Vesa humb durimin, publikon mesazhet ofenduese dhe paralajmërimet që po merr nga familjarët e Santianës
Ish-banorja e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu, ka ndarë së fundmi një shqetësim me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Më saktësisht, ajo ka publikuar mesazhet ofenduese që ka pranuar nga tezja Santiana Malokut, konkurrentes e cila po vazhdon të qëndrojë brenda shtëpisë së BBVK.
Vesa ka ndarë me ndjekësit në InstaStory disa imazhe të cilat thotë se i vijnë nga tezja e Santianës, ku mes të tjerash ajo shprehet me fjalë fyese dhe e nervozuar që Vesa ka përmendur Santinën në intervista

