ATK tregon se pse u dënua 500 mijë euro reperi Mozzik



 Gramos Aliu, i njohur me emrin artistik “Mozzik” u dënua para disa ditësh nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), me gjobë prej 500 mijë euro.

Ani se vetë Mozzik ditë më parë deklaroi se nuk po e kupton arsyen pse i është shqiptuar ky dënim kaq i lartë, Insajderi ka pyetur zyrtarisht Administratën Tatimore të Kosovës (ATK).




Në përgjigjen e ATK-së dhënë për Insajderi, theksohet se dënimi ndaj këngëtarit nga Ferizaj, është mospërputhja mes të hyrave të raportuara dhe atyre që është dashur të raportohen.

Për këtë gjë, ATK pretendon se posedon edhe dëshmi.


Po ashtu, sipas Administratës Tatimore, arsyeja pse dënimi është i shumës 500 mijë euro është që krahas ‘ikjes shumicës që i është ikur këngëtari ndaj tij është shtuar edhe ndëshikimi i paraparë sipas ligjit”

“Ndaj këngëtarit në fjalë, ATK ka kryer një kontroll, me ç’rast zyrtarët tatimor kanë konstatuar mos përputhje ne mes te hyrave te raportuara dhe atyre qe eshte dashur te raportohen (mbi bazën e fakteve qe ATK ka poseduar). Andaj si rezultat i këtyre gjetjeve është vlerësuar tatimi shtesë, ku krahas tatimit shtesë janë shtuar edhe ndëshkimet e parapara me legjislacionin tatimor”, thuhet në përgjigjen e ATK-së.

Ndërsa, këngëtari Mozzik, ka deklaruar se këtë dënim është duke e paguar çdo muaj.

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER