Incidentin në “After Party-n” e BBVK2, reagon Blero


 Gazeta Sinjali sot raportoi për një përleshje mes këngëtarit të njohur, Bleros dhe sigurimit të KlanKosovës në “After Party-n” e Big Brother VIP Kosova 2, aty ku ishin mbledhur shumë nga banorët e këtij edicioni, së bashku me të dashurit e tyre për të përmbyllur suksesin që shënuan.





Siç bën të ditur sinjalizuesit e Sinjalit të cilët ishin prezent në vendin e ngjarjes ,Blero dhe sigurimi në fjalë u konfrontuan fizikisht pasi, sipas dyshimeve të para, këta të fundit kërcënuan të dashurën e tij, me ç’rast ky i fundit ka ndërhyrë.

Pas ndërhyrjes së Bleros, dyshohet se sigurimi ka sulmuar edhe fizikisht këtë të fundit, por që një gjë të tillë vetë Blero e ka mohuar.


SHIKO KETU VIDEON PER RASTIN NE FJALE




“Nuk bëhet fjalë për rrahje. Ishte një ngatërresë e vogël që u zgjidh shpejt. Si zakonisht, për tituj bombastik, ngjarjet zmadhohen në portale”, u shpreh ai për Prive.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të detajeve për të cilat do t’iu mbajmë të informuar.

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER