Aksident i rëndë në Strellc të Deçanit, kamioni përplaset me veturën dhe rrotullohet – 5 persona të lënduar




 Një aksident i rëndë mes një veture dhe një kamioni ka ndodhur këtë pasdite në Fshatin Strellc të Komunës së Deçanit.

Nga pamjet, shishet se si kamioni është rrotulluar ndërsa vetura është dëmtuar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 5 persona.

“Rreth ores 18:19, Policia është njoftuar se në fshatin Strellc ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë dy automjete dhe një kamion. 5 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente”, theksoi Gashi.




Pamjet e mëposhtme tregojnë se si ka ndodhur ky aksident i rëndë:




Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER