Iu vazhdohet paraburgimi Naim Murselit dhe dy të dyshuarve të tjerë në rastin e Liridona Ademajt


 Gjykata Themelore e Prishtinës ua k vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit personave të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

Lajmin për Arbresh.info, e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.



Masa e paraburgimit, të dyshuarve do t’iu llogaritet deri më 28 prill 2024.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve N.M, G.P dhe K.K, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 27.02.2024 ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ashtu që masa e paraburgimit tre të pandehurve iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj, për secilin. Masa e paraburgimit të pandehurve iu llogaritet prej datës 29.02.2024 deri më datë 28.04.2024”, thuhet në përgjigjen e Gashit.

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER