Posts

Showing posts from January, 2026

Neurologët kanë zbuluar si ta shëroni dhimbjen e kokës pa ilaçe!

Image
  Sipas mjekëve, shumë faktorë mund të shkaktojnë dhimbje koke – ndryshimet e motit, stresi, hipertensioni, përkeqësimi i sëmundjeve kronike etj. Ndonjëherë dhimbjet e forta sinjalizojnë praninë e një sëmundjeje të rëndë që kërkon një vizitë urgjente te mjeku. Por nëse sfondi i dhimbjes së kokës nuk është një sëmundje e rëndë kronike, atëherë dhimbjen mund ta largoni shumë lehtë dhe neurologët amerikanë kanë zbuluar se çfarë bëjnë ata… Së fundmi, neurologët amerikanë dhanë një sërë rekomandimesh për lehtësimin e dhimbjeve të kokës. Kjo listë përfshin metodat më efektive, të cilat ata i përdorin rregullisht në punë dhe në shtëpi. Këtu janë pesë më efektivet: 1. Mundohuni të gjeni një vend të qetë dhe të qëndroni ulur atje për të paktën gjysmë ore. Metoda është veçanërisht efektive nëse dhoma është e errët. 2. Pini ujë të ftohtë në gllënjka të vogla. Sipas fjalëve të profesoreshës së asociuar të Institutit të Neurologjisë (West Virginia, SHBA), Kristina Lopez, shfaqja e një dhimbje k...

Si të shpëtoni nga puçrrat e fytyrës pasi jeni depiluar

Image
  Përveç dhimbjes së tmerrshme, pas depilimit duhet të durojmë dhe gjënë e dytë më të tmerrshme: puçrrat. Ato dalin në faqe, rreth buzëve pas heqjes së mustaqeve, etj. Pra, në vend që t’i gëzoheni rezultatit, ditën tjetër ju duhet të luftoni me këto monstra të vegjël. Gjithsesi, ka disa hapa fare të thjeshtë, për të parandaluar formimin e puçrrave pas depilimit, si me dyllë, ashtu edhe me pe. Përpara depilimit: 1. Lajeni fytyrën dhe eksfoliojeni atë butësisht kryesisht në zonat ku do të depiloheni, për të eleminuar bakteret dhe papastërititë. Nëse ato do të lihen aty, do të shtyhen drejt lëkurës duke bllokuar poret. 2. Aplikoni pak pudër bebesh në zonën ku do të depiloheni. Pudra do të bëjë që dylli të fiksohet më mirë pasi thith yndyrën dhe pakëson kontaktin irritues me lëkurën. Pas depilimit: 1. Mos e prekni fytyrën! Ndjesia e një fytyre të lëmuar është shumë e bukur, por nuk ia vlen kur mendon se mund të mbushesh me puçrra. 2. Estetiste të ndryshme, sugjerojnë që pas depilimit t...

Ushqimi që ndihmon në parandalimin e osteoporozës

Image
  Ne të gjithë mund të kemi disa nocione të paramenduara kur bëhet fjalë për kumbullat e thata. Nuk është sekret se ato kanë një reputacion si ushqim me vlera ushqyese, kjo falë përmbajtjes mbresëlënëse të fibrave. Megjithatë, një hulumtim i ri ka zbuluar se këto fruta të thata mund të ofrojnë më shumë sesa përfitime shëndetësore të sistemit të tretjes. Thuhet se kumbullat e thata mund të luajnë rol kyç në shëndetin e kockave për gratë pas menopauzës. Osteoporoza është një sëmundje që karakterizohet nga reduktimi i ndjeshëm i densitetit mineral të kockave. Si rezultat, kockat janë më të dobëta dhe më të prirura për fraktura. Estrogjeni është një hormon që mbron kockat dhe zvogëlohet ndjeshëm në menopauzë, kështu që gratë pas menopauzës janë në një rrezik më të lartë të preken nga osteoporoza. Për fat të mirë, faktorët e modifikueshëm si zgjedhjet e ushqimit po bëhen gjithnjë e më të popullarizuar për reduktimin e rrezikut të osteoporozës, veçanërisht me anë të një diete mesdhetare....

Vlerat ushqyese që i marrim nga portokallet dhe mandarinat

Image
  Përveç higjienës që ndihmon në parandalimin e shpërndarjes së virueseve, njeriu mund të mbrohet edhe nëpërmjet ushqyerjes. Kjo e fundit duhet të jetë e ekulibruar dhe të garantojë sasi të mëdha vitaminash, mineralesh e antioksidantësh. Agrumet janë aleatët më të mirë të shëndetit të njeriut. Ato janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C. Trupi nuk e prodhon dot këtë vitaminë e cila ka aftësinë të shkurtojë simptomat e viruesve, gripit dhe të ftohurës. Ndër agrumet më të shëndetshme për njeriun janë padyshim limonët, portokallet dhe mandarinat. Cilat janë agrumet më të mira për shëndetin? Në arritjen e një konkluzioni mbi këtë pyetje, duhet t’i hidhni një sy profilit ushqimor të të dy frutave. Një racion 100 gramësh me mandarina ofron: 53 kalori, 13.3 gramë karbohidrate, 1.8 gramë fibër, 0.8 gramë proteinë, 0.3 gramë yndyra, 14% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës A, 44% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C, 4 për qind të dozës së rekomanduar ditore të folatit 5 pë...

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

Image
  Shumë njerëz shpesh numërojnë rrahjet e tyre të zemrës, mirëpo në këtë epokë moderne, ka edhe aplikacione celulare që matin rrahjet e zemrës me anë të gjurmës së gishtit Megjithatë, jo të gjithë e dinë se cila është vlera normale, sepse rrahjet normale të zemrës ndryshojnë nga personi në person, ndërsa diapazoni normal për të rriturit është 60 deri në 100 rrahje në minutë, transmeton Telegrafi. Le t’ia nisim nga fillimi. Ritmi i zemrës nuk është një vlerë konstante dhe ndryshon nga personi në person për shkak të disa faktorëve të ndryshëm. Disa prej tyre janë: mosha, pirja e duhanit, sëmundjet kardiovaskulare, kolesterina e lartë, diabeti, medikamentet, temperatura, pozicioni i trupit dhe aktivitetet me të cilat merren njerëzit. Dihet se zemra fëmijëve u rrah më shpejt, ndërsa atletëve më ngadalë, krahasuar me mesataren e të rriturve. Për fëmijët që merren me sport, rrahjet normale të zemrës në pushim mund të jenë vetëm 40 deri në 50 rrahje në minutë. Te fëmijët, disa ndryshime n...

Mitet e detoksifikimit: çfarë fshihet në të vërtetë pas “pastrimit” popullor të trupit

Image
  Pas festave ose periudhave të të ngrënit të relaksuar, ideja e një "detoksifikimi" të shpejtë tingëllon tërheqëse, por shkenca është e qartë: trupi tashmë ka sistemin e vet të pastrimit efikas dhe dietat popullore të detoksifikimit shpesh bazohen në keqkuptime. Pas periudhave të të ngrënit shumë, alkoolit dhe ritmit të çrregullt, shumë njerëz i drejtohen të ashtuquajturave programe detoksifikimi: lëngje, çajra ose dieta kufizuese që premtojnë të “pastrojnë” trupin nga toksinat. Tregu është i mbushur me produkte të tilla dhe mesazhi është i thjeshtë: trupi është “i ndotur” dhe ka nevojë për një rinisje të shpejtë. Megjithatë, mjekësia ofron një pamje tjetër. Ideja themelore pas dietave detoksifikuese është se duke konsumuar ose shmangur ushqime të caktuara, trupi mund të çlirohet nga toksinat e akumuluara. Problemi është se këto toksina shpesh nuk janë të përcaktuara qartë. Në terma shkencorë, trupi i njeriut tashmë ka një sistem detoksifikimi kompleks dhe shumë efikas, në t...

Si të përdorni sodën e bukës për pastrimin e bajameve dhe fytit të infektuar

Image
  Një nga problemet më të përhapura shëndetësore gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit janë infeksionet e bajameve dhe grykëve. Këto infeksione prekin kryesisht fëmijët por nuk përjashtohen as të rriturit. Infeksionet e bajameve shkaktohen kryesisht nga bakteret nëpërmjet ushqimeve të konsumuara por edhe ajrit të ndotur dhe të ftohurës. Sipas të dhënave, bakteret përgjegjëse për këto infeksione janë kryesisht: stafilokoku, streptokoku, myku dhe virozat. Infeksionet shoqërohen me probleme si: vështirësia në gëlltitje, njolla të bardha në formë rrethore, dhe skuqja e bajameve. Simptomat më të zakonshme të problemeve me bajamet janë; djegia e fytit, humbja e oreksit, fryrje të gjendrave limfatike në anë të qafës dhe fytit, ethe, temperatura dhe dhimbjet e fytit. Ekspertët nuk përjashtojnë as humbjen e dëgjimit, vështirësi në të folur, dhimbje të veshit dhe erë të keqe të gojës. Si Të Përdorni Sodën Për Shërimin E Bajameve Gjyshet dhe nënat tona kanë gjithnjë zgjidhje, që sado të çuditsh...

Supë antibiotike: Ilaç i vërtetë për ditët e ftohta!

Image
  Gjatë ditëve të dimrit këtë supë përgatiteni së paku një herë në javë dhe mos u brengosni për shëndetin. Nevojiten: – 1 hudhër; 1 qepë; – 1 – 2 katrorë për supë, – ujë sipas nevojës; – 1 lugë miell; – 100 ml verë e bardhë; – 200 ml ajkë të thartë, – kripë; – vaj ulliri; – 3 tosta. Përgatitja: Qiteni katrorin e supës në ujë, bëjeni ujë mishi. Priteni qepën imët dhe fërgojeni në vaj ulliri. Shtypeni hudhrën. Fërgojeni me qepën dhe shtoni miellin. Shtoni verën e bardhë, pastaj qiteni ujin e mishit. Zieni 15 – 20 minuta, pastaj me mikser në formë shkopi imtësoni perimet. Shtoni ajkën, pastaj shtoni kripën dhe piperin. Dhe në fund bëni tostin dhe katrorët e bukës qitni në supë. Ju bëftë mirë!

Vetëm me 4 kokrra limon, kura që lufton problemet shëndetësore më të përhapura

Image
  Për këtë recetë nuk ju nevojiten shumë para dhe të mirat për shëndetin janë të shumta. Pothuajse nuk ka asgjë që limoni nuk mund ta përmirësojë dhe të shërojë. Kjo dhuratë e vlefshme nga natyra përmban thartirë limoni, kalcium, magnez, vitaminë C, bioflavonoide, pektinë, limoninë e cila nxit imunitetin dhe lufton kundër infeksioneve. Dhe të mirat për shëndetin janë të shumta: forcon imunitetin, ul kolesterinën e lartë, pastron mëlçinë nga helmet e grumbulluara, pengon krijimin e gurëve në veshka dhe ndikon shumë pozitivisht në lëkurë. Përbërësit: – 4 limonë të paqëruar, – 2 lugë xhenxhefil të grirë në rende (ose rreth 4 cm xhenxhefil të pagrirë), – 4 qepë, – 2 litra ujë Përgatitja është shumë e thjeshtë: Më parë lani mirë limonët (pasi që nuk duhet t’i qëroni), pastaj priteni në copëza. Qëroni hudhrën dhe bashkë e limonin dhe xhenxhefilin qiteni në blender. Kur përbërësit t’i grini mirë në blender, përzierjen qiteni në tenxhere. Qitni ujë dhe lëreni të zihet 15 minuta, duke e për...

A është vërtet sushi i shëndetshëm? Çfarë të porosisni dhe çfarë të shmangni, sipas ekspertëve

Image
  I konsideruar prej kohësh si një zgjedhje e shëndetshme, sushi është shndërruar në një nga ushqimet më të preferuara në Britani. Supermarketet shesin mbi 11 mijë ton sushi në vit, kryesisht për njerëzit që kërkojnë një alternativë të shijshme dhe me pak yndyrë ndaj sanduiçëve të drekës. Ndërkohë, në Mbretërinë e Bashkuar funksionojnë mbi 2,800 bare dhe restorante sushi, që ofrojnë pafund variacione të kombinimit klasik të orizit me peshk të freskët – një bazë e dietës japoneze prej shekujsh. Falë proteinave të pastra nga peshku dhe një game të gjerë mikronutrientësh që vijnë nga algat e detit (nori), vezët e peshkut, wasabi dhe xhenxhefili turshi, sushi shihet si një nga faktorët që kontribuon në jetëgjatësinë e lartë në Japoni, ku një numër rekord njerëzish jetojnë mbi 100 vjet. Megjithatë, jo çdo pjatë sushi ofron të njëjtat përfitime shëndetësore. Ekspertët paralajmërojnë për praninë e toksinave në disa lloje peshqish dhe për përmbajtjen e lartë kalorike të disa versioneve mod...

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER