Skandaloze, shkarkohet Mustafa Imeri shkaku i një fotografie me Izet Mexhitin




 Skandaloze, shkarkohet nga detyra shefi i katedrës në gjuhën shqipe pranë shkollës së mesme të Muzikës, Ilija Nikollovski Lluj, Mustafa Imeri, sipas të cilit shkak i shkarkimit ishte ajo se ai ka përkrahur mendimin ndryshe dhe ka publikuar një foto me kreun e Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, shkruan Alsat.






“Pushtetarët e plotfuqishëm vendosën ndryshe, sepse përkraha mendimin ndryshe, shkaku i një fotoje me kreun e Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti. Çfarë porosie është kjo dhe sa goditje e ulët është kjo. Ky fenomen ndaj mendimit ndryshe nuk ndodh vetëm në këtë shkollë, por kjo është prezentë në gjithë vendin dhe në të gjitha institucionet. Kjo qeveri teknike e ka nisur mbrapsht këtë 100 ditësh. Unë jam në anën e popullit. Të nderuar ju po shkarkoni por populli po bashkohet. Këtij zullumi i kanë ngelur vetëm 90 ditë. Me votën tonë do ta shkatërrojmë këtë pushtet. Ndryshimi po vjen”, tha Mustafa Imeri, LEN


VIDEO SHIKO KETU



Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER