Shqetësuese: Nxënësi 12-vjeçar në Gjakovë kapet me ar.më, mësimdhënësja ia gjen në çantë





 Mbajtja e ar.mëve nga të rinjtë tashmë është bërë dukuri që po shqetëson mjaft shumë shoqërinë, sidomos për faktin se i ka prekur edhe të miturit, të cilët shpesh kapen me armë edhe në institucionet arsimore, shkruan Gazeta Sinjali.


Një dukuri e tillë, sa shqetësuese aq edhe alarmante është vërejtur në shkollën “Haxhi Hoti” në Rogovë të Gjakovë, ku një nxënës është kapur me armë.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një të mitur, të moshës 12-vjeçare, te i cili është gjetur një armë zjarri.


FOTO E 12 VJECARIT


Posa rasti u denoncua, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë sekuestruar armën, teksa nxënësi është shoqëruar në stacion policor, ku në prezencë të prindit është intervistuar lidhur me rastin.

Kujtojmë se kohëve të fundit janë iniciuar plot raste për armëmbajtje pa leje nga personat e mitur të cilat po trajtohen nga prokuroritë respektive.

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER