Ja çifti i ri shqiptar që humbën jetën sot në aksident


 


Egila Celami dhe Marsel Tefa janë dy të rinjtë që fatkeqësisht kanë humbur jetën sot në aksidentin në Rrugën e Arbrit. Lajmi konfirmohet nga gazetari Igli Çelmeta.

Kujtojmë se aksidenti ndodh paraditen e sotme, ku pas përplasjes së dy makina, “Smart”-i me të cilin udhëtonin 35-vjeçari dhe 29-vjeçarja, doli nga rruga. Si pasojë të dy ata mbetën të vdekur në vend.

Ndërkohë i plagosur mbeti shoferi i mjetit tjetër.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.12.2023, në Rrugën e Arbrit, afër Shkallës së Tujanit, janë përplasur 2 automjete. Si pasojë e përplasjes, njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe 2 shtetasit që kanë qenë në këtë automjet, kanë humbur jetën. Drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi K. R., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.





Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ju informojmë se shtetasit që kanë ndërruar jetë janë M. T., rreth 35 vjeç, dhe E. C., 29 vjeçe.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e 2 shtetasve që kanë humbur jetën.


VIDEOO

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER