Vdekja e këmbësorit tek Ministria e Arsimit, policia jep detajet


 Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur paraditën e sotme në afërsi të Ministrisë së Arsimit në Prishtinë.

Rastin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.





“Sot rreth orës 12:40  kemi pranuar informatën se në rrugën  “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet.  Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti  ka ndërruar jetë .  Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje” ka thënë ajo për Gazeta10.  

Sipas saj, Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.


“Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësja automjetit është shoqëruar në stacion policor”, ka thënë Ahmeti. 

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER