Rrahja në Pejë: Dy të dyshuarit janë vëllëzër – dërgohen në mbajtje


 Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri që përfundojnë në përleshjeve mes të rinjëve në vendin tonë, raporton Gazeta Sinjali.

Para pak minutave ka ndodhur një rrahje në Pejë, përkatësisht në rrugën “Mbretëresha Teutë’.

Të përfshirë në këtë rrahje janë dy persona, që ndalojnë në mes të rrugës dhe fillojnë përleshjen, ndërsa të tjerët ndërhyjnë për t’i ndarë.



Rastin për për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Pejë, Fadil Gashi, ku tha se të dyshuarit janë vëllëzër dhe se janë arrestuar.

“Diku rreth orës 18:10 minuta, Policia është njoftuar se në udhëkryqin në qendër të qytetit ka ndodh një përleshje, ku dy persona janë grushtuar, policia menjëhrer ka dalë në vendin e ngjarjes dhe i ka arrestuar. Të arrestuarit ndodhën në stacion dhe pritet të intervistohen, ata janë vëllëzër dhe nën ndikim të alkoolit”, tha Gashi.

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER