(VIDEO) “Tigrat” vërshojnë Gazi Babën, kapin trafikantin e drogës që ishte i dënuar me 15 vjet burg
Një operacion i përbashkët i Departamentit të Policisë Kriminale dhe Njësitit të Luftimit të Trafikimit me drogë ka rezultuar me arrestimin e një personi të quajtur R.K. (45), i cili më parë ishte dënuar me 15 vjet burg për tregtim droge. Nga Prokuroria Themelore Publike njoftojnë se hetimet, që kanë zgjatur nga shtatori 2023 deri në janar 2024, kanë treguar se ky person ka vazhduar aktivitetin e paligjshëm duke blerë, paketuar, dhe shpërndarë kokainë, heroinë dhe marihuanë. Gjatë bastisjeve në lagjen Gazi Babë në Shkup, të koordinuara me njësinë policiore Tigrat, autoritetet kanë zbuluar sasi të konsiderueshme të drogës, peshore digjitale, dhe një inventar të pasurisë me vlerë rreth 120 mijë euro. Pajisjet dhe pasuria dyshohet se janë blerë me të ardhurat e paligjshme nga shitja e drogës.

