Detaje tronditëse se si kosovari v.rau me thikë italianen “njëra plagë ia shpoi zemrën”


 Dalin rezultatet e mjekësisë ligjore, detaje tronditëse se si kosovari vrau me thikë italianen “njëra plagë ia shpoi zemrën”.




Rezultatet e para të testeve mjeko-ligjore konfirmojnë sulmin brutal ndaj italianes Vanessa Ballan, e cila dyshohet se u vra me thikë nga 41-vjeçari nga Kosova, Bujar Fandaj.

E përditshmja italiane, Corriere del Veneto, shkruan se me 19 dhjetor kosovari hyri në shtëpinë e së resë duke thyer dritaren në pjesën e pasme të shtëpisë. Sipas mediumit italian, transmeton Express, ai fillimisht e rrahu egërsisht në fytyrë, më pas u hodh mbi të dhe i shkaktoi tetë plagë me thikë, gjashtë vdekjeprurëse: njëra ia shpoi zemrën, tjetra i shpoi mushkëritë dhe tjetra në rruazat e saj.

Vanessa u përpoq të mbrohej me duart e saj, teksa situata e dhunshme zgjati disa minuta.

Analizat do të bëhen edhe për fetusin që Vanessa mbante në barkun e saj, një krijesë afërsisht dy muajshe: në veçanti do të bëhet testi i ADN-së për të konstatuar atësinë e fëmijës.

Autopsia u përfundua nga eksperti mjekësor i caktuar nga zyra e prokurorit të Trevisos, Antonello Cirnelli; Prokurori, Michele Permunian, u njoftua menjëherë për rezultatet fillestare.

Ndërkohë janë publikuar edhe pamje të momentit kur Bujari ka hyrë në shtëpinë e Vanesës: këtë e ka bërë nga mbrapa me shpresën që të mos shihet, por kamerat e fqinjëve kanë kapur gjithë skenën.

Vanessa denoncoi dhunën seksuale të vrasësit të saj edhe në vitin 2021.

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER