Posts

Showing posts from July, 2024

“A ma jep…” – Xhuli e bën ‘hor’ Amir Rrahmanin, tregon bisedat se çka i shkroi

Image
  Bukuroshja e njohur, Juliana Nura, ishte së fundmi e ftuar në një intervistë për  “Onima”  të titulluar “ Një pije me Xhulin” , ku ndau detaje të reja dhe të papritura rreth një historie të shumëpërfolur me futbollistin e njohur, Amir Rrahmani . Gjatë intervistës, Juliana foli për akuzat që Amiri kishte bërë ndaj saj, duke pretenduar se ajo kishte dërguar mediave një fotografi të tyre të përbashkët për të krijuar lajm. Për t’i dhënë fund këtyre spekulimeve, Juliana tregoi gazetares mesazhet që kishte marrë nga Amiri, duke u mbështetur në  ‘screenshot ’-et si provë. “Kështu vepron një mashkull kur ti e refuzon dhe nuk ia jep atë që do”,  deklaroi Juliana gjatë intervistës, duke shpjeguar se reagimi i Amirit ishte i nxitur nga refuzimi i saj. “A ma jep…”  – Mesazhi që ajo tregoi gazetares nuk u publikua për shikuesit për shkak të përmbajtjes së papërshtatshme që përmbante. Kjo intervistë ka shkaktuar reagime të ndryshme në rrjetet sociale, duke bërë që shum...

Ekskluzive: Ky është pronari i kompanisë që dyshohet se i ngacmoi sek sualisht punëtoret, ndalohet për 48 orë

Image
  Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve sek suale. Këto raste jo rrallëherë ndodhin në hapësira publike, kafeteri, qendra të ndryshme e madje edhe në vendet e punës. Sinjali raportoi mbrëmë për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur në një biznes në Prishtinë, ku dy punëtore e raportuan shefin. Sinjali ka mësuar se personi që përfundoi në ndalim policor, nën dyshimet për ngacmim seksual është  Besnik Krasniqi (rreth 45-vjeçar). Viktima janë dy vajza, njëra e moshës 26 e tjetra 24 vjeç, të cilat e kanë denoncuar rastin të hënën në mbrëmje. Siç merr vesh Sinjali dy të rejat kanë raportuar se pronari i kompanisë ku punojnë i ka ngacmuar seksualisht derisa kanë qenë në vendin e punës. Pas dhënies së dëshmisë nga ana e dy viktimave, Policia është aktivizuar dhe ka arritur të sigurojë prezencën e personit të dyshuar. I njëjti është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku është përballur me denoncimin kund...

Alba ekspozon gjoksin derisa pozon në jahtin luksoz

Image
  Alba Vukaj është e njohur në publik si ish banore e BBVK. Ajo tashmë e ka provuar veten edhe si moderatore, ku po prezanton një emision showbiz-i në Kosove. Por, nuk ndalen edhe fotot e shumta atraktive nga pushimet e saj. Së fundmi ka marrë vëmedje me fotot që publikoi nga jahti, ndërsa merrë vëmendje me asetet trupore./InfoKosova/ Shiko fotot:

‘Tradhtia është e pajustifikueshme’, Kaderi zbulon arsyen pse u nda nga Lumbardhi

Image
  Kader Kicaj dhe Lumbardh Salihu kanë qenë një nga çiftet më simpatikë dhe të komentuar të showbizit, deri më sot kur ish-banorja njoftoi papritmas se romanca e tyre ka marrë fund. Fillimisht Kicaj ka postuar një Instastory ku zbulon se shkak është bërë tradhëtia nga ana e Lumbardhit, veprim i cili e ka lënduar dhe zhgënjyer shumë. Por siç shprehet, për të ruajtur dinjitetin ajo nuk mund ta falte më dhe vendosi t’i jepte fund kësaj romance të shumëpërfolur. Mirëpo pak pasi e postoi këtë shkrim në Instastory ajo e ka fshirë. Më vonë Kicaj ka postuar një shkrim tjetër ku shprehet se ka luftuar për të mbajtur lidhjen e tyre por nuk ka funksionuar dhe për këtë arsye ka kërkuar të ndahet.

Flaka përfshin edhe banesat në Shëngjin, momenti kur zjarrfikësit bllokohen mes zjarrit

Image
  flakët kanë dalë nga kontrolli duke përfshirë edhe banesat në Shëngjin. Ndërsa bëhet thirrje për evakuim, zjarrfikësit edhe policia ndodhen në terren për të ndihmuar banorët të largohen. Situata u përkeqësua ditën e sotme nga erërat e forta, të cilat përhapën zjarrin afër banesave. Deri më tani raportohet për një banesë, një “beach bar” dhe disa çadra e shezllone të djegura, shkruan TopChannel. Turistët dhe banorët kanë braktisur bregdetin dhe kanë lënë gjithçka pas për t’u shpëtuar flakëve. Ministria e Mbrojtjes tashmë ka dërguar dy avionë dhe një helikopter për shuarjen e zjarrit, pasi situata doli jashtë kontrollit. Policia u ka bërë thirrje banorëve të lagjes së portit që të largohen, pasi rrezikon shpërthimi i cisternave të gazit që ndodhen aty.

Reja e Shyhretes shkon në dasmë, qenka rregulluar si kukull

Image
  Learta Jakupi është nusja më e famshmë në vendin tonë . Ajo është reja e këngëtares së njohur të muzikës popullore, Shyhrete Behluli, shkruan ORAinfo. Learta është shumë aktive në rrjetet sociale, me postime nga më të ndryshmet. Ajo mbrëmë ka qenë në një dasmë. E rregulluar bukur dhe e veshur me një fustan të gjatë dhe shumë elegantë, Learta paska shkëlqyer në pamje. Shyhretës do t’i bëhet zemra mal kur ta sheh sa bukur po dilet reja e saj. 

Xhuli publikon video provokuese nga shtrati, zbulohet kush po e shoqëron

Image
  Modelja e njohur Xhulaina Nura është mjaftë aktive në rrjetet sociale duke publikuar momente të ndryshme nga jeta saj. Ajo pak orë me parë ka ndarë video ku shihet në shtrat teksa e shoqëron edhe qeni saj  ‘Kremi’. Tash e një periudhe të gjatë Xhuli shihet kudo me qenin e saj. Kujtojmë se ajo pak dite me parë ishte me pushime në Shqipëri ku nuk munguan imazhet nga atje./Kosovarja/ Shiko videon:

MEPSO ME UDHËHEQËSI TË RE. DOC. DR. BURIM LATIFI EMËROHET DREJTOR

Image
  Qeveria ka emëruar drejtor të ri në institucione të rëndësishme. SHA MEPSO do të udhëhiqet nga drejtori i ri Doc. Dr. Burim Latifi. Burim Latifi është kuadër i Lëvizjes Demokratike dhe në pozitën e drejtorit të MEPSO-s vjen nga Universiteti “Nënë Tereza”, si ligjërues në Fakultetin Ekonomik. Përndryshe, Latifi njihet si kuadër i përgatitur me përvojë akademike dhe institucionale, i cili së fundmi doktoroi në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Koci: Strishoja e gojës së nënës është dhënë, s’ka arsye për të mos u liruar trupi i Faton Hajrizit

Image
  Avokati Arianit Koci ka thënë se nëna e Faton Hajrizit tashmë ka dhënë edhe strishon e gojës. Pas këtij veprimi avokati ka thënë se nuk ka më arsye për të mos u liruar trupi i Faton Hajrizit. “Strishoja e gojës e nanës së Faton Hajrizit është dhënë. Çdo gjë ka shkuar sipas planit tim. Zonja është me mua, rrugës për në Skenderaj. Tanimë nuk ka asnjë arsye të mos lirohet trupi, posa të kryhet analiza e strishos”, shkruan Koci në njoftim.

Gjyste Vulaj e ‘kallë’ atmosferën në dasmë, nuk mungojnë bakshishet

Image
  Gjyste Vulaj gjatë sezonit të verës është e angazhuar me ahengje të shumta familjare. Ajo pak ditë me parë ishte prezente tek një dasem ku e ndezi atmosferën me përformancën e saj. Andaj nuk kanë munguar as bakshishet e shumta nga dasmorët për këngëtaren, përcjell kosovarja. Për me shumë ndiqeni në video.

Detaje nga laboratori ku u identifikuan shenjat e gishtërinjve të Faton Hajrizit

Image
  Një javë më parë, shteti serb ka dërguar gjurmët e gishtërinjve të një personi të raportuar si të vrarë në Serbi, të cilat pas krahasimit në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë (AKF), kanë rezultuar se janë të njëjta më të arratisurin nga burgu i Smrekonicës, Faton Hajrizi. Janë gjurmët e fundit që u mblodhën në vendin e ngjarjes. Në këtë formë, në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, të hënën erdhi edhe një kërkesë. Ekspertëve të daktiloskopisë, iu kërkua që ta identifikojnë personin të cilit i takojnë këto gjurmë. E këtë punë, ka mbi dy dekada që e kryen specialisti i lartë për daktiloskopi, Flurim Sahitaj. Ai ka treguar se cilët janë hapat që ndiqen deri tek identifikimi i një personi përmes këtyre dëshmive fizike. “Së pari bëhet vlerësimi i gjurmës së vijave papilare, pastaj vlerësohet nëse është e përshtatshme gjurma e vijave papilare për t’u skanuar ose si i themi ne për tu insetuar në sistemin kompjuterik. Pastaj sistemi i jep kandidatët e mundshëm potencial, por në këtë rast ...

E DHIMBSHME: Humb jetën pas një aksidenti në Itali i riu nga Malisheva

Image
  Familja Zogaj nga Malisehva ka marrë një lajm të kobshëm ditën e sotme, pasi djali i tyre Albioni ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. I ndjeri jetonte në Itali, atje ku edhe është aksidentuar për vdekje. Lajmin e kanë ndarë familjarët e viktimës, teksa për ceremoninë e varrimit kanë thënë se do të njoftojnë me kohë.

Krasniqi përmend shtatë UDB-ashë shqiptarë: S’kishte kuptim më jeta nga torturat e tyre

Image
  Nimon Krasniqi, ish i burgosuri politik, përmend shtatë pjesëtarë shqiptarë të UDB-as jugosllave që e torturuan për më shumë se gjashtë muaj. Krasniqi, thotë se Mehmet Haski, Mehmet Loci, Xhelajdin Beqiri, Ismajl Nallbani, Qazim Mazrekaj, Dem Muja dhe Jakup Lonçari, janë UDB-ashët të cilët e kanë torturuar për më shumë se 6 muaj të tërë. Krasniqi përmend këta persona si përgjegjës për torturat brutale ndaj tij dhe shumë të rinjve të tjerë shqiptarë. “Këta janë ata famkëqinjtë që shpirtin ua kanë nxjerrë rinisë shqiptarë nëpër burgje. Shpirtin ua kanë nxjerrë. I kam përjetuar jo vetëm grushtin e tyre, por edhe nënçmimet njerëzore. Se edhe na akne pru deri të vetëvrasja. Gjithmonë e kemi shikuar dritaren, qysh me u gjuajt prej katit të tretë, me u largu prej duarve të tyre. Na kanë fyer shumë. Gjuhë denigruese, barbare… se sa torturat për ty nuk ish e rëndësishme më…”. “Kur vjen një natë Dem Muja, se këta zakonisht torturat i bënin natën. Siç na ka marrë mendja neve edhe për shkak ...

Fatkeqësi në Maqedoni, një person humb jetën nga zjarret

Image
  Një person më i moshuar e ka humbur jetën në fshatin Kokoshinje në Kumanovë, me siguri i mbytur nga tymi, në zjarrin që e kaploi sot këtë fshat, informoi pasdite drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov. Ai shtoi se bashkëshortja e viktimës u evakua në mënyrë të sigurtë. Në videodeklaratë, Angelov informoi se gjatë ditës së sotme ka pasur mbi 30 zjarre në ambient të hapur. “Krahas këtyre zjarreve, të cilat shpërthyen dje dhe vazhduan edhe gjatë ditës së sotme, rreth mesditës janë paraqitur më shumë se 15 zjarre në ambient të hapur, të cilat për shkak të shpejtësisë së madhe filluan të përhapen dhe kanë kapluar më shumë fshatra, të cilat janë pothuaj të braktisur, me pak banorë ose pa banorë. Megjithatë, 15 fshatra janë kapluar nga zjarret në ambient të hapur”, tha Angellov. Ai informoi se në territorin e Komunës së Kumanovës janë përfshirë tre fshatra nga zjarret – Kshanje, Kokohsinje dhe Murgash, ku kryesisht ka vila. Në këto fshatra janë djegur nga disa shtëpi...

Grimerja e shndërron në ‘kukull’ Violeta Kukajnë, po duket si 20 vjeçare

Image
  Këngëtarja e njohur kosovare, Violetë Kukaj është ndër këngëtaret më me zë në vend . Ajo tashmë është shumë aktive edhe me projekte të reja muzikore, përcjell ORAinfo. Violeta është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, me postime të ndryshme. Në fotografitë e fundit, ajo shihet se sapo nga dalë nga salloni i ondulimit dhe po duket tejet bukur. Grimerja e paska shndërruar në pamje Violeta Kukajnë.

Krismat nëpër dasma/ Vazhdon ”avazi” i vjetër – tre të lënduar në Baçishtë të Kërçovës

Image
  Në orën 03.00 të mëngjesit të sotëm, policë të Njësisë Policore në Zajas të Kërçovës, kanë privuar nga liria 46 vjecarin B.U nga fshati Baçishtë, sic thonë nga policia, me punë të përkohshme në Austri. Sipas buletinit policor, gjatë një ahengu familjar në këtë fshat ka gjuajtur disa herë me revolen me leje në emër të babait të tij. Por, jo gjithcka ka shkuar mirë gjatë krismave. Nga të shtënat lëndohen tre persona. “E.E (33), M.R (57) dhe një e mitur, të gjithë nga Baçishta e Kërçovës, që kishin qenë në dasmë, kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në Urgjencën e Kërçovës, ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Nga R.U janë marrë revolja dhe 300 fishekë që i ka patur me leje. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të inicohen kallëzime përkatëse”  – thone nga MPB. Para nisjes së sezonit të dasmave, autoritetet e sigurisë në vend kanë njoftuar se do të merren masa rigoroze nëse gjatë ahengjeve familjare përdoren armë zjarri. Por, pavarësisht thirrjeve të autoriteteve, gati...

Nuk ka të ndalur Distria Krasniqi, fiton sërish me Ippon dhe siguron gjysmëfinalen

Image
  Xhudistja kosovare e ka kaluar pa probleme edhe fazën çerekfinale duke siguruar kështu kualifikimin në fazën gjysmëfinale. Krasniqi në raundin e dytë kishte mposhtur me Ippon xhudisten nga Indonezia, Maryam March Maharani. Ndërsa tani, Krasniqi arriti që me ‘Ippon’ ta mposht kundërshtaren izraelite Gefen Primo në kategorinë 52 kilogramë. Shpresojmë që kjo formë fantastike e Distrias të vazhdojë edhe më tutje, pasi atë e ndan edhe një luftë para se të sigurojë medaljen. Në gjysmëfinale Krasniqi do të përballet me xhudisten italiane Odette Giuffrida, duel ky që pritet të fillojë nga ora 16:00.

E dhimbshme: Ky është mërgimtari që vdiq në Valbonë, erdhi për pushime nga Gjermania

Image
  Pas më shumë se 24-orësh intervenim, Ekipet e Kërkim – Shpëtimit kanë arritur të tërheqin trupin e pajetë të një kosovari, i cili kishte rënë nga një lartësi në zonën e Luginës së Valbonës, gjegjësisht te vendi i quajtur “Maja e Thatë”, raporton Sinjali. Sinjali mësoi se personi i cili humbi jetën tragjikisht atje është  Liridon Azemi , mërgimtar nga Podujeva. Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës e ka fajësuar shtetin shqiptar se nuk ka ofruar një helikopter. Për këtë shkak ShKShMK thotë se tërheqja e viktimës u vonua dhe se “evakuimi i bjeshkatarëve të ngujuar në faqen shkëmbore të majës së Thatë ka zgjatur gjatë tërë natës”.

Kështu po e “mposht” vapën Bora Zemani

Image
  Bora Zemani është shumë aktive në rrjetet sociale, me postime nga më të ndryshmet. Ajo sot në llogarinë e saj në Instagram ka publikuar disa momente nga pishina. Duket se kjo është mënyra që Bora ka zgjedhur për ta “mposhtur” vapën.

Lutfi Haziri kalon pasditen me dhëndrin e tij, Mozzik

Image
  Reperi Gramoz Aliu, i njohur si Mozzik ka publikuar një fotografi me Lutfi Hazirin e LDK-së, me vajzën e të cilit, Lotinën është në lidhje dashurie . Mozzik ka treguar se ka kaluar pasditen me Hazirin. Ai shkruan se atë e ka njohur përmes fjalës më të bukur që mundet t’ia thotë: ‘Kujdesuni për njëri tjetrin si për sytë që keni’. Një pasdite me Lutën. Shëndet dhe të mira për juve! Lutën e kam njohur personalisht përmes fjalës më të bukur që mundet me ma thënë. ‘Kujdesuni për njëri tjetrin si për sytë që keni’, shkruan Mozzik.

Rike Roçi vishet në bikini, vë në pah gjoksin

Image
  Bukuroshja, Rike Roçi, është shumë aktive në rrjetet e saj sociale e shumë herë befason fansat e dukjet e saj të mrekullueshme . Rike njihet për format e saj të mrekullueshme dhe këtë vazhdon ta dëshmojë me imazhet që publikon. Ajo së fundi ka shpërndarë disa fotografi nga pushimet, duke i habitur fansat e saj me paraqitjen mahnitëse. Ish-banorja e Big Brother VIP Albania ka pozuar në ujë, duke shfaqur pjesën e sipërme të trupit. Ajo kishte veshur një palë bikini të zeza, me dy flutura të kuqe, të cilat ekspozonin format e saj tejet se.ksi.

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER