Meriton Mjekiqi del me urgjencë nga Big Brother, dërgohet te spitali i Traumës


 

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, është ndjerë keq gjatë transmetimit të “Primes” mbrëmjen e kaluar dhe ka përfunduar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Banori i shtëpisë më të përfolur në Shqipëri, teksa ishin duke diskutuar lidhur me ngjarjet e ndodhura përgjatë këtyre ditëve, është ndjerë keq. Ky fakt u vu re nga moderatori i emisionit Ledion Liço i cili i kërkoi atij që të shkonte në dhomën e rrëfimit për të marrë ndihmë.

Por, si duket ai ka dalë nga shtëpia me urgjencë dhe është transportuar menjëherë në spitalin e Traumës.  Sipas asaj që raportohet Meritoni ka qëndruar për rreth dy orë në spital ku dhe i është nënshtruar të gjitha ekzaminimeve të nevojshme dhe më pas është kthyer sërish në shtëpi.

Lidhur me këtë ngjarje, e cila nuk është aspak e vogël, nuk ka pasur asnjë reagim nga vetë produksioni i Big Brother Vip.

Ndërkohë, vlen për tu theksuar që ditën e sotme ish- banorja e shtëpisë, Sara Gjordeni, zbuloi se Meritoni gjatë ditëve të fundit është ndjerë keq. Madje sipas saj pati dhe një moment debulese teksa ishte duke bërë dush.



Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER