Policia bastis shtëpinë e djalit të Salih Sekiraqës, i riu ende në arrati



 Në kuadër të zhvillimit të hetimeve për incidentin e rëndë që ndodhi dy ditë më parë në rrugën ‘Bedri Shala’ në Prishtinë, ku si pasojë e një konflikti ka mbetur i plagosur me armë zjarri, Pajtim Gashi, gjatë ditës së djeshme është bastisur shtëpia e të dyshuarit, Shkumbim Sekiraqa, raporton Gazeta10.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se gjatë bastisjes nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, teksa as Sekiraqa nuk është hasur në atë lokacion.



Njësitë policore kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në lokalizimin e vendndodhjes së të riut, si dhe identifikimin e personit të dytë që dyshohet se u përfshi në ngjarjen e rëndë.

Të dyshuarit menjëherë pas rastit janë arratisur nga vendi i ngjarjes me një veturë të tipit ‘Audi’ e kuqe.

VIDEO



Kujtojmë se Shkumbim Sekiraqa rreth 18-vjeçar është djali i Salih Sekiraqës.

Ky i fundit është një nga emrat e njohur për organet e rendit, për shkak të të kaluarës së tij kriminale. Herën e fundit ishte arrestuar nëntorin e vitit të kaluar për armëmbajtje pa leje.

Në media raportohet po ashtu ekskluzivisht se personi që u plagos me armë zjarri është Pajtim Gashi, i cili dyshohet se fillimisht është sulmuar në kokë e pastaj është qëlluar me armë në këmbë.

Gashi – sipas sinjalizuesve të Sinjalit është anëtar i familjes së njohur si “Capat”.

Ndërkohë tashmë kanë dalë edhe pamjet se si ndodhi rasti, aty shihet se si u riu u rrah dhe me pas u qëllua me armë zjarri.

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER