Super spektakël sot, Florian Marku përballet me Chris Kongon


 orian Marku dhe Chris Kongo, do të luftojnë me njëri-tjetrin të dielën (sot) e 31 marsit.

Ky meç pritet të jetë tejet interesant, duke marrë parasysh se boksierët patën një konfrontim të ashpër në një konferencë shtypi si dhe matjet zyrtare.

Boksieri shqiptar në boksin profesionist ka 13 fitore – prej tyre tetë me “nokaut” – dhe një barazim. Lushnjari meçin e fundit e zhvilloi në shtator të vitit të kaluar ndaj irlandezit, Dylan Moran, të cilin e nokautoi që në raundin e parë.

Ndërsa, Chris Kongo ka 14 fitore e dy humbje në boksin profesionist, kurse njihet si një luftëtar mjaft i madh brenda ringut të boksit. Ka gjatësi më të madhe se Florian Marku dhe këtë gjë ka ditur ta shfrytëzojë mirë në meçet e kaluara kur kishte punë me boksier më të shkurtër se ai.

Pritet të jetë një numër i madh i tifozëve shqiptarë në përkrahje të ‘The Albanian King’, ashtu siç edhe njihet Florian Marku.

Ky meç është planifikuar të zhvillohet rreth orës 21:00.

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER