Punonjësit e postës në grevë për paga më të larta



 Organizata sindikale e Postës së Maqedonisë, sot nga ora 08:00 deri në 10.00 organizojnë protestë të anëtarësisë para Drejtorisë dhe në të gjitha filialet e Postës nacionale, përmes së cilës do të kërkojnë pagesë të pagës për muajin e kaluar dhe zgjifhje për gjendjen e ndërmarrjes.




Në paralajmërimin për Sindikatën e Postës së Maqedonisë theksuan se “për shkak të alarmimit të gjendjes dhe krizës financiare, në të cilën ka ardhur SHA Posta, të punësuarit janë të shqetësuar për të ardhmen e Postës dhe vendet e punës.




“Në protestë, punonjësit do të shprehin revoltën dhe shqetësimin e tyre për seriozitetin e situatës në të cilën është futur SHA Posta, e shkaktuar nga kriza financiare, organizimi jashtëzakonisht i dobët në operim, kushtet dhe mjetet e pasigurta të punës dhe më e madhja, shqetësimi dhe revolta e punonjësve shkaktohet nga mosrespektimi i rëndë i të drejtave të punës nga punëdhënësi. Punëdhënësi, përkundër detyrimit ligjor për pagesë të rregullt të pagave, nuk ua ka paguar pagat punëtorëve deri në datën 15 të muajit, për shkurtin e vitit 2024, duke i sjellë punëtorët në kufirin e jetesës dhe pamundësinë për të siguruar një jetë të denjë për familjet e tyre”, thotë kryetari i Sindikatës së Postës së Maqedonisë, Boro Veligdenov.

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER