqeshjes apo përgjigjes sociale; – Aftësi e dëmtuar për të bërë shoqëri; – Aftësi e dëmtuar për të filluar apo realizuar një bisedë me bashkëmoshatarët; – Mungesë e lojës imagjinare dhe sociale; – Përsëritja e fjalëve apo përdorim i pazakontë i gjuhës së folur; – Interesa strikte të pazakonta; – Preokupim me objekte apo sende të çuditshme; – Mungesë fleksibiliteti ndaj ndryshimeve të rutinës; – Mbireagim apo nënreagim ndaj stimujve të ndryshëm; – Lëvizje të përsëritura të paqëllimta. Shenjat ndryshojnë nga njëri person te tjetri në varësi dhe të ashpërsisë së simptomave. Diagnostiki...