Bebe Rexha publikon video provokuese nga palestra, teksa bën ‘cardio’ nën ritmet e këngës së saj të re
Bebe Rexha, këngëtarja shqiptaro-amerikane e cila ka depërtuar në zemrat e audiencave botërore, ka ndezur rrjetet sociale me një video të re që e shfaq në një moment të jashtëzakonshëm të ‘cardio’-s në palestër.
Në videon e publikuar në profilin e saj në Instagram dhe TikTok, Bebe vë në qendër të vëmendjes energjinë dhe intensitetin fizik teksa stërvitet, por edhe gjoksin e saj që bie në sy në veshjen sportive të ngushtë që ajo mban.
Provokuese dhe me shumë stil, Rexha tregon se rutina e saj e stërvitjes nuk është për zemër të dobët dhe se ajo punon fort për të mbajtur formën e saj të shkëlqyer.
Videoja, e cila është shoqëruar me ritmet e këngës së saj më të re “Deep in your love”, nuk ka lënë pa reaguar ndjekësit e saj, të cilët kanë mbetur të mahnitur nga forma dhe intensiteti i artistes gjatë stërvitjes.
Publikimi i videos vjen në kohë të shkëlqyer, pasi “Deep in your love” e bashkëpunuar me DJ-in e njohur botëror Alok është kthyer në një himn për adhuruesit e muzikës dhe tashmë po përhapet si zjarr nëpër listat muzikore.
Rexha nuk ka hezituar të përdorë përsonalitetin e saj magnetik dhe ndikimin online për të promovuar këngën në një mënyrë që tërheq vëmendjen dhe përshpejton rrahje të zemrave.
