Ky është mërgimtari që humbi jetën në aksidentin tragjik sot në Klinë
Një aksident fatal trafiku ka ndodhur sot në fshatin Krushevë të Vogël në Komunën e Klinës, në mes një veture dhe një kamioni, ku si pasojë e përplasjes, nga lëndimet e rënda ka vdekur vozitësi i makinës.
Siç merr vesh Gazeta10 viktima e këtij aksidenti është i riu nga Jashanica e Klinës, Besart Hasi.
I ndjeri jetonte e vepronte në Gjermani.
Lajmi për aksidentit është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
