Posts

Showing posts from May, 2025

Ky është superushqimi që i bën mirë zemrës, trurit dhe lëkurës

Image
  E njohur si një nga frutat më të shëndetshme në botë, avokado po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet edhe në tryezat shqiptare, falë përfitimeve të shumta që ofron për shëndetin. E pasur me yndyra të shëndetshme, fibra, vitamina dhe antioksidantë, avokado është klasifikuar nga specialistët e ushqyerjes si një “superushqim”. Konsumimi i rregullt i saj ndikon në përmirësimin e funksioneve kardiovaskulare, mbështet funksionin e trurit dhe ndihmon në mirëmbajtjen e lëkurës së shëndetshme. Avokado përmban acid oleik – një yndyrë e njëjtë me atë që gjendet në vajin e ullirit – e cila ndihmon në uljen e kolesterolit të keq (LDL) dhe rritjen e atij të mirë (HDL). Studimet kanë treguar se njerëzit që përfshijnë avokadon në dietën e tyre kanë më pak rrezik për sëmundje të zemrës. Përmbajtja e lartë e folatit dhe vitaminës K në avokado mbështet funksionin e trurit, përmirëson kujtesën dhe ndihmon në parandalimin e sëmundjeve neurodegjenerative si Alzheimeri. Lëkurë e shëndetshme dhe e hi...

Si t’i ruajmë trangujt në frigorifer?

Image
  Kastravecat janë një përbërës i gjithanshëm që shkon pothuajse në çdo sallatë, por edhe në smoothies. Janë të freskët, të lehtë dhe mund të konsumohen si të vetme kur nuk kemi perime të tjera për sallatë, ose të kombinuara me fruta dhe perime të tjera. Fatkeqësisht, janë mjaft të ndjeshëm dhe nuk zgjasin shumë në frigorifer. Humbasin shpejt ngjyrën, freskinë dhe krokantësinë. Për këtë arsye, ju sjellim disa mënyra praktike për t’i ruajtur sa më gjatë. Kastravecat janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj temperaturave të ulëta të frigoriferit, megjithatë zakonisht i vendosim në sirtarin e perimeve, një zonë me temperaturë më të lartë. Për t’i mbajtur krokantë, preferohet t’i vendosni në një raft më të lartë të frigoriferit, ku temperatura është më e butë. Një truk i thjeshtë dhe efektiv është të mbështillni kastravecat me letër kuzhine. Letra thith lagështinë dhe mbron kastravecin nga myku ose kalbja. Në këtë mënyrë, kastravecat mund të qëndrojnë të freskët për 1 deri në 2 javë. Nëse kas...

Keni probleme me zemrën? Shmangni këto ushqime të rrezikshme për shëndetin tuaj

Image
  Shëndeti i zemrës është jetik për mirëqenien e përgjithshme, dhe ajo që hamë ndikon drejtpërdrejt në funksionimin e saj.  Mjekët dhe nutricionistët paralajmërojnë se disa ushqime mund të përkeqësojnë gjendjen e zemrës, sidomos te ata që tashmë vuajnë nga probleme kardiovaskulare. Ja cilat janë disa prej ushqimeve që duhet t’i shmangni patjetër nëse keni probleme me zemrën: Ushqimet e përpunuara dhe të konservuara Salamrat, salsiçet, proshutat dhe ushqimet në kuti apo kavanoza përmbajnë sasi të larta kripe dhe konservantësh që rrisin tensionin e gjakut. Yndyrnat e ngopura dhe trans Gatimet e skuqura, margarina dhe produktet industriale si ëmbëlsirat e gatshme mund të rrisin kolesterolin “e keq” dhe të dëmtojnë arteriet. Sheqernat e tepërta Pijet e gazuara, ëmbëlsirat artificiale dhe konsumimi i tepërt i sheqerit ndikojnë në shtimin në peshë, diabet dhe për pasojë, në probleme me zemrën. Ushqimet me shumë natrium (kripë) Kripa e tepërt rrit presionin e gjakut dhe shton rreziku...

Qetësoni migrenën me këto metoda në shtëpi

Image
  Trajtimi dhe medikamentet e përshkruara nga mjeku juaj mund të ndihmojnë ndjeshëm në mbajtjen nën kontroll të simptomave më të rënda të migrenës. Por a e dinit se ekzistojnë edhe metoda shtëpiake që mund të ndihmojnë në menaxhimin e simptomave të migrenës dhe në zvogëlimin e shpeshtësisë së sulmeve? Edhe pse këto mjete nuk e kurojnë migrenën, disa studime sugjerojnë se ato mund të ofrojnë lehtësim. Një kërkim i thjeshtë në internet mund të sjellë një sasi të madhe informacioni, ndaj është e rëndësishme të jeni të kujdesshëm me çdo metodë që lexoni. Gjithmonë konsultohuni me mjekun përpara se të përdorni ndonjë trajtim për migrenën. Cilat janë disa mënyra për të ndihmuar me migrenën? Përveç medikamenteve dhe trajtimeve mjekësore, ekzistojnë disa mjete dhe zakone të jetesës që mund t’i përdorni në shtëpi për të menaxhuar simptomat dhe për të parandaluar sulmet. Bëni masazh kokës Aplikimi i presionit mbi muskujt mund të ndihmojë në lehtësimin e tensionit dhe stresit, të cilat janë s...

Buzë të thata, shenjë e parë serioze e sëm*ndjes se rëndë ! Ja si ta kuptoni!

Image
  A e keni ditur që më shumë se 400 ilaçe si efekte të padëshirueshme kanë bash thatësirën e buzëve? Thatësia e buzëve (kserostomia) di të jetë shumë e shpeshtë dhe kryesisht e parrezikshme, por ndonjëherë mund të jetë edhe simptomë e sëmundjeve të rrezikshme. Nëse nuk keni pirë mjaft lëngje apo jeni të nevrikosur, është plotësisht normale që buzët t’ju jenë të thata. Madje edhe konsumimi i tepërt i kafes mund të shkaktojë këtë gjendje, si edhe përdorimi i alkoolit dhe i ujit për shpëlarje të gojës. Megjithatë, thatësia e vazhdueshme mund të zbulojë sëmundje të tjera të ndryshme. Kur buzët janë të thara, instinkti i parë është që t’i lëpini. Por një gjë e tillë vetëm sa e përkeqëson situatën. Pështyma do të thahet dhe do ti bëjë akoma më keq buzët të plasaritura dhe të dhimbshme. Këtu ju vjen dorësh mbajtja e një zbutësi buzësh gjithnjë me vete. Urthi Thatësia e buzëve shpesh përcjell urthin, por shpesh shkakton edhe inflamacion të fytit, i cili do të shkaktojë thatësirën. Inflamac...

Nuk është vetëm për dhimbje koke: Aspirina mund ta shpëtojë dhe zbukurojë kopshtin tuaj – ja si…

Image
  Hulumtimet kanë treguar se me përdorimin e duhur të aspirinës në kopsht, mund të inkurajoni rritjen më të fuqishme të bimëve dhe të forconi imunitetin e tyre. Edhe pse aspirina njihet kryesisht si qetësuese e dhimbjeve të kokës dhe dhimbjeve, hulumtimet kanë treguar se mund të jetë e dobishme edhe për bimët tuaja. Përbërësi aktiv në aspirinë, acidi acetilsalicilik, ndihmon bimët të rriten më shpejt, të përmirësojnë cilësinë e frutave dhe të rrisin rezistencën ndaj sëmundjeve. Aspirina rrit imunitetin e bimëve Acidi acetilsalicilik, i cili gjendet natyrshëm në acidin salicilik, i ndihmon bimët të përballojnë stresin. Bimët prodhojnë natyrshëm sasi të vogla të acidit salicilik kur sulmohen nga dëmtuesit dhe sëmundjet, gjë që forcon sistemin e tyre imunitar. Hulumtimet e fundit nga Departamenti i Bujqësisë i SHBA-së kanë treguar se acidi salicilik rrit përgjigjen imunitare të bimëve, veçanërisht në bimë të tilla si domatet, patatet, patëllxhanët dhe specat, duke i ndihmuar ato të lu...

Vitaminat që çdo grua duhet të marrë çdo ditë

Image
  Gratë dhe vajzat duhet të tregojnë kujdes për ushqyesit e nevojshëm në çdo fazë të jetës së tyre. Nevojat për vitamina dhe minerale varen pikërisht nga këto faza të ndryshme të jetës. Këto nevoja për vitamina dhe minerale fillojnë që në rini e gjatë gjithë jetës, pra para dhe pas menopauzës. Në këtë artikull do të mësoni për suplementët më të rëndësishëm që çdo grua dhe vajzë duhet të marrë çdo ditë për një funksion më të mirë të organizmit. Acidi Folik Acidi folik është thelbësor për shëndetin e një gruaje. Kjo vitaminë e kompleksit B ndihmon në formimin e qelizave të reja, gjë që kërkon një ritëm më të shpejtë gjatë shtatzanisë. Acidi folik shmang defektet e fetusit dhe është i domosdoshëm për rritjen dhe zhvillimin e tij. Një grua ka nevojë për 400 mikrogramë acid folik në ditë. Gratë shtatzënë kanë nevojë për deri në 600 mikrogramë acid folik në ditë. Vitamina D Me kalimin e moshës, gruaja përballet me ndryshime hormonale, por edhe një shëndet më të dobët të kockave. Gratë ja...

Ariu hyn në oborr gjatë natës në Mushtisht, pamje të rralla

Image
  Një “mysafir” jo i zakonshëm është hasur brenda oborrit të një shtëpie. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mushtisht të Suharekës. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihet se një ari në orët e vona të natës ecën i pashqetësuar. Pamjet janë publikuar të dielen.

Farat e linit, përfitimet dhe pasojat e konsumi të tyre

Image
  Ato mund të jenë të vogla, por këto fara kanë një ndikim të fuqishëm në shëndetin tuaj. Një lugë gjelle me fara lini kanë pothuajse 3 gram fibra, shifër e barabartë me 11% të vlerës së rekomanduar ditore. Sipas ekpertëve të shëndetit, ju duhet të merrni mesatarisht 25 deri në 30 gram fibra në ditë. Një regjim i ulët në fibra jo vetëm që ndikon në përpjekjet tuaja për reduktuar peshën trupore, por mund të shkaktojë probleme me tretjen e madje të rrisë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kronike. Shtimi i farave në vaktin e mëngjesit është mënyra më e mirë për të filluar përfshirjen e tyre në regjimin tuaj ushqimor. Janë një burim i pasur i acideve yndyrore omega-3. Konkretisht, farat e linit janë të pasura me acid alfa-linolenik (ALA), një lloj acidi yndyror esencial që trupi juaj nuk mund ta prodhojë. Mënyra e vetme për ta marrë atë është nëpërmjet ushqimit dhe farat e linit janë perfekte. Në përgjithësi, konsumimi i acideve yndyrore omega-3 është vërtetuar se zvogëlon inflamacio...

Dr.Valbona Adili Emini do të jetë deputete e re e koalicionit VLEN, pas dorëheqjes së deputetit Salim Sulejmani nga radhët e ASH-së

Image
  Dr.Valbona Adili Emini do të jetë deputete e re e koalicionit VLEN, pas dorëheqjes së deputetit Salim Sulejmani nga radhët e ASH-së, përcjell INA. Ajo është mjeke specialiste nga Kërçova dhe njëherit kryetaret e forumit të gruas të Lëvizjes BESA në Kërçovë. Me këtë VLEN siguron 10 deputetë, ndërsa ASH mbetet me 4 deputetë.(INA)

E rëndë: Kjo është 19-vjeçarja që humbi jeтën në vetaкsidenтin tragjiк në Pouskë të Prizrenit

Image
  Gazeta Sinjali ka raportuar më parë për një aksident në orët e para të mëngjesit në Pouskë të Prizrenit, ku një grua humbi jetën e dy të tjerë u lënduan. Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se vikti,ma e aksidentit të rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës në fshatin Pouskë është  Dilge Nanovçe , 19 vjeçare, shtetase turke me prejardhje nga Kosova. E ndjera ishte duke e vozitur makinën në momentin kur e humbi kontrollin dhe u vetaksidentua. E reja 19-vjeçare po udhëtonte me dy persona të tjerë kur vetura me të cilën po lëviznin pësoi vetaksident. Për fat të keq, ajo nuk arriti t’i mbijetonte plagëve dhe vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa dy personat e tjerë kanë pësuar lëndime – njëri rëndë dhe tjetri më lehtë. Ngjarja ka tronditur familjen dhe opinionin publik, ndërsa autoritetet janë duke vazhduar hetimet për të sqaruar rrethanat që çuan në këtë tragjedi.

Janë regjistruar dy tërmete në Maqedoni

Image
  Sot në mëngjes në orën 5 e 7 minuta dhe në orën 5 e 16 minuta janë regjistruar tërmete, epiqendrat e të cilëve rrjedhin nga rajoni epiqendror Peshteni – Ohër – Strugë, rreth 100 kilometra në jugperëndim të Shkupit, me magnitudë lokale të Rihterit, ML3.4 dhe ML2:3, informon Observatori sizmologjik pranë Fakultetit natyror-matematikor në Shkup. Sipas të dhënave të deritanishme me të cilat disponon observatori, tërmeti në orën 5 e 7 minuta është ndjerë në Ohër, Strugë dhe rrethinën e afërt me intensitet prej IV shkallëve sipas Shkallës makrosizmike evropiane.

Gjatë natës gjysma e Maqedonisë ka qenë pa rrymë!

Image
  Gjysma e Maqedonisë ka mbetur pa energji elektrike gjatë natës. Në disa pjesë të vendit, energjia elektrike është kthyer sot në mëngjes rreth orës 6. Pa energji elektrike ka qenë edhe Shkupi. Në qendrën e kontaktit të EVN-së, informuan se bëhet fjalë për një defekt të madh, por nuk dhanë detaje. Aktualisht nuk ka operator të lirë në linjën telefonike që do të duhej të jepte informacione. Pa rrymë kanë qenë Koçani, Prilepi, Shkupi, Gjevgjelia, Shtipi, Kumanova. Shkaku dhe nëse bëhet fjalë për një defekt të përmasave më të mëdha pritet të bëhet i ditur gjatë ditës

Flamuri i ndaluar dhe harta provokuese: VMRO-DPMNE i kthehet simboleve që nxisin tensione me fqinjët, a po përgatisin kthim në të kaluarën?

Image
  Promovimi i simboleve të së kaluarës përçarëse na kthen prapa, drejt tensioneve që me shumë përpjekje i kemi lënë pas. Maqedonia e Madhe bëhet vetëm në hartën e BE-së. Kështu shprehen për  Portalb.mk  deputetë nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, pas daljes së deputetes së VMRO-DPMNE Dragana Bojkovska në aktivitete partiake dhe politike duke promovuar hartën e “Maqedonisë së Madhe” dhe flamurin me diellin e Vergjinës, simbol ky i ndaluar sipas Marrëveshjes së Prespës. Për deputetin e Aleancës për Shqiptarët të Arben Taravarit,  Rijad Shaqiri  pretendimet për harta të mëdhaja, në kushte të shekullit 21 janë të kota. “Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s, kjo nënkupton se ndryshimet e territoreve janë të kota. Politika zyrtare e Maqedonisë së Veriut duhet të pretendojë harta të mëdhaja me integrimin e saj në Bashkimin Europian, ajo vetëm në atë moment bëhet e madhe. Dhe, ky duhet të jetë synimi i secilit politikan të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm”, tha...

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER