E veshur me tesha kombëtare, Xhuli gatuan ushqime tradicionale për shqiptarët në një restorant në Zvicër


 XHULI NURA



Modelja e njohur shqiptare, Juliana Nura, është mjaft aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.




Ajo shpesh ndan me ta fotografi dhe video të ndryshme nga udhëtimet, jeta e përditshme apo aktivitetet profesionale në fushën e sportit dhe biznesit.

Gjatë qëndrimit në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova, Xhuli e kishte dëshmuar veten si një adhuruese e madhe e gatimeve tradicionale shqiptare.


Foto: Juliana Nura/Instagram

Së fundmi, ajo ka publikuar një video në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shihet duke gatuar ushqime tradicionale e veshur me rroba kombëtare në një restorant shqiptar në Zvicër.

Që nga mishrat e deri te gatimi i flisë, bukuroshja drenicase duket se e ka bërë gjithçka me pasion, teksa gjatë gjithë kohës ka qenë e veshur me veshje tradicionale shqiptare.



“Familja ime me ka rritur me vlerat dhe traditat shqiptare dhe unë jam munduar që t’i përmbahem këtyre vlerave të trashëguara brez pas brezi”, ka shkruar ndër të tjerash bukuroshja Nura në Instagram.


Xhuli përndryshe është lindur dhe rritur në Finlandë në një familje shqiptare, dhe vjen në vizita të shpeshta në Kosovë.



JULIANA NURA

xhuli 

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER