Elia Zaharia shfaqet në publik disa ditë pas sherrit me Princ Lekën


 


Elia Zaharia është shfaqur në publik pas videoskandalit në Oborrin Mbretëror, ku u përplas fizikisElia Zaharia dhe Princ Leka, të cilët janë pajisur me urdhër mbrojtje ndaj njëri-tjetrit, konfirmuan më 15 janar se kishin nisur procedurat e divorcit, pas disa muajsh thashetheme se i kishin dhënë fund martesës.

Ndërkohë më 5 mars, çifti u përplasën fizikisht me njëri-tjetrit brenda rezidencës mbretërore, sherr ku u përfshi edhe babai i Elia Zaharisë, Gjergj Zaharia, pamje që u bënë edhe virale në media.

Princ Leka hodhi në gjyq ish-bashkëshorten, me të cilën ka një vajzë, Geraldina dhe ish-vjehrrin. Gjithashtu baba e bijë paditën për dhunë 42-vjeçarin.ht me ish-bashkëshortin Princ Leka.

Aktorja është fotografuar teksa ka dalë nga Gjykata ku u zhvillua seanca për zgjidhjen e martesës me Princ Lekën, me të cilin u nda pas 15 vitesh së bashku vitin e kaluar.




Gjykata Civile e Tiranës firmosi dy urdhërmbrojtje për Princ Lekën dhe ish-bashkëshorten Elia Zaharia, në proces divorci. Në seancë ishte e pranishme Elia Zaharia dhe babai i saj, ndërsa Princ Leka u përfaqësua nga avokatit të tij

Çifti duhet të mbajnë distancë 5 m, nga njëri-tjetri. Ndërkohë, Leka Zogu duhet të takojë vajzën e vogël jo në prezencë të Elias, por të dados. Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”.

Gjithashtu, po kryhen hetimet për të zbuluar se kush e nxorri videon në media, shkruan Panorama.

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER