Posts

Showing posts from October, 2026

Lidhja midis dhimbjes së kokës dhe sëmundjes së diabetit – si t’i parandaloni?

Image
  Luhatjet e sheqerit në gjak te personat me diabet mund të shoqërohen me dhimbje koke, krahas etjes, lodhjes dhe urinimit të shpeshtë. Kontrolli i glicemisë, ushqyerja e rregullt dhe hidratimi mund të ndihmojnë në parandalimin e këtyre shqetësimeve. Nëse dhimbjet përsëriten ose vazhdojnë edhe kur sheqeri është nën kontroll, këshillohet konsultimi me mjekun.

A duhet ta hidhni ushqimin kur shfaqet myku? Ja çfarë duhet të dini

Image
  Myku në ushqime nuk është gjithmonë i njëjtë, por kur shfaqet, nuk mjafton të shikoni ngjyrën apo të kontrolloni erën për të kuptuar nëse ushqimi është i sigurt për t’u konsumuar. Disa lloje myku përdoren në mënyrë të kontrolluar për prodhimin e djathërave, ndërsa të tjerat mund të prodhojnë substanca të dëmshme për shëndetin. Për këtë arsye, mënyra e trajtimit varet nga lloji i ushqimit. Buka me myk duhet hedhur Edhe nëse myku shihet vetëm në një pjesë të bukës, rekomandohet të hidhet e gjithë buka. Për shkak të strukturës së saj poroze, myku mund të jetë përhapur edhe në pjesët ku nuk duket. Prerja e zonës së prekur nuk garanton sigurinë e pjesës tjetër. Cilat ushqime mund të ruhen? Në disa ushqime të forta, si djathi i fortë, mund të hiqet myku duke prerë të paktën 2.5 centimetra përreth dhe poshtë zonës së prekur, pa e prekur mykun me thikë gjatë prerjes. Ndërsa ushqimet e buta dhe ato me lagështi të lartë duhet të hidhen nëse shfaqin myk. Këtu përfshihen djathërat e butë, re...

Ujë rozmarine për rritjen e flokëve: Ja detaji që ndryshon gjithçka

Image
  Ujë rozmarine për rritjen e flokëve: Ja detaji që ndryshon gjithçka Uji i rozmarinës është kthyer në një nga mënyrat më të përfolura për kujdesin e flokëve, pasi besohet se ndihmon në forcimin e tyre dhe nxitjen e rritjes. Përgatitet duke zier gjethet e rozmarinës në ujë, i cili më pas ftohet, kullohet dhe përdoret në lëkurën e kokës. Megjithatë, është e rëndësishme të bëhet dallimi mes ujit dhe vajit të rozmarinës. Edhe pse kjo bimë përmban përbërës antioksidues, studimet mbi ndikimin e saj në rritjen e flokëve kanë shqyrtuar kryesisht vajin. Për ujin e rozmarinës të përgatitur në shtëpi, nuk ka ende prova të mjaftueshme shkencore që vërtetojnë se përshpejton rritjen ose ndalon rënien e flokëve. Nëse dëshironi ta provoni, përgatiteni në sasi të vogla, ruajeni në frigorifer dhe ndërpriteni përdorimin nëse shkakton skuqje ose kruajtje. Në rast se flokët bien vazhdimisht ose rrallohen dukshëm, këshillohet të konsultoheni me një dermatolog për të zbuluar shkakun dhe për të zgjedhur...

Mënyrat për t’i pastruar enët e gjakut !?

Image
  Aktiviteti fizik dhe konsumi i acideve yndyrore omega-3 përbëjnë shtyllat e strategjisë për mirëmbajtjen e shëndetit të enëve të gjakut. Sipas ekspertëve, shëndeti i enëve të gjakut është thelbësor për mbrojtjen e të gjithë sistemit kardiovaskular, jo vetëm nga kolesteroli por edhe toksinat. Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë dhe ushqimet e këqija dhe jo të shëndetshme janë dy nga faktorët që nxisin përkeqësimin e shëndetit të enëve të gjakut. Më shumë acide yndyrore Acidet yndyrore omega-3 janë shumë të rëndësishme për pastrimin e enëve të gjakut nga kolesteroli i keq. Konsumi i rregullt i tyre ul rrezikun e arterosklerozës, tensionit të lartë dhe atakut në zemër. Këto acide yndyrore i gjeni tek: vaji i peshkut, arrorët, farat, avokado dhe vaji i ullirit. Aktiviteti fizik Aktiviteti i rregullt fizik i bën mirë të gjithë trupit dhe në veçanti enëve të gjakut. Një trup aktiv nënkupton një qarkullim më të mirë gjaku dhe një sistem kardiovaskular të shëndetshëm. Sipas të dhënave, m...

Infarkti i miokardit, kush është më i rrezikuar dhe nuk duhen injoruar !?

Image
  Sulmi në zemër është një nga urgjencat më të rënda mjekësore, pasi çdo minutë vonesë në diagnostikimin dhe trajtimin mund të jetë vendimtare për jetën e pacientit. Njohja e hershme e simptomave dhe kujdesi i menjëhershëm mjekësor janë vendimtare për prognozën dhe shërimin. Simptomat që nuk duhet t’i injorojmë Simptomat më të njohura të një sulmi në zemër përfshijnë dhimbje të forta në gjoks , e cila mund të përhapet në krahun e majtë, shpinë ose qafë. Megjithatë, ka edhe simptoma më pak tipike që mund të shkaktojnë konfuzion, të tilla si dhimbje në shpatulla, nofulla, stomak apo edhe vështirësi në frymëmarrje. Sidomos kur këto simptoma shfaqen gjatë aktivitetit fizik dhe zvogëlohen me pushimin, ato janë një tregues se zemra nuk po merr oksigjen adekuat dhe kërkohet vlerësim i menjëhershëm mjekësor. Kush janë më të rrezikuar? Rreziku i sulmit në zemër rritet ndjeshëm tek njerëzit me faktorë rreziku si duhani, hipertensioni, hiperlipidemia dhe diabeti mellitus. Këto kushte stresojn...

Udhëtoni me avion? 5 gjërat që nuk duhet t’i vendosni kurrë në xhepin e sediljes

Image
  Xhepi që ndodhet pas sediljes së avionit duket si vendi ideal për të mbajtur telefonin, dokumentet, ushqimet e vogla dhe sendet që dëshironi t’i keni pranë gjatë udhëtimit. Megjithatë, ai mund të fshehë rreziqe higjienike dhe të bëhet vendi ku humbasin sendet me vlerë. Sipas ekspertëve, disa kontrolle higjienike të raportuara në vitin 2024 e kanë renditur këtë hapësirë ndër zonat më të ndotura të avionit, pasi pastrohet nga mbeturinat, por jo gjithmonë dezinfektohet plotësisht mes fluturimeve. Çfarë nuk duhet të vendosni në xhepin e sediljes? Dokumentet dhe sendet me vlerë Pasaporta, karta e identitetit, portofoli, paratë, çelësat, biletat dhe dokumentet e udhëtimit duhen mbajtur në çantën personale, nën kontrollin tuaj. Nëse i harroni në sedilje, rikuperimi i tyre pas zbritjes mund të jetë shumë i vështirë. Telefonat, tabletët dhe pajisjet elektronike Laptopët, tabletët, syzet dhe kufjet mund të dëmtohen ose të rrëshqasin nga xhepi gjatë lëvizjeve të avionit. Pajisjet me bateri ...

Dyshoni për helmim nga ushqimi ? Këto janë simptomat dhe si t’i trajtoni ato në shtëpi !

Image
  Helmimi nga ushqimi nuk është një dukuri e rrallë, sidomos gjatë festave të fund-vitit. Shfaqet me të përziera, diarre dhe të vjella, të ndjekura nga dhimbje barku dhe ngërçe si dhe një ndjenjë fryrjeje që shkaktohet nga konsumimi i ushqimeve ose pijeve të kontaminuar me mikroorganizma të dëmshëm ose toksina. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, miliona njerëz përjetojnë helmim nga ushqimi çdo vit, dhe megjithëse shumica e rasteve janë të lehta, ndonjëherë mund të jetë një gjendje serioze që kërkon kujdes të menjëhershëm mjekësor. Për të reduktuar rrezikun, lani duart tërësisht përpara se të përdorni ushqimin dhe lani mirë frutat dhe perimet përpara konsumimit. Simptomat mund të jenë dhimbja e kokës, dobësia e përgjithshme, ethe, humbja e oreksit për shkak të të vjellave, dehidratimi për shkak të të vjellave. Të gjitha këto simptoma mund të mbahen nën kontroll me një dietë të përshtatur dhe me shumë pushim. Nëse personi është i dehidratuar mund të njihet nga simptoma si th...

Buzët ju thahen vazhdimisht? Dermatologët tregojnë çfarë duhet të ndryshoni

Image
  Tharja, djegia dhe çarjet e buzëve mund të kthehen në një problem të vazhdueshëm, veçanërisht gjatë muajve të ftohtë. Përveç motit, shkaktarë mund të jenë lëpirja e shpeshtë e buzëve, dehidratimi, produktet irrituese të kujdesit të lëkurës, disa ilaçe dhe sëmundje si ekzema. Dermatologu Peterson Pierre këshillon që fillimisht të ndërpriten produktet që mund të shkaktojnë irritim, përfshirë eksfoliantët e fortë dhe produktet me retinol. Edhe balsamet me aromë menteje, kanellë, agrume, kamfor ose eukalipt mund ta përkeqësojnë problemin te personat me buzë të ndjeshme. Për të ndihmuar në rikthimin e lagështisë, rekomandohen produkte me vazelinë, ceramide, gjalpë shea ose dimetikon. Balsami duhet të aplikohet rregullisht gjatë ditës dhe para gjumit, ndërsa produktet me mbrojtje nga rrezet ultraviolet ndihmojnë në mbrojtjen e buzëve nga dielli. Për parandalimin e tharjes, dermatologët këshillojnë gjithashtu të pini mjaftueshëm ujë dhe të shmangni lëpirjen, kafshimin ose heqjen e lëkur...

Sheqerin në gjak nuk e rrisin vetëm ëmbëlsirat

Image
  Një zakon i mbrëmjes, orët e gjata pa lëvizur dhe mënyra si e konsumoni kafenë mund të ndikojnë në kontrollin e glukozës, edhe kur kujdeseni për ushqimin Kur niveli i sheqerit në gjak fillon të luhatet, shumica e njerëzve e kërkojnë menjëherë shkakun te ushqimi. Ëmbëlsirat, produktet e brumit dhe makaronat janë ndër të parat që konsiderohen përgjegjëse. Megjithatë, ushqimi nuk është faktori i vetëm që ndikon në nivelin e glukozës. Disa zakone që i përsërisim çdo ditë mund të ndikojnë në mënyrën se si organizmi e përdor insulinën dhe e rregullon sheqerin në gjak. Ndër to janë gjumi i pamjaftueshëm, qëndrimi i gjatë ulur dhe konsumimi i kafesë. Veçanërisht interesant është ndikimi i zakoneve të mbrëmjes. Nëse shkoni vazhdimisht vonë në shtrat dhe nuk flini mjaftueshëm, pasojat nuk kufizohen vetëm te lodhja që ndieni mëngjesin tjetër. 1. Gjumi i pamjaftueshëm: Zakoni i mbrëmjes që ndikon në metabolizëm Qëndroni zgjuar deri vonë, shikoni edhe një episod të serialit të preferuar ose k...

Cilat janë përfitimet shëndetësore të fistekëve?

Image
  Fistekët janë veçanërisht të njohur për fibrat, yndyrnat e shëndetshme, proteinat, vitaminat, mineralet dhe antioksidantët e tyre. Konsumimi i rregullt i tyre mund të kontribuojë në shëndetin e zemrës dhe të tretjes, dhe gjithashtu mund të ndihmojë në ruajtjen e niveleve të qëndrueshme të sheqerit në gjak, sipas Health.com. Fistekët përmbajnë fibra të tretshme dhe të patretshme, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin e tretjes. Fibra e patretshme kontribuon në tretje të rregullt, ndërsa fibra e tretshme ushqen bakteret e dobishme në zorrë. Duke zbërthyer fibrat, bakteret e zorrëve krijojnë acide yndyrore me zinxhir të shkurtër, duke përfshirë butiratin. Këto komponime janë të rëndësishme për shëndetin e qelizave të zorrës së trashë dhe funksionimin normal të sistemit tretës. Një dietë e pasur me fibra në përgjithësi shoqërohet me një rrezik më të ulët të kapsllëkut dhe disa sëmundjeve të tretjes. Mund të kontribuojë në shëndetin e zemrës Fistikët janë një burim i mir...

Trajtimet natyrale kundër dhimbjeve të qafës dhe shtyllës kurrizore ?

Image
  Spondiliartroza cervikale është një sëmundje shumë e përhapur jo vetëm në Shqipëri por në mbarë botën. Kjo sëmundje prek kryesisht shtyllën kurrizore nga qafa deri tek vertebra e fundit. Dhimbjet manifestohen kryesisht tek krahët, qafa, shpatullat, duart e ndonjëherë edhe koka. Pjesa e qafës vuan nga një presion i jashtëzakonshëm si pasojë e mbajtjes së kokës ulur gjatë punës në kompjuter ose në telefonat celularë. Megjithatë, kjo sëmundje është e menaxhueshme dhe ajo mund të mbahet nën kontroll për të mos prishur cilësinë e jetës. Si Të Kuroni Spondiliartrozën Në Kushtet E Shtëpisë Aktiviteti Fizik Mungesa e aktivitetit fizik nxit shfaqjen e spondiliartrozës. Përpiquni të bëni aktivitet fizik të paktën 10 minuta në ditë. Sipas të dhënave aktivitetet më të rekomandueshme janë ecja, noti dhe çiklizmi. Kompresat E Ngrohta Dhe Të Ftohta Një mënyrë tjetër për të kuruar këtë sëmundje është përdorimi i alternuar i kompresave të ngrohta dhe të ftohta. Kompresat duhen vendosur në zonën e...

Ja arsyet pse ju dhëmbin mishrat e dhëmbëve dhe si t’i trajtoni shqetësimet ?

Image
  Dhimbja e mishrave të dhëmbëve mund të jetë shqetësuese, e madje mund ta bëjë më të vështirë procesin e ngrënies. Për fat të mirë, shumica e këtyre shqetësimeve largohen vetë me kalimin e kohës, ose ju mund të përfitoni lehtësim nga trajtimet pa recetë dhe kujdesi në shtëpi. Por pavarësisht shkaqeve, mos i shpërfillni ose injoroni simptomat tuaja, veçanërisht nëse ato nuk përmirësohen ose përkeqësohen. Goja është porta e trupit, kështu që shëndeti oral mund të ndikojë në shëndetin e përgjithshëm dhe anasjelltas. Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me disa nga shkaqet më të zakonshme të dhimbjes së mishrave të dhëmbëve dhe disa hapa që mund të ndërmerrni në shtëpi për t’u ndjerë më mirë. Jeni duke përdorur fillin dentar në mënyrën e gabuar Mënyra e gabuar e përdorimit të fillit dentar mund të acarojë mishrat e dhëmbëve. Përdorimi i fillit në mënyrë agresive, ushtron shumë presion tek to, duke çuar në acarim. E gjithashtu edhe larja e ashpër e dhëmbëve mund të irritojë mishrat. Nëse vëre...

Kura e saktë me lëng hithre për tiroiden – si ta përgatisni dhe përdorni !?

Image
  Janë dy lloje problemesh kryesore me tiroiden: Hipertiroidizmi dhe Hipotiroidizmi. Në rastin e hipotiroidizmit, tiroidja nuk prodhon mjaftueshëm hormone. Një gjë e tillë ngadalëson çdo proces në organizëm. Nëse vëreni se po shtoni peshë apo jeni në kthetrat e depresionit, atëherë AgroWeb.org këshillon të kontrolloni tiroiden. Këto probleme mund të jenë shenja të një tiroideje të lodhur që nuk prodhon mjaftueshëm hormone. Shenja të tjera të hipotiroidizmit janë: rënia e flokëve, konstipacioni, përtharja e lëkurës, ciklet e çrregullta tek femrat, rrahje të ngadalëta të zemrës dhe një përgjumje e përgjithshme. Më poshtë lexoni nga AgroWeb.org një kurë natyrale me çajin e hithrës për hipotiroidizmin. Përbërësit 2 lugë çaji me gjethe hithre të thata ose të freskëta 1 filxhan çaji me ujë të nxehtë Mjaltë Mënyra e përgatitjes Shtoni dy lugë gjethe të hithrës në një filxhan çaji më ujë të nxehtë Lereini për 5-10 minuta Pasi të jetë ftohur mjaftueshëm, kullojeni dhe shtoni pak mjaltë për ...

Brokoli, arma sekrete kundër diabetit !?

Image
  Brokoli mund të jetë sekreti për trajtimin e diabetit, pasi një përbërës tek kjo perime ndihmon në uljen e niveleve të sheqerit në gjak. Njëstudim i fundit ka zbuluar se ngrënia ose konsumimi i brokolit në formë lëngu mund të ndihmojë në parandalimin dhe trajtimin e diabetit të tipit 2 Ndryshimet e mënyrës së jetesës – në veçanti duke mbajtur nën kontroll obezitetin – janë një mënyrë e rëndësishme për të mbajtur nënkontroll sëmundjen. Ndërsa tek disa njerëz ilaçet mund të shkaktojnë edhe efekte anësore. Metformina – një ilaç i përdorur gjerësisht për këtë sëmundje pasi ul nivelet e sheqerit në gjak – nuk mund të merret nga 15% e njerëzve që vuajnë nga diabet për shkak të efekteve tësaj në veshka Profesor Anders Rosengren, nga Qendra Universitare Lund e Diabetit në Suedi, thot: Meqë sulforafane ka shumë pak efekte anësore dhe mund të sigurohet lehtësisht nga brokoli – për shembull – ai ka potencialin të bëhet një plotësues për trajtimet aktuale të diabetit të tipit 2. Profesori Ro...

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER