Posts

Showing posts from August, 2025

Ky është gabimi më i madh që bëjnë amvisat pasi lajnë rrobat në lavatriçe

Image
  Sipas ekspertëve, një gabim që bëjnë shumë njerëz para se t’i thajnë rrobat, mund të ndikojë në shëndetin e tyre. Nëse i lini rrobat tuaja në makinën larëse për më shumë se 30 minuta pasi të ketë mbaruar cikli i larjes, ato mund të bëhen një terren pjellor për mikrobet. “Një nga pjesët më të rëndësishme të mbajtjes së pastër dhe të rregullt të shtëpisë tuaj është larja e rrobave rregullisht. Megjithatë, rrobat e lagura të mbetura në lavatriçe bëjnë që mikrobet të ‘rriten’”, ka deklaruar Terry Fisher për revistën The Mirror. Ai kujtoi se një studim i fundit tregoi se më shumë se 340 lloje bakteresh gjenden në 30 artikuj që përdoren çdo ditë në familje.Sigurisht, jo të gjitha bakteret janë të dëmshme për shëndetin, por disa prej tyre mund të shkaktojnë salmonelë dhe Escherichia coli. “Shumica prej nesh mendojnë se e mbajmë shtëpinë të pastër. Megjithatë, është e pamundur të mbrohemi plotësisht nga bakteret. Për këtë arsye është e rëndësishme t’u kushtojmë vëmendje detajeve të vogla...

Doktorët të “PRERE”! “Para se të pini kafen në mëngjes, kini PARASYSH këto pesë gjëra”

Image
  Vjen një lajm i mirë për të gjithë konsumuesit e kafesë: Është e mirë për trurin, lëkurën dhe trupin.Këtu janë 5 arsye të mira (dhe të shëndetshme) për ta pirë kafen: Këtu janë 5 arsye të mira (dhe të shëndetshme) për ta pirë kafen: 1). Është e pasur me antioksidantë: sipas një studimi të kryer në vitin 2005 nga Universiteti i Scranton, në SHBA, kafja lufton plakjen. 2) Kafja mund të zvogëlojë simptomat e sëmundjes së Parkinsonit: Për të mbështetur këtë ekziston një studim i Dr. Ronald Postuma, i cili në vitin 2012 tregoi se si pija ndihmon për të kontrolluar lëvizjet e atyre që vuajnë nga kjo sëmundje. 3) Aroma e kafes ka aftësinë për të bërë njerëzit të ndjehen më pak të stresuar: Një kërkim i Universitetit Kombëtar në Seul ka shkuar edhe më tej, duke shqyrtuar trurin e minjve nën stres për shkak të mungesës së gjumit, e sipas tyre aroma e kafesë mund të shkaktojë ndryshime në proteinat që shkaktuan këtë stres. 4) Kafja është e mirë për mëlçinë, veçanërisht nëse pini alkool: në...

4 produktet që duhet t’i vini menjëherë në lëkurë në rast se sapo jeni djegur

Image
  Po nxitonit për të nxjerrë tavën nga furra dhe dogjët dorën? Po lexoni artikujt në Living dhe në vend që të na jepnit like vutë hekurin e rrobave mbi gishta? Në rast se nuk ndërhyni menjëherë gjendja mund të përkeqësohet. Më poshtë ju njohim me 4 produktet që ndihmojnë në qetësimin e djegies. 1.Uji i ftohtë:  Kur shkaktohet një djegie, gjëja e parë që duhet bërë është të vini pjesën e dëmtuar nën rrjedhjen e ujit të ftohtë, akoma më mirë do të ishte uji i frigoriferit sepse ka efekt kundër dhimbjes, pasi shtrëngon enët e gjakut.1.Uji i ftohtë : Sa herë që pësoni djegie të shkallës së parë duhet të fusni menjëherë zonën e dëmtuar në ujë të. Uji i ftohtë qetëson dhimbjen pasi shtrëbgon enët e gjakut. 2.Patatet:  Patatet kanë veti qetësuese dhe anti-inflamatore. Qëroni një patate me madhësi mesatare dhe grijeni në rende. Më pas mbuloni plagën me pjesën e grirë. Mbajeni për disa minuta ashtu derisa dhimbja të qetësohet. 3. Aloe vera:  Bima e Aloe vera-s është shumë e n...

Ushqimet e zakonshme që përmirësojnë shëndetin e zorrëve

Image
  Shëndeti i zorrëve ndikon jo vetëm në sistemin tretës, por edhe në imunitet, nivelin e energjisë dhe madje edhe në gjendjen shpirtërore. Sipas ekspertëve të të ushqyerit, zgjedhjet ushqimore kanë një rol vendimtar në mbajtjen e një mikrobiome të shëndetshme. Lajmi i mirë është se ushqime të thjeshta dhe të përditshme, që ndodhen në shumicën e kuzhinave tona, mund të ndihmojnë në përmirësimin e florës së zorrëve dhe tretjes. Ja disa prej tyre: Kosi Kosi përmban probiotikë, baktere të dobishme që ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit të florës së zorrëve. Konsumi i rregullt i kosit, sidomos ai natyral pa sheqer, mund të zvogëlojë çrregullimet e tretjes dhe të përmirësojë thithjen e lëndëve ushqyese. Lakra turshi Ushqimet e fermentuara si lakra turshi janë të pasura me probiotikë dhe fibra. Ato ndihmojnë në forcimin e imunitetit dhe në krijimin e baktereve të mira në zorrë, të cilat janë thelbësore për një shëndet të qëndrueshëm. Drithërat e plota Tërshëra, elbi dhe orizi kaf janë buri...

Gabimet më të zakonshme që bëjnë gratë gjatë ushtrimeve fizike

Image
  Edhe pse interesi për një stil jetese të shëndetshëm dhe aktivitet fizik po rritet tek gratë, shumë prej tyre ende bëjnë gabime në qasjen e tyre, duke zgjedhur metoda joefektive që nuk sjellin rezultatet e dëshiruara. Një nga gabimet më të zakonshme që bëjnë shumë gra është teprimi me stërvitje të gjata kardio, duke besuar se kështu do të humbasin në mënyrë efektive dhjamin. Orët e kaluara në pistë vrapimi, biçikletë ose pajisje eliptike mund të ndihmojnë në humbjen e peshës, por pa stërvitje forcuese, trupi mbetet i butë dhe pa përcaktim muskulor. Kardioja mund të jetë e dobishme, veçanërisht për gratë që bëjnë një mënyrë jetese sedentare, por nuk duhet të jetë forma juaj kryesore e stërvitjes. Ecja, kardioja e lehtë LISS ose intervale më të shkurtra pas stërvitjes me pesha mund të japin rezultate më të mira me më pak rrezik të stërvitjes së tepërt. Një frikë tjetër e zakonshme midis grave është se stërvitja me pesha do t’i bëjë ato shumë muskulore. E vërteta është në fakt e kun...

Ullinjtë kurojne keto “semundje” që prekin moshat mbi 40 vjeç, por ja si duhet t’i konsumoni

Image
  Ullinjtë kurojne keto “semundje” që prekin moshat mbi 40 vjeç, por ja si duhet t’i konsumoni

Kjo pije h*lmuese është vr*sësi i kockave tuaja dhe ju e pini atë çdo ditë

Image
  Shumica e njerëzve sot përdorin pije të gazuara në baza ditore dhe nuk e dinë sa keq bëjnë për shëndetin e tyre këto pije. Ja se si ato ndikojnë në trupin tuaj:10 minutat e para Vetëm 1 gotë pije të gazuar përfshin 10 lugë sheqer, që është 100% më shumë se doza minimale e rekomanduar ditore. Trupi juaj thith acidin fosforik që i jep shije pijeve. Pas 20 minutash, nivelet e glukozës dhe insulinës në trupin tuaj rriten ndjeshëm, gjë që transformon sheqernat në dhjamosje të mëlçisë. Pas 40 minutash, kafeina absorbohet plotësisht nga organizmi. Rrjedha e gjakut rritet dhe mëlçia liron më shumë sheqer në gjak. Truri bllokohet dhe jep ndjenjën e lodhjes. Pas 45 minutash, prodhimi i dopaminës rritet. Ky hormon ka efekt të ngjashëm si heroina. Pas 50 minutash, kalciumi, zinku, magneziumi dhe acid fosforik janë të nevojshme për tretje të mirë të ushqimit. Por përqendrimi i lartë i sheqerit e çaktivizon sekretimin e kalciumit përmes urinës. Pas 60 minutash kafeina fillon të punojë dhe të g...

Rrushi fruti i vogël me përfitime të mëdha shëndetësore

Image
  Për vite me radhë, rrushi është parë me dyshim për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit, shpesh i përjashtuar nga këshillat ushqimore në favor të frutave të tjera. Por një studim i ri, i publikuar në Journal of Agriculture and Food Chemistry, po sfidon këtë ide, duke e vlerësuar rrushin si frutë me potencial të madh shëndetësor, madje duke e cilësuar edhe si “superushqim”. Autor i studimit është profesori John Pezzuto, një nga studiuesit kryesorë të resveratrolit, antioksidantit të fuqishëm që gjendet në lëkurën e rrushit, i cili ka hulumtuar ndikimin e tij në shëndetin e zemrës, uljen e inflamacionit dhe parandalimin e kancerit, raporton YNETNEWS. “’Superushqimi’ është term që përdoret shpesh, por pa një përkufizim shkencor zyrtar. Megjithatë, rrushi meriton vlerësim në të njëjtin nivel me fruta të tjera të njohura për përfitimet e tyre, siç janë manaferrat”, ka shkruar Pezzuto në përmbledhjen e tij. Rrushi përmban mbi 1,600 komponime bioaktive, mes tyre flavonoide, antocia...

Ja cilat janë ushqimet më të mira për kapsllëkun

Image
  Shumica prej nesh nuk marrin mjaftueshëm fibra dhe si pasojë përballemi me kapsllëk. Megjithatë, për fat të mirë, duke shtuar disa ushqime të pasura me fibra në dietën tuaj, mund ta rrisni sasinë. Këtu janë disa nga ushqimet më të mira të pasura me fibra për të përfshirë në dietën tuaj për të ndihmuar në parandalimin dhe menaxhimin e kapsllëkut. Dardha Dardha është një frut i mrekullueshëm kur bëhet fjalë për parandalimin dhe menaxhimin e kapsllëkut. Ato kanë fibra të tretshme dhe të patretshme. Një dardhë e vogël do t’ju japë rreth 5 gramë fibra, gjë që është e mahnitshme. Farat e lirit I dua farat e lirit. Kur udhëtoj, marr disa me vete për të ndihmuar me kapsllëkun. Unë gjithashtu shtoj farat e lirit në mëngjesin tim për fibrat e tyre dhe yndyrnat e shëndetshme omega-3. Farat e lirit spërkaten mirë mbi kosin, përzihen në muesli ose shtohen sipër bukës së thekur të lyer me gjalpë kikiriku ose avokado. Ju gjithashtu mund t’i shtoni ato në smoothie për fibra shtesë dhe yndyrna të...

E trishtë: Ky është afaristi që u gjet nga familjarët i vetëvarur në vilën e tij në malet e Kabashit, në Prizren

Image
  Një tragjedi e rëndë ka goditur dje fshatin Korishë, ku një afarist i njohur është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij në rrethana tronditëse. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është Fatmir Rexhaj rreth 52-vjeçar nga fshati Korishë, i cili u gjet i vetëvarur në vilën e tij në malet e Kabashit, një vend që familja e përdorte për pushime gjatë fundjavave. Sipas dëshmisë së familjarëve, ai deri në orën 18:00 të ditës së djeshme kishte qenë në shtëpi dhe kishte njoftuar se do të shkonte në firmën e tij “REX” në Korishë. Pasi nuk ishte lajmëruar dhe nuk ishte përgjigjur në telefon, bashkëshortja, djali dhe babai i tij fillimisht e kërkuan në objektin e firmës, por nuk e gjetën. Ata më pas u nisën drejt vilës familjare në malin Kabash, ku i priti pamja e rëndë: Rexhaj ishte gjetur i vetëvarur në ballkonin e vilës. Menjëherë u njoftua Policia dhe në vendngjarje dolën njësitë e hetimeve të Prizrenit, ekipi i forenzikës dhe mjekët kujdestarë që konstatuan vdekjen. Trupi ...

Truku për pastrimin e fritezës

Image
  Pakkush e konsideron pastrimin si një aktivitet të preferuar, aq më parë pastrimin e aparateve të kuzhinës të cilat janë të paqasshme dhe në të cilat qëndrojnë yndyrat dhe njollat Një aparat i tillë i kuzhinës është edhe friteza. Për përgatitjen e ushqimeve në fritezë zakonisht përdoret një sasi goxha e madhe vaji, gjë që mund t’ju bëjë të mendoni që pastrimi i fritezës është një ankth. Megjithatë, amvisat me përvojë kanë gjetur një truk ideal me të cilin friteza pastrohet lehtë. Kur bëhet fjalë për pastrimin, siguria është gjithmonë e para, transmeton Telegrafi. Është thelbësore që të ndërmerrni hapat e mëposhtëm: – shkëputeni fritezën nga furnizimi me energji elektrike – kontrolloni nëse vaji është plotësisht i ftohtë – mbështillni kabllot elektrike me një leckë ose peshqir letre Tani që keni marrë të gjitha masat paraprake të sigurisë, është koha për të pastruar. Hidheni vajin në tigan ose nëse është i ndotur – hidheni larg, pastaj hiqni rrjetën. Në një shishe me spërkatës qit...

Ka një mënyrë si ta zëvendësoni sheqerin te kafja

Image
  Është fakt që një përqindje e madhe e njerëzve nuk mund ta nisin ditën pa kafe. Kjo në fakt nuk është një gjë e keqe nëse konsumohet në moderim pasi ka përfitime. “Për gati një dekadë, studimet kanë treguar vazhdimisht se përfitimet e konsumimit të kafesë përfshijnë një mëlçi më të shëndetshme si dhe një rrezik të reduktuar të kushteve të lidhura me trurin”, sipas nutricionistit Kristin Kirkpatrick. Megjithatë, ajo që duhet kufizuar patjetër dhe ka nevojë për vëmendje është sheqeri që hedhim në kafe. Për ta kufizuar atë, mund të provoni një material tjetër. Provoni t’i hidhni kafes pak kanellë. Kanella, në veçanti, ka disa përfitime të rëndësishme shëndetësore. “Kanalla është treguar se stabilizon nivelet e sheqerit në gjak”, thotë Bonnie Taub-Dix, autore e librit Lexojeni para se ta hani: Të çojmë nga etiketa në tryezë. Nëse e pini kafenë në mënyrë të moderuar, zvogëloni gradualisht sheqerin dhe shtoni kanellë derisa të mësoheni ta pini të thjeshtë. Nëse tani jeni duke pirë kafe...

Truku i mrekullueshëm për t’i pastruar me lehtësi enët e djegura

Image
  Pavarësisht se sa mundohemi që tavat tona të pjekjes të duken aq të shndritshme dhe të reja si kur i kemi blerë, ato gjithmonë duken pak më keq pas disa muajsh përdorimi. Pavarësisht nëse i keni veshur me letër kallaji ose letër pergamene, papastërtia përfundon disi në tepsi, duke ju lënë të ndjeheni sikur duhet t’u tregoni mysafirëve tuaj se janë “të pastra” sa herë që i shfaqni. Një truk i thjeshtë pastrimi me pesë hapa, është i garantuar për të larë çdo njollë të grumbulluar. Merrni tiganin tuaj të ndotur dhe derdhni ujë të valë mbi të, aq sa të mbushet deri në majë. Lëreni për një minutë para se ta zbrazni dhe mos e thani. Spërkatni mjaftueshëm sodë buke, duke u fokusuar në zonat që dëshironi të pastroni. Dhe duhet të jetë sodë bikarboni, jo pluhur pjekje, sepse është shumë më e fortë. Shtoni një shtresë kripë në shtresën e sodës së bukës. Çdo lloj kripe do të bëjë mirë, por thonë se kripa e trashë e detit është më e mira. Shtoni uthull të bardhë vere ose uthull molle në një ...

4 zakonet para gjumit që ju ndihmojnë të humbisni peshë gjatë natës

Image
  Gjatë natës trupi juaj djeg midis 300 dhe 400 kalori! Kjo pothuajse është e barabartë me sasinë e energjisë që harxhoni në një orë. Ekspertët pretendojnë se gjumi cilësor mund të kontribuojë në humbjen e peshës, ashtu si ushtrimet fizike. Nëse doni ta bëni atë të funksionojë, është e rëndësishme t’i përmbaheni zakoneve të caktuara që mund të rritin metabolizmin tuaj në gjumë si: Ekspertët rekomandojnë të mbani temperaturën në dhomë gjumi rreth 18 ° C gjatë natës për të rritur metabolizmin tuaj. Studimet kanë treguar se një mjedis më i freskët aktivizon qelizat yndyrore. Kur flini në një dhomë të ftohtë ose flini lakuriq, trupi juaj fillon të djegë më shumë energji për të ruajtur nxehtësinë. Kjo është arsyeja pse ju mund ta gjeni veten më të dobët në mëngjes. Lëngu i rrushit ndihmon në djegien e kalorive falë një substance të veçantë të quajtur resveratrol. Kthen yndyrën e keqe të bardhë në yndyrë bezhë. Kur flini, trupi juaj përdor yndyrë bezhë për t’ju mbajtur të ngrohtë. Kështu...

Mjekja e njohur do ju befasojë: Ky gabim që bëni me orizin mund t’iu “kushtojë jetën”

Image
  Bacillus cereus është një bakterie që mund të shkaktojë helmim nga ushqimi, veçanërisht në oriz.Ky mikroorganizm mund të mbijetojë edhe pasi orizi të zihet, duke formuar spore të cilat nuk shkatërrohen nga gatimi. Po, kjo është e saktë. Nëse orizi i mbetet në temperaturë dhome për një periudhë të gjatë, sporet mund të shndërrohen në baktere dhe të shumëfishohen. Kjo mund të çojë në prodhimin e toksinave që shkaktojnë simptoma si të vjella dhe diarre. Për të shmangur këtë rrezik, është shumë e rëndësOrizi i pagatuar përmban spore, qeliza që riprodhohen shpejt, të bacilit cereus, një lloj bakterieje që mund të shkaktojë helmim nga ushqimi, e cila mund të mbijetojë edhe pasi orizi është zier. Dhe nëse orizi lihet në temperaturën e dhomës pasi është zier, sporet mund të shndërrohen në baktere, që do të shumëfishohen dhe mund të prodhojnë toksina që shkaktojnë të vjella dhe diarre. orizi duhet të ruhet në frigorifer brenda disa orësh dhe të ngrohet vetëm një herë para konsumimit.

Kardiologët paralajmërojnë: Ky zakon i mëngjesit rrit rrezikun e mpiksjes së gjakut, dhe vetëm një gotë ujë ndihmon

Image
  Kardiologët thonë se duhet t’i kushtojmë vëmendje një rutine të mëngjesit që mund të na dëmtojë. Faktorët e rrezikut për mpiksjen e gjakut përfshijnë: moshën e shtyrë, sëmundjet e zemrës ose të mushkërive, qëndrimin ulur për një kohë të gjatë dhe peshën e tepërt. Megjithatë, disa pije të njohura mund të rrisin gjithashtu rrezikun e trombozës, veçanërisht nëse i konsumojmë herët në mëngjes. Kafeja është një nga pijet më të zakonshme të preferuara në mëngjes. Fatkeqësisht, efekti i saj diuretik mund të rrisë humbjen e lëngjeve, veçanërisht tek njerëzit që kanë qenë të dehidratuar gjatë natës. Siç shpjegon Dr. Katherine Weiberg, drejtoreshë e defekteve të lindura të zemrës tek të rriturit, shumë njerëz e fillojnë ditën në një gjendje dehidratimi, gjë që ndikon negativisht në qarkullimin e gjakut dhe rrit viskozitetin e gjakut. Dr. Ann B. Curtis, një kardiologe në Universitetin e Buffalos, thekson se dehidratimi çon në mpiksje të gjakut, gjë që rrit rrezikun e mpiksjes së gjakut. Kjo...

Shmangni këto gabime me lapsin e zi të syve për të mos u dukur keq

Image
  Përpara se dikush t’i nënshtrohet një operacioni plastik, artistët e grimit e këshillojnë të zbulojnë si fillim fuqinë e makeup-it e më pas të vendosin nëse dëshironi vërtetë të ndryshojnë pamjen e tyre. Buzë të holla? Pas një konturimi nuk do të duken më të tilla. Vetulla si fije peri, provoni t’imbushni me laps ! Ku janë mollëzat! Ato do të theksohen pas hijëzimit ! Por të ishte kaq e lehtë, nuk do të shihnim në rrugë vajza të lyera keq ! Gabimet më të shpeshtat, këto të fundit i bëjnë me lapsin e zi apo penelin dhe Living më poshtë do të listojë disa këshilla se si ta shmangni këtë gjë në mënyrë që të realizoni një makeuo perfekt. Zgjidhni gjithnjë një laps apo penel kremoz apo penel likuid, pasi është më i lehtë për t’u përhapur. Qëndroni ulur apo në këmbë përpara një pasqyre. Të dyja duart duhet të jenë në veprim dhe nuk mund të lyheni nëse me një dorë mbani pasqyrën e me tjetrën lapsin. Nëse e keni të vështirë të bëni një vijë perfekte, mund të bëni disa pika përgjatë kapak...

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER