(VIDEO) Dje kanë mbërritur 85 mijë formularë të rinj të pasaportave



 Zëvendësministri i Brendshëm Mitko Bojmacaliev njoftoi se brenda një muaji kanë arritur 295,000 formularë të rinjë pasaportash. Ai theksoi se nuk ka kaos në Ministrinë e Brendshme, pasi që ditën e djeshme kanë mbërritur 85 mijë formularë të rinjë të  pasaportave.



MITKO BOJMACALIEV, ZËVENDËSMINISTËR I BRENDSHËM



“Ju njoftoj, siç njoftova gjatë vizitës time në sektorin e punëve të brendshme në Tetovë, gjatë ditës së djeshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë mbërritur 165.000 formularë për letërnjoftime dhe 85.000 formularë për pasaporta dhe sot pas përfundimit të të gjitha procedurave formale dhe ligjore, ato i dorëzohen Ministrisë së Brendshme”.

Bojmacaliev thotë se deri më tani janë pranuar gjithsej 1,734,000 formularë.






Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot ka vizituar stacionin policor “Beko” në qendër të qytetit, ku edhe ka njoftuar se aktualisht po trajnohet një grup i ri punonjësish të policisë, të cilët i janë bashkuar vullnetarisht procesit të dhënies së dokumenteve personale.










Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER