Posts

Showing posts from November, 2026

Një pankreas miniaturë që prodhon insulinë, shpresë e re për diabetikët

Image
  Shkencëtarët po eksplorojnë mënyra të reja për të krijuar implante që prodhojnë insulinë brenda trupit, duke synuar të reduktojnë nevojën për injeksione të përsëritura te personat që vuajnë nga diabeti. Studiuesit e MIT raportojnë për krijimin e një implanti që përmban qeliza pankreatike prodhuese të insulinës, të cilat arritën të qëndronin funksionale për të paktën 90 ditë te minjtë, duke ndihmuar në kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak. Pajisja përfshin gjithashtu një sistem të posaçëm që siguron furnizimin e qelizave me oksigjen dhe synon t’i mbrojë ato nga refuzimi prej sistemit imunitar. Megjithëse rezultatet janë premtuese, kjo teknologji ndodhet ende në fazën eksperimentale. Ajo nuk është testuar si një trajtim i provuar te njerëzit dhe, për momentin, nuk përbën një kurë për diabetin.

Gështenjat e ziera apo të pjekura, cilat janë më të shëndetshme?

Image
  Gështenjat janë ndër ushqimet më të pëlqyera gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit. Ato janë të pasura me fibra, vitamina dhe minerale, duke ofruar përfitime të shumta për organizmin. Por, a janë më të shëndetshme gështenjat e ziera apo ato të pjekura? Gështenjat e ziera kanë më shumë ujë dhe janë më të buta për t'u konsumuar. Ndërsa ato të pjekura kanë më pak ujë, shije më të theksuar dhe përqendrim pak më të lartë të disa vlerave ushqyese për të njëjtën peshë. Të dyja mënyrat e përgatitjes janë të shëndetshme. E rëndësishme është të konsumohen në sasi të moderuar, pasi gështenjat përmbajnë karbohidrate dhe energji. Ato mund të jenë një alternativë e mirë për një ushqim të lehtë gjatë ditës.

Cilat janë simptomat e yndyrës së lartë në gjak dhe kur duhet të shqetësoheni?

Image
  Yndyra e lartë në gjak, e njohur si kolesterol dhe trigliceride të rritura, është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz. Ajo që duhet të dini është se në shumicën e rasteve, yndyra e lartë në gjak nuk shkakton simptoma të dukshme. Për këtë arsye, shumë persona mund të mos e kuptojnë se e kanë këtë problem. Në raste të avancuara, kolesteroli i lartë mund të shkaktojë grumbullimin e depozitave yndyrore në arterie, duke rritur rrezikun për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru. Mënyra më e sigurt për ta zbuluar është analiza e gjakut, e cila mat kolesterolin total, LDL, HDL dhe trigliceridet.

Dëshira për të ngrënë para gjumit? Pse ndodh dhe si mund ta kontrolloni

Image
  Dëshira për të konsumuar diçka të ëmbël apo të kripur para gjumit është një fenomen i zakonshëm, por jo gjithmonë lidhet me urinë e vërtetë. Ekspertët shpjegojnë se kjo prirje mund të ndikohet nga zakonet e përditshme, stresi, mungesa e gjumit dhe mënyra se si organizmi rregullon hormonet që kontrollojnë oreksin. Kur flemë pak, rritet niveli i grelinës, hormoni që nxit urinë, ndërsa ulet leptina, e cila sinjalizon ngopjen. Kjo mund të shtojë dëshirën për ushqime me shumë sheqer dhe yndyrë. Një tjetër arsye mund të jetë shpërndarja e vakteve gjatë ditës. Nëse mëngjesi ose dreka anashkalohen, apo nëse darka është shumë e lehtë, organizmi mund të kërkojë energji në orët e vona. Në raste të tjera, ngrënia para gjumit shndërrohet në një zakon që lidhet me relaksimin, shikimin e televizorit apo përdorimin e telefonit. Stresi dhe lodhja emocionale mund ta përforcojnë këtë sjellje, duke bërë që ushqimi të përdoret si mënyrë për të përballuar tensionin. Për ta kufizuar këtë dëshirë, speci...

Yndyra e djegur në furrë nuk largohet lehtë? Ja përzierja e thjeshtë me sodë buke që e pastron me "magji"

Image
  Spërkatjet e yndyrës dhe mbetjet e ushqimit, pas çdo pjekjeje, krijojnë shtresa që bëhen gjithnjë e më të vështira për t'u pastruar. Një pastë e thjeshtë mund ta lehtësojë punën, por ka disa rregulla që duhen respektuar për të mos dëmtuar sipërfaqet e furrës Gjatë përgatitjes së ushqimit, yndyra shpesh spërkat muret e furrës, ndërsa lëngjet që rrjedhin nga tava digjen dhe ngjiten në sipërfaqe. Pastrimi zakonisht shtyhet për një ditë tjetër, por sa më gjatë të qëndrojnë këto mbetje, aq më e vështirë bëhet largimi i tyre. Për njollat e lehta dhe shtresat jo shumë të vjetra të yndyrës, mund të provohet një përzierje e thjeshtë shtëpiake, e cila përgatitet me sodë buke dhe ujë. Në internet po përhapet edhe një variant që përfshin pluhurin për pjekje, por duhet sqaruar se soda e bukës është përbërësi kryesor që ndihmon në pastrim. Pluhuri për pjekje përmban edhe substanca të tjera dhe nuk është domosdoshmërisht më efektiv për largimin e yndyrës. Çfarë ju nevojitet për përgatitjen e pa...

Shega, fruti më shërues në botë, ja çfarë kuron !?

Image
  Infeksionet në veshka dhe ato në rrugët urinare janë të përhapura ndjeshëm sidomos në periudhën e vjeshtës. Infeksionet nisin që nga veshkat e deri në traktin urinar duke u manifestuar me dhimbje, temperaturë dhe djegie. Problemet me infeksionet nuk duhen anashkaluar sepse i hapin rrugën problemeve të tjera që rëndojnë shëndetin. Hapi i parë në rastin e këtyre infeksioneve është pirja e sa më shumë ujë dhe lëngje për të nxjerrë bakteret nga organizmi. Një nga lëngjet më të mira kundër këtyre infeksioneve është ai i shegës, i cili është i pasur me antioksidantë. Vlerat Shëndetësore Të Shegës Shega është e pasur me vitaminë C dhe antioksidantë që luajnë një rol thelbësor në parandalimin e akumulimit të baktereve në veshka dhe rrugët urinare. Vitamina C forcon imunitetin dhe e bën atë më të aftë të luftojë bakteret ndërsa antioksidantët eliminojnë toksinat. Një sistem i fortë imunitar ofron një shërim më të shpejtë të këtyre infeksioneve. Si Të Përdorni Lëngun E Shegës Kundër Infeks...

Dridhja e duarve dhe gishtave mund të jetë shenjë e këtyre katër sëmundjeve neurologjike

Image
  Dridhja e duarve gjatë mbajtjes së filxhanit, shkrimit apo edhe në gjendje qetësie mund të ketë shkaqe të ndryshme. Në disa raste lidhet me stresin, lodhjen ose konsumimin e tepërt të kafesë, por kur përsëritet dhe pengon aktivitetet e përditshme, mund të jetë shenjë e një çrregullimi neurologjik. Në mjekësi, kjo dukuri njihet si tremor dhe karakterizohet nga lëvizje të pavullnetshme dhe ritmike të një pjese të trupit. Sipas MedlinePlus, dridhja mund të shkaktohet edhe nga rënia e sheqerit në gjak, mungesa e gjumit, ankthi, problemet me tiroiden dhe përdorimi i disa barnave. Katër sëmundje neurologjike që mund të shkaktojnë dridhje të duarve: 1. Tremori esencial Është një nga çrregullimet më të shpeshta të lëvizjes dhe shfaqet kryesisht gjatë veprimeve të përditshme, si mbajtja e gotës, shkrimi apo përdorimi i telefonit. Zakonisht prek të dyja duart, por mund të shkaktojë edhe dridhje të kokës ose zërit. 2. Sëmundja e Parkinsonit Dridhja e lidhur me Parkinsonin zakonisht vërehet ...

Dëmet në shëndet kur ju mungon Kalçiumi !?

Image
  Kalçiumi është minerali më i bollshëm që gjendet në trupin e njeriut. 99 përqind e të gjithë sasisë së kalçiumit në organizëm ruhet në kocka dhe dhëmbë. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ai luan një rol thelbësor në shendetin e zemrës. Burimet më të pasura të kalçiumit janë ato të bulmetit, megjithatë kalçiumi i marrë nga perimet përthithet më mirë në organizëm. Shenjat Paralajmëruese Të Mungesës Së Kalçiumit Tharja E Lëkurës Trupi e shfaq në lëkurë kur vuan nga mungesa e kalçiumit. Lëkura pëson tharje të madhe preket nga probleme si ekzema apo psoriaza. Lodhja Mungesa e kalçiumit manifestohet me lodhje ekstreme, mungesë energjie dhe plogështi të vazhdueshme. AgroWeb.org ju rekomandon të mos merrni pije energjie por të pasuroni regjimin tuaj ushqimor. Depresioni Kalçiumi është thelbësor jo vetëm për humorin. Ai ka efekt qetësues për trupin dhe trurin. Sa më pak kalçium të merrni aq më të acaruar dhe të depresionuar do të jeni. Pagjumësia Gjatë gjumit, nivelet e kalçiumit luhaten n...

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER