Niseni mëngjesin me ujë me limon – 5 arsye se pse duhet të veproni kështu!
Për shumë njerëz mënyra se si nisin ditën bëhet përcaktuese për vijimësinë e saj. Dikush nuk i reziston urisë dhe i futet me kokë frigoriferit, për shumë të tjerë kafeja është mbretëresha e mëngjesit, edhe pse e dinë që pas një periudhë ”fjetjeje” organizmi ka nevojë të rizgjohet. Për këtë arsye Living ju risjell në vëmendje një ndër pijet më të mira dhe më dobiprurëse për organizmin, sidomos në këto ditë vere ku trupi ka nevojë për më shumë hidratim. Këto janë disa nga arsyet kryesore pse duhet të nisni ditën me ujë dhe limon: Lehtëson tretjen Lëngu i limonit nxit mëlçinë të prodhojë sa më shumë lëng biliar, një acid shumë i rëndësishëm për procesin e tretjes së ushqimeve. Sipas American Cancer Society, të gjithë pacientët që kanë probleme me kolitin duhet të nisin ditën me lëng limoni. Pastron organizmin Mënyra më e mirë për të eliminuar toksinat nga organizmi është nëpërmjet urinës. Acidi citrik i limonit jo vetëm që stimulon prodhimin e shpeshtë të urinës. Përmirëson gjithash...