Dogana e Maqedonisë konfiskoi 7.000 euro, u gjetën nën baterinë e veturës


 

Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, fundjavën e kaluar, janë konfiskuar deviza të cilat një shtetas i Maqedonisë kishte për qëllim t’i fuste në mënyrë të paligjshme në vend, përcjell TV21. Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se bëhet fjalë për 7.000 euro të konfiskuara.



VIDEO NGA AKSIONI

“Për shkak të dyshimit, inspektorët doganor kanë kryer kontroll të detajuar të automjetit me të cilin personi udhëtonte dhe kështu në pjesën e përparme të motorit nën baterinë e veturës, në folio dhe një një qese plastike, janë gjetur deviza të huaja të fshehura, për të cilat personi nuk posedonte dokument për origjinën e parave dhe nuk i kishe deklaruar”, theksohet në kumtesën.

“Sipas Ligjit për punë devizore, personi ka kryer kundërvajtje devizore dhe ndaj tij është bërë kallëzim përkatës”, thonë nga Drejtoria e Doganave.


Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER