A ishte i vështirë vendimi për Manastirin e Deçanit, Kurti: Po qysh nuk ishte i vështirë




 Kryeministri Albin Kurti e përshkroi si “shumë të vështirë” vendimin për Manastirin e Deçanit, por këtë tha se e bëri kur peshoi të gjitha gjërat dhe konstatoi se është më mirë që të vazhdohet tutje.

Është vështirë të marrësh vendim mbi diçka që nuk pajtohesh, u pyet Kurti sa i përket vendimit për Manastirin e Deçanit.

Kryeministri Kurti tha në RTK, transmeton Express, “Po qysh nuk është vështirë, është shumë vështirë”.



“Situata nuk ka qenë e lehtë por kam vlerësuar që kur prej tri kushteve për anëtarësim në KiE na kanë hequr dy, na kanë lënë vetëm një, kosotoja e bllokimit te vetëm ky kusht është më e madhe se kostoja e zbatimit të këtoj vendimi me të cilin nuk pajtohem. Në kontekstin aktual besoj që është jetike që Kosova të anëtarësohet në KiE, të jemi të barabartë me Spanjën, Greqinë, Sllovaniknë, Qipron etj”, tha Kurti në RTK, transmeton Gazeta Express.



“Kur i kam pëshuar gjërat kam thënë që është më mirë të vazhdojmë tutje”, u shpreh ai.

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER