Mozzik konfirmon se janë arrestuar tre persona, pak muaj pasi hajnat i hynë në shtëpi
Shtëpia e reperit të njohur Mozzik u bë cak i hajdutëve para dy muajve, në një ngjarje që shkaktoi dëme të mëdha materiale për artistin.
Sipas njoftimeve, nga shtëpia e tij u vodhën 100 mijë euro në para të gatshme, bizhuteri të çmuara ari dhe 15-16 armë, të cilat Mozzik deklaroi se i posedonte ligjërisht me leje.
Pas një periudhe të heshtur hetimi dhe përpjekjesh të vazhdueshme, sot (e shtunë), Mozzik ndau lajmin e një zhvillimi pozitiv mbi këtë çështje përmes një postimi në rrjetet sociale.
