Prishtina nuk gjenë qetësi: Sërish të shtëna me armë zjarri


 Incidentet në kryeqytet nuk po kanë të ndalur. Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar edhe sot në rrugën “Shpëtim Robaj”, raporton Gazeta Sinjali.


Siç mëson Sinjali, një njësi policore ka intervenuar në vendin e ngjarjes dhe ka arritur t’i ndalojë të dyshuarit.


Në bazë të informacioneve të para, bëhet fjalë për dy të mitur, të cilët dyshohen se kanë gjuajtur me armë për motive akoma të panjohura.


Të dyshuarit kanë tentuar të ikin, po Policia ka arritur t’i ndalohë dhe të sekuestrojë armën që dyshohet të jetë përdorur.


Sipas të njëjtave burime, si prova materiale janë sekuestruar edhe rreth 20 gëzhoja.


Do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER