enton t’i japë fund jetës duke u hedhur nga ura e Bunës, shpëtohet nga policia i moshuari në Shkodër
Një i moshuar ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëmbytur në ujërat e lumit Buna, pranë urës së Bunës. Kanë qenë kalimtaret e rastit që kanë vënë re të moshuarin e me pas kanë njoftuar policinë dhe ambulancën. Pavarësisht thirrjeve për të mos kryer aktin, i moshuari është hedhur në ujë, por kanë ndërhyrë forcat e policisë duke e shpëtuar. Edhe pak dite me parë, një tjetër i moshuar tentoi vetëmbytjen. Edhe në këtë rast dyshohet se i moshuari ka probleme të shëndetit mendor. VIDEO