Posts

Showing posts from March, 2025

Bashkësia Fetare e RMV-së njoftoi orën e faljes së sabahut dhe Fitër Bajramit

Image
  Përmes një urimi të shkurtër, Bshkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar edhe kohën e faljes së namazit të sabahut dhe të Fitër Bajramit, transmeton ILirida News. Besimtarët në Shkup në Maqedoninë e Veriut, ditën e Fitër Bajramit, 30 mars, namazin e sabahut do ta falin në ora 5:47, ndërkaq në ora 7.02 namazin e Fitër Bajramit. Manifestimi do të mbahet si zakonisht, në Xhaminë e “Mustafa Pashës” në Shkup, dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në TVM2.

Duda Balje nuk po e largon mbulesën në ramazan

Image
  Deputetja dhe aktivistja Duda Balje ka publikuar një foto me mbulesë, duke treguar përkushtimin e saj gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Në rrjetet sociale, ajo ka ndarë imazhin e saj me një shami elegante, gjë që ka ngjallur reagime të ndryshme nga ndjekësit, shkruan Kosovarja. Nuk dihet nëse ky është një vendim i përhershëm apo vetëm për këtë periudhë të veçantë, por duket se Balje po e përjeton këtë muaj me devotshmëri të madhe.

BBC: 144 të vdeкkur dhe 732 të plagosur nga tërm^eti në Mianmar

Image
  Rreth 144 persona kanë vde.kur dhe 732 janë plagosur deri më tani në Mianmar, pas tërmetit që goditi qendrën e vendit më herët. Ekipi Birmanez i BBC thotë se këto shifra vijnë nga udhëheqësi ushtarak i Mianmarit, Min Aung Hlaing, i cili thotë se shifrat pritet të rriten. Duke zbërthyer numrat e rinj, udhëheqësi ushtarak thotë se 96 njerëz kanë vdekur në Nai Pyi Taë, 18 në Saigaing dhe 30 në Mandalay. Sa i përket të plagosurve, 132 prej tyre ishin në Nay Pyi Taë dhe 300 ishin në Sagaing, me numra që ende vlerësohen në zona të tjera – thotë figura ushtarake. Në Tajlandë, tre persona kanë vdekur nga shembja e një ndërtese të lartë. Nuk ka pasur asnjë përditësim për këtë shifër që kur u dha sot gjatë ditës. Një tërmet i fuqishëm prej 7.7 ballësh goditi sot Mianmarin. Nga ky tërmet u shkund edhe Tajlanda fqinje

Ky është punëtori që mbeti i vdẹкkur pasi ra nga ndërtesa ku po punonte

Image
  Një punëtor i ndërtimtarisë ka humbur jetën derisa ishte duke punuar në një objekt në lagjen Veternik. Vikt,ima është shtetas rumun, derisa Klani merr vesh që i ndjeri quhej Nita Christian Michail, 50-vjeçar. Dyshohet se vikti,ma ka rënë nga kati i dytë i objektit ku ishte duke punuar. Ndërkaq rastin për Gazetën Infokus, e ka konfirmuar edhe policia. “Rreth orës 11:00 është marrë informata se një person, rreth 50 vjeç, ka rënë nga një lartësi deri sa ka qenë duke punuar në një objekt në lagjen Veternik . Si pasojë  e lëndimeve,  personi, mashkull (shtetas i huaj), ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes”, tha zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti.

Tërmet i fri. kshëm në Tailandë! Ndërtesat e larta rrëzohen brenda sekondave, nuk dihet numri i υi. ktimaνe (VIDEO)

Image
  Një tërmet i fortë me magnitudë 7.7 ballë ka goditur Tajlandën, duke shkaktuar kaos në Bangkok, ku tronditi ndërtesat e larta dhe shkatërroi një bllok apartamentesh. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së dhe qendra e Gjeoshkencave GFZ e Gjermanisë thanë se incidenti e kishte epiqendrën në Mianmarin fqinj. Një tërmet i dytë, me magnitudë 6.4 ballë, tronditi zonën 12 minuta më vonë, me forcën e lëkundjeve që shkundën mbeturinat nga ndërtesat dhe plasaritën rrugët në kryeqytetin e Mianmarit, Naypyitaw. Në Bangkok jetojnë më shumë se 17 milionë njerëzve, shumë prej të cilëve jetojnë në apartamente shumëkatëshe, shkruan Daily Mail. Video tronditëse ka treguar momentin kur punëtorët ia mbathën teksa një ndërtesë në ndërtim e sipër u shemb kur u trondit nga forca e tërmetit. Policia e Bangkok tha se numri i viktimave të mundshme nuk dihet ende, ndërsa mediat lokale kanë raportuar se rreth 43 punëtorë janë zhdukur pas shembjes. https://x.com/vaitor/status/1905533835674354009?ref_src=twsrc%5Etfw%...

Jepet ALARMI?! Paralajmërimi i ushtrisë dhe shërbimit sekret gjerman: Rusia po planifikon një luftë të madhe

Image
  Gazeta gjermane Süddeutsche Zeitung dhe televizionet publike WDR dhe NDR kanë njoftuar sot se ushtria gjermane (Bundeswehr) dhe shërbimi sekret BND i kanë bërë një vlerësim të ri gjendjes së sigurisë në Europë. Ky vlerësim aktualisht po qarkullon në qarqet e sigurisë në Berlin, shkruan Süddeutsche Zeitung. Në raportin e tyre më të ri, analistët skicojnë një tablo të zymtë në lidhje me ambiciet e Moskës. Rusia e sheh veten në një konflikt sistemesh me Perëndimin dhe është e gatshme të realizojë synimet e saj imperialiste me forcë ushtarake – edhe përtej Ukrainës. Edhe pse aktualisht nuk ka shenja të një “konfrontimi të afërt të Rusisë me NATO-n”, thuhet në dokument, Rusia ka të ngjarë të krijojë deri në fund të dekadës të gjitha parakushtet për të zhvilluar një “luftë konvencionale të shkallës së gjerë”. Lufta që ka zgjatur për më shumë se tre vjet në Ukrainë nuk po i dobëson forcat ruse. Pavarësisht sanksioneve, Rusia është në gjendje të përgatitet ushtarakisht në atë mënyrë që s...

(VIDEO) Taravari: Sot kthehen pesë pacientë nga Spanja dhe Greqia

Image
  Sot kthehen 5 pacientë në vend, të cilët mjekoheshin në Spanjë dhe Greqi. 108 paciëntë tjerë, të lënduar nga zjarri në Koçan, vazhdojnë të trajtohen nëpër spitale jashtë vendit, kurse tek ne mjekohen vetëm 23. Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari tha se 4 pacientë janë në gjendje më të vështirë shëndetësore. Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë “ Momentalisht nëpër spitalet e Shkupit të cilët e përjetuan tragjedinë e Koçanit shërohen 23 pacientë, prej të cilëve , 4 janë në Qendrën Klinike, 6 në spitalin e vjetër të Qytetit dhe 9 ‘8 shtatori’, 4 në spitalet private. Pacientët të cilët shërohen jashtë shtetit janë 113. 4 pacientë vazhdojnë të jenë në gjendje kritike. Dje u kthyen 2 pacientë, sot kthehen edhe 5 pacientë tjerë, dmth jashtë shtetit sonte do të mbesin 108 pacientë që shërohen”. Dy pacientët që janë kthyer dje dhe 5 që kthehen sot si dhe të gjithë pacientët që do të kthehen, sipas ministrit Arben Taravarit, minimalisht do të qëndrojnë 24 orë në spital në vendin ton...

Çmenduri në Tiranë! “Hajde merre vajzën se nuk është e vi*gjër”, dhëndri kujtohet pas një muaji martesë

Image
  Daja i një vajze të re të sapomart.uar, dyshohet se kanosi burrin e saj, i cili pas një muaji i martuar u kujtua që natën e parë të martesës ajo nuk ishte e vi*gjër dhe ndaj ajo duhet të kthehej tek prindërit. Ngjarja që është zbardhur nga komisariati numër pesë në Tiranë, u zbulua nga denoncimi i dhëndrit të trembur, i cili u martua në mes të muajit shtator dhe në një nga ditët e asaj që duhet të ishte si muaji i mjaltit, telefonoi vjehrrën duke i thënë: hajde merr vajzën nuk ishte e vi*gjër! Sipas burimeve ekskluzive të gazetës Si, A. T, i moshës 34 vjeç jeton në një fshat në periferi të Tiranës. Ai është nga fshatrat e Shkodrës dhe u martua me shkuesi gjatë muajit shtator, tre muaj pasi të dyja familjet ndërhynë për t’i njohur e për t’i lidhur në martesë. I riu tregon në komisariatin numër pesë “problemet mes meje dhe L. nisën menjëherë pas natës së parë, ne nuk bëmë celebrime. Gjatë kryerjes së marrëdhënieve bashkëshortore konstatova që nuk ishte e virgjër. Një javë pasi kons...

Zyra e Kryeministrit pasi Kurti u mashtrua nga komedianët rusë: Rusia është e fiksuar pas Kosovës

Image
  Qeveria e Kosovës ka dalë më një reagim publik, pas publikimit të një videoje të kryeministrit Kurti, ku shihet duke u mashtruar nga dy komadianë rusë, me pretendimin se po flet me presidentin e Letonisë, raporton Gazeta Sinjali. Kurti ka rënë pre e dy rusëve të njohur si Vovan dhe Lexus, duke menduar se po komunikonte në telefon me presidentin e Letonisë. Ata kanë publikuar një video në njërën nga llogaritë e tyre, ku Kurti dëgjohet duke folur për opozitën në Kosovë, mediat, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e të tjera. Në reagimin e ZKM-së thuhet se ngjarja ka ndodhur dy ditë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, më 11 shkurt, ku sipas tyre për shkak të mesazheve të shumta të urimit që vinin për Kurtin, nuk kanë arritur ta verifikojnë thirrjen. “Ngjarja ka ndodhur më 11 shkurt, pak pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, në një periudhë kur kryeministri Kurti po pranonte mesazhe të shumta urimi dhe thirrje për rezultatin e zgjedhjeve. Për shkak të kohës, jo gjithmonë ishte e mundur të kryheshin ve...

Dy komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe Thaçin, por i kishte zbuluar

Image
  Një bisedë e kryeministrit Kurti me dy komedianë rusë, ka nisur të shkaktojë reagime të mëdha. Kurti ra pre e një shakaje të komedianëve rusë, duke menduar se po flet me kryeministrin e Letonisë. Shakanë e njëjtë kishin pretenduar t’ia bëjnë edhe Hashim Thaçit. Mirëpo, Thaçi në atë kohë, kishte thënë se i kishte zbuluar. “Mashtruesit kanë pretenduar të depërtojnë edhe në zyrën time, mirëpo ka pasur kujdes maksimal prej institucioneve këtu, sepse unë nuk mund të flasë me dikë ma qenë paraprakisht i informuar pa i njohur temat që mund ti flasë dhe pastaj pa u lidhur të dy kabinetet të presidentit të Kosovës me autoritetin që dëshiron të flasë. Ka qenë para shtatë-tetë muajsh kjo përpjekje e tyre për të biseduar me mua si president i Kosovës, falënderoj kabinetin që janë treguar të kujdesshëm dhe e kanë preventuar këtë mundësi të një komunikimit të drejtpërdrejtë të këtyre dy mashtruesve në emër të ish-presidentit Petro Poroshenko”, deklaroi Thaçi. Reagimi i Thaçit kishte ardhur pas...

Valbona reagon pas daljes nga BBVA: Laerti më kërkoi të putheshim

Image
  Banorja që u eliminua dje nga shtëpia e Big Brother Vip Albania, është Valbona Mhilli, derisa një ditë pas daljes, ajo u ftua për një intervistë në “Shqipëria Live”, dhe aty ajo e pranoi se ka pasur ndjenja ndaj Laertit. “Ka qenë Laerti i pari që ka bërë hapat dhe më pas e gjithë gjëja rrodhi dhe u gjendëm përballë njëri-tjetrit. Më pas, vazhdoi si lojë. Por, avancoi, shkoi përtej lojës”, tha moderatorja. Madje, ajo thotë se Laerti i ka kërkuar kësaj edhe të shkëmbenin puthje në një pjesë të shtëpisë, me pretekstin se atë hapësirë nuk e kapin kamerat. “Nuk kam gënjyer në asnjë moment në shtëpinë e ‘Big Brother’. Më ka ftuar që të më puthte në një hapësirë, që besonte se nuk ka kamera. I thashë jo. Unë kam pasur ndjenja të sinqerta për Laertin dhe shumë të pastra. Duke e ditur ai këtë gjë, ka luajtur. Nuk mund të them që kam qenë marrëzisht e dashuruar, ishte një tërheqje, ishte një tërheqje që kishte nisur mes nesh. Prandaj them që zhgënjimi më i madh në BBV për mua ishte Laert V...

“E shihja lajmin në portale dhe nuk mund të besoja” – flet djali i gruas që u wra dje në Vushtrri

Image
  Frika dhe pasiguria kanë pllakosur Vushtrrinë. Rrugët duken më të heshtura se zakonisht, ndërsa banorët flasin me zë të ulët për ngjarjet tronditëse. “Nuk e prisja kështu. E shihja lajmin në portale dhe nuk mund të besoja”, thotë mes lotësh 19-vjeçari Alaudin Haradini. Nëna e tij 42 vjeçe, Nexhmije Haradini, u vra me armë zjarri më 24 mars në fshatin Stanoc të komunës së Vushtrrisë. Autori i dyshuar i krimit, 58 vjeç, vrau më pas veten. Më pak se 24 orë më herët, Vushtrria ishte tronditur nga një tjetër ngjarje e rëndë: vrasja e një 19-vjeçari në qendër të qytetit. Për të dyja rastet, autoritetet thonë se janë duke kryer hetime e duke mbledhur prova, por për Alaudinin dhimbja është e padurueshme. “Ajo ka punuar në furrë buke për të na mbajtur neve”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë. Me babanë dhe dy motrat më të vogla, Alaudini e gjen veten në një realitet të ri e të papritur. “Vrasja e nënës sime duhet të jetë rasti i fundit”, thotë ai, pa dashur të flasë më gjatë. Më pak se 15...

Si do reagoj Driloni? Sara shfaqet provokuese në të brendshme!

Image
Sara, një nga aktoret më të njohura shqiptare, ka heshtur çdo kritikë të mundshme me postimin më të ri në Instagram. Ajo shfaqet në një set fotografik të mahnitshëm, që tregon jo vetëm bukurinë e saj, por edhe një stil të veçantë që i përshtatet perfekt. Në këtë foto, Sara mban veshur një komplet elegant në ngjyrë trupi, duke theksuar linjat e saj të shkëlqyera dhe pamjen e saj ngjyrë zeshkane të flokëve. Është e qartë se Sara ka vendosur ta ndihmojë publikun të shijojë një moment relaksi në natyrë. Ndodhet në një peizazh të jashtëzakonshëm, i rrethuar nga natyra, që e bën këtë foto edhe më të magjishme. Një imazh plot energji, ajo mban në duar një kosherë me fruta që e pasuron pamjen e saj të hijshme. Dhe kjo nuk është e gjitha! Përtej bukurisë fizike, Sara ka një ngrohtësi të jashtëzakonshme që e bënë atë të ndjehet e aksesueshme për ndjekësit e saj. Shprehja e saj e gëzuar dhe e qeshura e saj e natyrshme e bëjnë këtë foto edhe më tërheqëse. Ajo saktësisht e di se si të lidhet me pub...

Sot feston ditëlindjen – kaq vite i mbushi Nora!

Image
  Këngëtarja Nora Istrefi shënon sot ditëlindjen e saj të 39-të. Nora vazhdon të mbetet një nga artistet më ‘sexy’ të industrisë tonë të muzikës, duke mahnitur fansat me stilin dhe sharmin e saj. Gjatë gjithë karrierës, ajo ka arritur sukses të lakmueshëm dhe ka mbetur gjithmonë një prej artisteve më të dashura për publikun. Kënga e fundit mbetet ‘My love’, të cilën e solli bashkë me Tunën. Urime ditëlindjen, Nora edhe nga ne!

Ejup Rustemi dhe 5 të dyshuar të tjerë dyshohen se kanë keqpërdorur 762 mijë euro, MPB jep detaje

Image
  Ministria e Punëve të Brendshme ka dorëzuar kallëzime penale në Prokurorinë Themelore të Shkupit kundër pesë personave fizikë dhe një personi juridik për shkelje të procedurave të prokurimit publik lidhur me zgjedhjen e një kompanie për sigurim fizik në 14 stacione pagesa të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore. Padi penale është ngritur kundër J.B. (54) nga Kërçova, E.R. (56) nga Tetova, E.L. (61) nga Tetova, M.B. (48) nga Shkupi dhe D.Z. (39) nga Tetova, si dhe kundër një subjekti juridik nga Kercova. Një hetim është hapur ndaj drejtorit të atëhershëm të kompanisë nga Kërçova dhe subjekti juridik për veprën penale “shkelje e procedurës së thirrjes publike, dhënia e kontratës për prokurim publik ose partneritet publik-privat” sipas nenit 275-ç të Kodit Penal, ndërsa për katër të tjerët – drejtorin e atëhershëm të ndërmarrjes, një nga nënshkruesit e kontratës dhe dy të autorizuarit për mbikëqyrje të realizimit, po zhvillohet procedurë për shkelje të detyrës zyrtare dhe falsi...

Sot varroset gruaja e wrarë në Stanoc të Vushtrrisë

Image
  Sot në orën 17:00, do të varroset gruaja e vrarë të hënën në fshatin Stanovc të Vushtrris, e cila dyshohet se u privua nga jeta nga ish punëdhënësi i saj. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i këtij fshati. “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi” Ka ndërruar jetë në moshën 42 vjeçare Nexhmie Haradini (gruaja e Avni Haradini) nga fshati Stanoc i Poshtëm. Varrimi bëhet sot (e martë, 25 mars) në orën 17:00 në varrezat e fshatit Stanoc i Poshtme të Vushtrrisë (varrezat ne lagjen e Klinakve). Ngushllime familjarëve dhe të afërmeve”, thuhet në njoftim. Ndryshe, një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje (të hënën) në fshatin Stanovc të Vushtrrisë ku si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri kanë humbur jetën dy persona. Lidhur me rastin Prokuroria Themelore në Mitrovicë tha se dyshohet se një burrë fillimisht e ka privuar nga jeta një grua, dhe pastaj ka bërë vetëvrasje.

Vikti ma po kthehej nga puna, dorasi po e përcillte, të gjitha detajet e reja mbi ngjarjen

Image
  Raportohet se gruaja që u vra në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, Nexhmie Haradini ishte nën përcjelljen e dorasit, Arsim Morinës. Motivet e vrasjes së një nënë te tre fëmijëve janë tejet banale. Familjarët dyshojnë se ajo u vra nga pronari i ish- furrës ku kishte punuar për rreth 5 vite për arsye se kishte “lënë punën”dhe kishte nisur punën e re përball një furrë tjetër aty afër. Në momentin e vrasjes, burimet e Insajderit brenda familjes Haradini, rrëfejnë se 42 vjeçarja ka qenë duke u kthyer në shtëpi nga puna. Familjarët dyshojnë se viktima është përcjell nga dorasi, nga momenti kur e ka lënë punën e re dhe është nisur për shtëpi. Pasi ka përfunduar orarin e punës, Nexhmie Haradini ka hypur në një kombi nga Millosheva për të shkuar në shtëpinë e saj në Stanovc. Ajo ka zbritë nga kombi së bashku me dy kushërira të saja. Më pas, sipas burimit, e ndjera ka përdorur nënkalimin për të kaluar rrugën. Në anën tjetër të nënkalimit i ka dalë në pritë, Arsim Morina.

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER