5 vetura përfshihen nga zjarri në afërsi të Kalasë


 


Zjarri që kaploi 5 makina këtu në parkingun ilegal, te ish poligoni, në afërsi të Kalasë është ndalur, akoma nuk dihen shkaqet e këtij incidenti.

Gjatë zjarrit që shpërtheu rreth orës 13:30 minuta nuk është lënduar asnjë njeri, ndërsa policia po punon në zbardhjen e plotë të rastit rastit.




“Sot në orën 13:25 minuta në SPB Shkup është denoncuar se në rrugën “L. Piçenovski”‘ në parkingun ilegal te ish poligoni, ka ndodhur një zjarr gjatë të cilit është djegur bari i thatë. Në ndërkohë zjarri ka përfshirë 5 automjete. Nuk ka persona të lënduar. Zjarri është lokalizuar në orën 14:00”, thanë nga MPB-ja.

Pronari I njërës prej makinave të përfshira nga flakët me lot në sy po e shikonte veturën e tij tashmë të shkatërruar.
Asnjëri nga pronarët e makinave të djegura nuk deshi që të prononcohet para kamerave lidhur me këtë rast, por mbrapa tyre na thanë se ishin shumë të shqetësuar me këtë incident. Ata presin që autoritetet të zbardhin sa më shpejtë se si ndodhi dhe cilat ishin shkaqet e këtij zjarri.

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER