Debat i ashpër mes Romeos, Meritonit dhe Liamit: Reagojnë Donald Veshaj dhe Elgit Doda




 Romeo është përfshirë në një debat mjaft të ashpër me Liamin dhe Meritonin, të cilët nuk kanë kursyer me komentet e tyre as Heidin.

Heidi është shprehur që është mire dhe nuk i intereson, ndërsa jashtë shtëpisë, Donaldi dhe Elgiti kanë treguar mbështetjen ndaj Romeos, përmes postimeve në InstaStory.


Në debatet me Meritonin, shpeshherë Romeos i është përmendur familja, veçanërisht vëllai i tij, Mario, për të cilin Meritoni ka thënë me ironi “SuperMario”.


Foto: Donald Veshaj/ Instagram


Nisur nga kjo, Donaldi ka bërë një reagim, duke shkruar: “Paska ardhur koha e “burrave” o njerëz, e trimave. Mirë që për këtë djalin e kanë maçin në bark, por me familjen e tij, pse këta trima? Këta “burrat” që bëjnë lojë të fortë me përmendje njerëzish nga jashtë dhe ngacmime të vajzës që ke në krahë. Kjo na qenka trimëria, o trima? Romeo, nuk të dija kaq të duruar! Edhe pak ka ngelur, shpirti”.


Foto: Elgit Doda/Instagram


Ndërsa Elgiti rikujtoi arrestimin e Liamit Brenda shtëpisë dhe e quajti Meritonin “përndjekës grash”, referuar dramës që ndodhi mes tij dhe Eglës.

“E kush ka ngel për të treguar burrërinë, njëri që u kap nga policia për mashtrim në mes të emisionit, e tjetri që përndjek gratë. E dy që i ngacmojnë tjetrit vajzën që ka në krahë, vetëm për ta nxjerrë nga vetja. Hajde burrëri, hajde”, shkroi ai. 





Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER