Posts

Showing posts from January, 2025

Rasti i rëndë në Prishtinë, familja njofton për vde kjen e vajzës 33-vjeçare

Image
  Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë, ku një grua humbi jetën tragjikisht pasi ra nga një ndërtesë. Rasti tashmë është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ndërsa kanë nisur edhe hetimet për zbardhjen e detajeve të tjera, raporton Gazeta Sinjali. Për këtë rast të trishtë, të vdekjes së 33-vjeçares Njomza Maxhuni, kanë njoftuar edhe familjarët. “Familjar dhe miq ju njoftojm se me date 30.01.2025 nderroj jete vajza ime dhe motra jone. Per ceremonine e varrimit ju njoftojm me kohe.”  – thuhet në njoftimin e familjes. Vdekjen e të ndjerës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, Policia ka nisur hetimin për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.

Driloni e Bay T bashkë në mesnatë në Mitrovicë?

Image
  Në mesin e shumë fantazive në rrjet mbi banorët e shtëpisë më të famshme në vend BBVK, një thashethem po qarkullon me të madhe në TikTok. Vetura me të cilën është parë duke u shëtitur Don Xhoni është kapur në rrugët e Mitrovicës. Kaq ka mjaftuar që të bëhet lidhja mes fansave sa i përket një takimi të mundshëm me Bay T që me origjinë është nga Mitrovica.

“Nuk e linte të shkonte as në shkollë”, Iliriani zbulon të vërtetën pse Parashqevi Simaku humbi kujdestarin e të birit

Image
  Biznesmeni Elton Iliriani, me aprovimin e familjarëve të Parashqevi Simakut, ka zbuluar detaje nga jeta e saj personale dhe divorci me ish-bashkëshortin Robert Nolfe, me të cilin ka një djalë, Luke. Iliriani ka lexuar një deklaratë të gjatë të bërë nga Robert Nolfe, i cili ka hedhur dritë mbi arsyet e ndarjes nga këngëtarja, si dhe arsyet se përse gjykata vendosur që kujdestarinë e djalit t’ia jepte atij. Sipas deklaratës së Nolfe, ai tregon se në hapat e parë të divorcit, ai nuk ka kërkuar kujdestarinë e djalit, por ka kërkuar që ta takojë atë vetëm dy herë në javë, dhe si dhe ka pranuar për shumë vite të paguante dhe qiranë e banesës ku jetonte Simakut, gjë që sipas tij e ka bërë nga viti 2007 kur ka nisur divorci, deri në vitin 2018. Por dy vite pas ndarjes ai tregon se Simaku nisi të sillej në mënyrë të ashpër me djalin, duke e izoluar atë si nga i ati, është edhe nga jeta sociale, apo dhe nga shkolla. Sipas tij ajo refuzonte edhe që ta dërgonte për kontrolle mjekësore. Këtu ...

Alarm me Coca Cola-n/ Tërhiqen nga tregu mijëra kanaçe dhe shishe: Janë të mbushura me klorat

Image
  Mijëra kanaçe dhe shishe xhami me markën Coca-Cola janë tërhequr nga tregu europian.Përfaqësuesi i prodhuesit të njohur në Belgjikë ka bërë të ditur se një sasi e madhe produktesh po tërhiqet për shkak të niveleve të larta të kloratit.

Paralajmërime dramatike të Vuçiqit, Vojvodina po do Republikë!

Image
  Bahri Cani Vuçiqi po flet në këto momente në Beograd për seperatizmin në Vojvodinë, e cila po do Republikë. Po thotë se ai do të shkojë në Vojvodinë dhe ta evitojë këtë ide. Ai tha se për të bërë një qeveri teknike në Serbi ku opozita merr pushtetin pa zgjedhje “duhet ta vrasin” ate (Vuçiqin) së pari. Sa për qeverinë në Serbi po thotë se do të bëhet një qeveri e re ose Serbia do të shkojë në zgjedhje. Kjo do të vendoset brenda 30 ditësh. E ajo që “po e shqetëson shumë” është se “po rritet shumë mllefi i kundërshtarëve të protestave” për përleshje, që i bie për konflikte qytetare. Vuçiqi natyrisht nuk harroi të “falënderojë” shqiptarët në Kosovë dhe kroatët në Kroaci, që sipas tij “janë gëzuar shumë që ai (Vuçiqi) është në nockdown pas dorëheqjes së sotme të kryeministrit Vuçeviq”. Por Vuçiq që po tregohet në konferencë shumë i dëshpëruar thotë se “do të zgjohet prapë dhe se nuk dorëzohet”! Më në fund gjendjen aktuale në Serbi po e quan dramatike…. LUAJ DHE FITO E di që jeni të zë...

Gjykata e Apelit në Belgjikë konfirmon fajësinë për vrasësit serbë të Enver Hadrit, vajza e tij: Drejtësia triumfoi pas 35 vitesh dhimbje

Image
  Juria e Gjykatës së Apelit të Belgjikës ka konfirmuar të martën në mbrëmje fajësinë për vrasësit e aktivistit  kosovar, Enver Hadri. Pas gati tri javë shqyrtimi gjyqësor, është zhvilluar seanca e sotme pasi dy nga tre të akuzuarit dhe të dënuarit kanë deponuar ankesë në vendimin paraprak gjyqësor. Bozhidar Spasiq, ish-zyrtar i shërbimeve sekrete serbe, si dhe Veselin Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq, në vitin 2016 janë shpallur fajtorë për vrasjen e Enver Hadrit, raporton RTK. Atyre iu është shqiptuar dënimi i përjetshëm. Vetëm dy nga tre të dënuarit, Spasiq dhe Drashkoviq, kanë deponuar ankesë. Të tre janë dënuar në mungesë sikur në vitin 2016, ndërsa edhe rigjykimi është mbajtur pa prezencën e tyre, meqë të tre janë në Serbi. Shteti serb refuzon ekstradimin e tyre. Kur u aktualizua çështja e rinisjes së gjykimit, Bozhidar Spasiq madje u paraqit në disa mediume serbe. Aktivisti kosovar Enver Hadri u vra në mes të ditës në Bruksel, më 25 shkurt të vitit 1990, derisa ishte në t...

Shoku i Gjestit tregon se kush është Diellza që Gjesti po e përmend

Image
  Shoku i Gjestit, Roku sot ishte i ftuar në emisionin “Ora shtatë”. Ai tha se Diellza, sa ka informacione nuk është ish e dashura e tij, por një përsonazh i ndërtuar nga Gjesti për lojë.                                                     LUAJ DHE FITO Ai tha ndër tjera se loja e Gjestit çdo ditë e më shumë po bëhet më interesante . Roku për zarfin e zi që është në shtëpi, tha se edhe Gjesti ka gishtë në këtë zarf.

MPJ shpërndan thirrjen e Policisë: Shmangeni Kralevën gjatë udhëtimit

Image
  Policia e Kosovës ka njoftuar se rruga në Kralevë në Serbi është bllokuar nga protestues, të cilët nuk lejojnë qarkullimin e automjeteve. Në njoftimin e policisë thuhet se me qëllim të evitimit të kësaj rruge dhe pengesave në rrugë që shpijnë për në pikëkalimin kufitar në Jarinje, inkurajohen udhëtarët të shfrytëzojnë pikëkalimet tjera kufitare, deri në një njoftim tjetër. “Bazuar në njoftimet e marra, sot më datë, 28.01.2025 rruga në Kralevë/SRB është bllokuar nga protestues, të cilët nuk lejojnë qarkullimin e automjeteve”. “Me qëllim të evitimit të kësaj rruge dhe pengesave në rrugë që shpijnë në PKK Jarinje, inkurajojmë udhëtarët që të shfrytëzojnë PKK tjera, deri në njoftim tjetër”. “Ju falënderojmë për bashkëpunim. Për më shumë kontaktoni në numrat 045198000, 045198606 dhe në numrin pa pagesë 080050095”, thuhet në njoftimin e policisë. Këtë njoftim e ka shpërndarë edhe Ministria e Punëve të Jashtme.

Parashikimi i motit për sot, gjatë natës priten reshje shiu

Image
  Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta gjatë ditës, me mundësi për mjegull apo vranësira të ulëta në orët e mëngjesit. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 0 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 17°C, njofton Meteo Kosova, transmeton   Vonë në mbrëmje, rreth mesnatës, pritet të ketë reshje lokale shiu në perëndim dhe jugperëndim të vendit, të cilat gjatë natës pritet të marrin shtrirje edhe në zona të tjera. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme por më dominues nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme në rajonin e Gjakovës, me shpejtësi prej 15-47 km/h.

E quajti Kujtim, eskalon Edona James i reagon Paulinas: Ta ***..!

Image
  E kjo nuk i ka pëlqyer Edonës. Kjo e fundit ka eskaluar, duke e ofenduar rëndë gazetaren. Kujtojmë se Edona James ka ndërruar gjini, nga mashkull është bërë femer. Historinë e saj të dhimbshme e ka ndarë me të gjithë publikun, sa ishte pjesë e BBVK. Kujtojmë se Edona James ka ndërruar gjini, nga mashkull është bërë femer. Historinë e saj të dhimbshme e ka ndarë me të gjithë publikun, sa ishte pjesë e BBVK.

Dejona Mihali e provokon Sami Lushtakun: Dil vet sa fshihesh pas fishekzjarre, o trim mbi trimat

Image
  Dejona Mihali, koordinatore e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, ajo që kryen punë me mesazhe për ta udhëhequr faktikisht KEK-un e kontrollon deputetët e Vetëvendosjes. Pra, ajo që s’del vet; e ka ftuar Sami Lushtakun që të dal vetë në Skenderaj ku u protestua kundër Albin Kurtit. Ajo i ka thënë Lushtakut se e ka zënë frika. POSTIMI I PLOTË E paska zënë frikë e madhe Sami Lushtakun në Skenderaj. Dil vet ma mirë sa fshihesh pas fishekzjarrëve, o trim mbi trimat.

I prangosur këmbë e duar, Naim Murseli sillet në Gjykatë

Image
  Nën masa të rrepta sigurie janë sjellë në Gjykatën Themelore në Prishtinë të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt. Sot mbahet seanca e shqyrtimit fillestar për rastin e vrasjen e saj. Të akuzuarit për vrasjen e Ademajt, Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, do të dalin para gjykatës për të dhënë deklaratat e tyre. Deri tani, tre të akuzuarit, Murseli, Kokalla dhe Plava, ndodhen në paraburgim, ndërsa për Dodajn, i cili dyshohet se ka shitur armën dorasit, është vendosur të lirohet pasi Gjykata Supreme ndërpreu masën e paraburgimit ndaj tij.

“O b* thë q*m”/ Bleona Qereti “shρërthen” ndaj Arjan Çanit: O vemje, ty të ka djegυr …! (Video)

Image
  Epo u deshën vetëm pak ditë që Bleona Qereti me zë e figurë t’i përgjigjej Arjan Çanit pas deklaratave që ky i fundit bëri ditë më parë për këngëtaren shqiptare, ku përveçse tha se nuk e duronte dot, preku dhe faktin që ajo kishte marrë pjesë në festën e inagurimit të Donald Trump. E pasditen e sotme Bleona ka vendosur të bëjë për “ujë të ftohtë” Çanin. Ajo ka publikuar mesazhet që i ka dërguar atij, si dhe nuk na nguruar t’i përgjigjet dhe përmes një video të cilën e ka publikuar në “Instagram”. Epo u deshën vetëm pak ditë që Bleona Qereti me zë e figurë t’i përgjigjej Arjan Çanit pas deklaratave që ky i fundit bëri ditë më parë për këngëtaren shqiptare, ku përveçse tha se nuk e duronte dot, preku dhe faktin që ajo kishte marrë pjesë në festën e inagurimit të Donald Trump. E pasditen e sotme Bleona ka vendosur të bëjë për “ujë të ftohtë” Çanin. Ajo ka publikuar mesazhet që i ka dërguar atij, si dhe nuk na nguruar t’i përgjigjet dhe përmes një video të cilën e ka publikuar në “In...

Yllka Kuqi e vendos koken e Luanit në vendin më int im

Image
  Yllka Kuqi është një nga këngëtaret më të njohura të muzikës moderne dhe popullore shqiptare. Ajo ka arritur të krijojë një identitet të veçantë në skenën muzikore, falë zërit të saj të fuqishëm dhe interpretimit emocionues. Yllka ka fituar zemrat e publikut me këngë që ndërthurin traditën dhe modernen, shkruan “Kosovarja”. Performancat e saj gjithmonë përcjellin emocione të forta, por edhe stil. Këtë herë, Luanin ka vendosur ta vë në një vend mjaftë int im.

Janë hedhur kokteje molotovi në një shtëpi në Haraçinë

Image
  Në orët e hershme të mëngjesit në SVR Shkup është raportuar se dy shishe me lëndë djegëse janë hedhur në oborrin e një shtëpie të braktisur në fshatin Haraçinë, e cila ka qenë prej kohësh e pabanuar. Sipas informacioneve fillestare, njëra nga shishet ka shkaktuar një shpërthim dhe zjarri është përhapur me shpejtësi. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga një i afërm i pronarëve të shtëpisë, i cili ka vënë re situatën dhe ka denoncuar ngjarjen. Shtëpia, siç dihet, ka kohë që është bosh dhe pronarët e saj nuk jetojnë aty. Policia ka kryer menjëherë këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa tashmë po merren masa për zbardhjen e rastit. Aktualisht po punohet për zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarje dhe identifikimin e autorëve.

COVID-19 doli nga laboratori i Wuhanit? CIA nxjerr raportin: Arsyeja përse…

Image
  CIA tregoi të shtunën një vlerësim të ri mbi origjinën e shpërthimit të COVID-19, duke thënë se koronavirusi ka më shumë gjasa të ketë rrjedhur nga një laborator kinez sesa të ketë ardhur nga kafshët. Një zëdhënës tha se origjina e COVID mund të ketë ardhur gjatë kërkimit për pandeminë dhe jo siç është bazuar në raportin zyrtar. Vendimi për të publikuar këtë vlerësim shënon një nga të parët e marrë nga drejtori i ri i CIA-s, John Ratcliffe, i emëruar nga Donald Trump, i cili mori përsipër agjencinë këtë javë, shkruan BBC. Ratcliffe, i cili shërbeu si drejtor i inteligjencës kombëtare gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump, ka favorizuar prej kohësh teorinë e rrjedhjes së laboratorit, duke pretenduar se COVID ka shumë të ngjarë të ketë ardhur nga një rrjedhje në Institutin e Virologjisë Wuhan. Instituti është 40 minuta me makinë nga tregu Huanan ku u shfaq grupi i parë i infeksioneve. Në një intervistë me Breitbart News të publikuar të premten, Ratcliffe tha se ai dëshironte ...

Aksi denti me tre të vd ekur në Çubrel, e përfshirë edhe një veturë e Policisë

Image
  Një aksident i rëndë trafiku ka ndodh në rrugën magjistrale Mitrovicë – Pejë, përkatësisht në fshatin Çubrel. Numri i viktimave nga aksidenti ka shkuar në tre persona. Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. “Në këtë aksident janë përfshira dy vetura, njëra prej tyre veturë zyrtare e policisë”. Policia ka njoftuar se “si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e siguruara kanë humbur jetën tre persona civil, përderisa lëndime kanë pësuar edhe pesë persona tjerë, katër prej tyre zyrtarë policorë”. Njoftimi i plotë i Policisë : Sonte rreth orës 18:40, është raportuar për aksident trafiku me pasoja fatale, i cili ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, segmenti rrugor në fshatin Çubrel të Skenderajt. Në këtë aksident janë përfshira dy vetura, njëra prej tyre veturë zyrtare e policisë. Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e siguruara kanë humbur jetën tre persona civil, përderisa lëndime kanë pësuar edhe pesë persona tjerë, katër prej tyre zyrtarë policor...

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER