E dhimbshme: Mes lotësh, familjarët e 26-vjeçarit që vdiq nga aksidenti në Prishtinë e falin gjakun



 E dhimbshme: Mes lotësh, familjarët e 26-vjeçarit që vdiq nga aksidenti në Prishtinë e falin gjakun

Familjarët e 26-vjeçarit që mbeti i vdekur si pasojë e aksidentit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë sot ia kanë falur gjakun familjes së të dyshuares që ka shkaktuar aksidentin.



Gazeta Insajderi ka siguruar pamje nga varrimi atje, ku në prezencë të shehut familja Habibaj ia fali gjakun familjes Kllokoqi-Berisha.

“Ky gjak familjes Kllokoqi-Berisha iu fal sot, mos me e çu më gat, e para se me falë xhenazen e djalit. Veç me ia bë hallall, pa ja jep doren. Në prezencën e burrave këtë punë me ia lënë në dorë të Zotit, por jo na me u marrë me atë punë”, ka thënë shehu prezent.

Familjarët janë parë të emocionuar në momentin e faljes së gjakut.

Aksidenti i rëndë ku mbeti i vdekur 26-vjeçari ndodhi para dy ditësh në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

26-vjeçari u godit për vdekje, pasi vetura kishte përplasur semaforin. /Insajderi.org/



Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER