Me kamerë e kufje, kapet kandidati duke bërë dallavere në testin për patentë shoferi në Prishtinë


 


Një kandidat që kishte hyrë në provim për patentë shoferi për kategorinë C është kapur duke bërë dallavere tek Njësia e Patentë-Shoferëve në Prishtinë.

Kjo u bë e ditur nga ana e zëvendësministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi.




Ai tha se i dyshuari kishte qenë i pajisur me kufje dhe kamerë, duke tentuar që t’i shfrytëzonte ato me qëllim të dhënies së provimit në kategorinë C.

Sipas numrit dy të Ministrisë së Infrastrukturës, ndaj kandidatit në fjalë do të ndërmerren masa sipas ligjit dhe rregulloreve në fuqi dhe të njëjtit do t’i ndalohet hyrja në provim për 3 vite.



VIDEO NGA RASTI NE FJALE



“Komisioni Monitorues pasi ka vërtetuar dyshimet e tyre, kanë ftuar Policinë e Kosovës dhe se tani ndaj të njëjtit dhe autoshkollës është hapur rast në Polici. Jemi të vendosur dhe të përkushtuar që të ndalojmë secilin keqpërdorim të mundshëm në fushën e patentë shoferit dhe nuk do të tolerojmë askënd të bëjë veprime të tilla”, tha Durmishi.



Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER