Eksperti i sigurisë plas BOMBËN: Vis Martinaj është gjallë!



 Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka deklaruar këtë të hënë se Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur pa asnjë gjurmë, mund të jetë gjallë.

I ftuar në “Report TV”, eksperti tha se për sa kohë nuk ka një kufomë, i shumëkërkuari i drejtësisë është gjallë. Eksperti shton më tej se ai edhe mund ti jetë nënshtruar operacioneve plastike.



‘Mund të ketë bërë edhe operacione plastike. Ndoshta të gjitha palët mund të jenë të interesuar që mos ta gjejnë. Nuk është se grupi i tij apo strukturat e tij mungojnë. Nëse do të depërton policia mund të kemi të dhëna që mund të ndihmojnë hetimin. Për aq kohë sa nuk ka kufomë ai është gjallë.’- tha Softa.

Kujtojmë se Martinaj u shpall i zhdukur në 9 gusht 2022. Që prej asaj kohe deri më tani policia ka kryer disa kontrolle në kërkim të tij në qytete të ndryshme, operacione të cilat janë mbajtur diskrete, por fundi ka qenë i njëjtë; dështim. Martinaj është një prej njerëzve më të njohur të botës së krimit në vend. Ai është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, por sot fati i tij vazhdon të mbetet mister.

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER