Ushqimet që duhet të hani në syfyr, për një agjërim sa më të lehtë
Muaji i Ramazanit është një kohë shumë e veçantë për reflektim dhe mirësi për të gjithë ata që agjërojnë dhe nuk ka asnjë ndjenjë më të veçantë se syfyri i parë. Megjithatë, kur agjërojmë tërë ditën duhet të sigurohemi që të kemi zgjedhur ushqimet me kujdes për të pasur energji deri në iftar. Por, çfarë cilat ushqime duhet t’i hani për syfyr në mënyrë që të qëndroni të hidratuar dhe me plot energji, këtu kemi listuar disa prej tyre. Vezë Vezët janë të mbushura me shumë proteina. Janë të pasura me vitamina dhe lëndë ushqyese, shkruan FoodNdtv. Ngrënia e vezëve do t’ju bëjë të ndiheni të ngopur. Ka shumë mënyra se si mund t’i hani vezët.Mund të bëni një omëletë të rëndë me perime dhe ta kombinoni me bukë kafe. Ju gjithashtu mund të bëni vezë të fërguara dhe t’i vendosni mbi bukë kafe, të cilën mund ta lyeni lyer me gjalpë kikiriku ose gjalpë bajame. Tërshërë Është një vakt i pasur me proteina, dhe do të keni shumë përfitime. Një vakt i pasur me proteina ju jep energji të mjaftueshm...