Ekskluzive: Aksion i Antidrogës në Prizren, arrestohet një 23-vjeçar – sekuestrohet marihuanë


 Njësia e Antidrogës në Policinë e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në Komunën e Prizrenit, që rezultoi me arrestimin e një personi dhe sekuestrimin e një sasie të substancave narkotike, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.




Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 23-vjeçar, i cili është kapur në flagrancë nga zyrtarët policorë me një sasi të marihuanës.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa droga është sekuestruar si provë materiale.









Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar caktimin e masës së ndalimit ndaj të dyshuarit dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme brenda afatit ligjor.

ILirida News do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER