Pesë arsye të papritura pse ju mungon vitamina D edhe verës
V itamina D njihet si "vitamina e diellit" sepse trupi e prodhon atë kur ekspozohet në diell. Por shumë njerëz kanë mungesë të këtij lëndë ushqyese të rëndësishme edhe në mes të verës. Rreth 60 përqind e popullsisë së botës nuk merr mjaftueshëm vitaminë D, thotë Dr. Michael Holick, profesor i mjekësisë në Shkollën e Mjekësisë Chobanian dhe Avedisian në Boston. Mungesa e saj mund të kalojë pa simptoma, megjithëse disa ndiejnë dobësi muskulore, dhimbje kockash ose ndryshime humori. "Në fakt nuk është vetëm një vitaminë, por një hormon që i mban kockat të forta dhe të shëndetshme, dhe gjithashtu luan një rol në funksionin e muskujve", tha për HuffPost Dr. Kendall F. Moseley, drejtor mjekësor i Qendrës Johns Hopkins për Sëmundjet Metabolike të Kockave dhe Osteoporozën. Hulumtimi merret gjithashtu me rolin e vitaminës D në parandalimin e kancerit, forcimin e imunitetit, luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare dhe demencës. Mjekët shpjegojnë arsyet e papritura të munge...