Një përdorues i iPhone mbeti i habitur nga “ikona e kaltër misterioze” që iu shfaq në ekran


 


Një përdorues i iPhone mbeti i habitur kur vuri re një ikonë të çuditshme në krye të ekranit.




Ai ndau një foto në rrjetin social Reddit me mbishkrimin: “Çfarë është kjo ikonë e kaltër”, duke theksuar se shenja është shfaqur në telefonin e babait të tij.

Një komentues iu përgjigj me shaka se “alienët janë duke ju dëgjuar”, shkruan the Sun.

Në fakt, ajo ikonë tregon se një veçori e integruar e iOS e quajtur Voice Control është aktive. Kjo veçori e bën më të lehtë kontrollin e telefonit tuaj me anë të zërit.

Në një njoftim zyrtar, Apple ka shpjeguar se “ju mund ta kontrolloni iPhone vetëm me zërin tuaj”.

Funksionin mund ta aktivizoni duke klikuar në Settings, Accessibility, dhe pastaj në Voice Control.

Përndryshe, ju mund të përfundoni aksidentalisht duke e kontrolluar telefonin tuaj me zë dhe duke mos e kuptuar pse.



Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER