Ekskluzive: Ky është pejani që u kap në Morinë me 11 kg heroinë, tentoi ta trafikojë drogën në Shqipëri
Policia e Shtetit në Shqipëri ka zhvilluar një aksion të koduar si “Koordinimi” që rezultoi me arrestimin në flagrancë të një 39-vjeçar kosovar, në pikën e kalimit kufitar në Morinë, pasi i njëjti dyshohej se po tentonte që të transportonte drogë në Shqipëri. Të dyshuarit iu gjetën 11 kilogramë heroinë në veturën e tij, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi që ra në prangat e Policisë së Shqipërisë është Arben Kelmendi nga Peja.
Kelmendi po dyshohet se po tentonte që të trafikonte lëndën narkotike, të ndara në pako, që u sekuestruan nga Policia.
Vetura e tij po ashtu tashmë është në duart e Policisë së Shtetit.
Lajmi është bërë i ditur edhe nga Policia atje, me ç’rast kanë publikuar pamje nga aksioni i zhvilluar.
“Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet doganore të PKK Morinë, me shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës dhe të Kosovës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të tentativës për të trafikuar lëndë narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Koordinimi”.
Gjatë kontrollit në automjetin tip “Volkswagen” që drejtonte ky shtetas, u gjetën 11 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë e ndarë në pako, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin e 39-vjeçarit.”

.png)