Ekskluzive: Plagosja e djeshme në Ferizaj, zbulohen emrat e të përfshirëve në rast!



Dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmë në Ferizaj. Indeksonline ka mësuar identitrtin e të implikuarve të rastit.
 


FOTO


Ishte Arianit Duriqi nga Prishtina personi që shtiu në drejtim të Gentrit Islamit, Shkëlqim Graincës dhe Elvin Hysenit.

Dy të parët morën lëndime dhe u dërguan në Qendrën Klinike Universitate të Kosovës.

Burime tona tregojnë se rasti ndodhi për çerim hesapesh.

Me urdhër të prokurorit, i plagosuri Gentrit Islami është arrestuar (për armbajtje pa leje).

Derisa, dorasi Arianit Duriqi ende është në kërkim nga Policia e Kosovës.

Çfarë u tha në raportin 24 orësh të Policisë:

Dy meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri nga person/a të panjohur. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Pas tretmanit mjekësor njëri i lënduar është liruar, ndërsa i lënduari tjetër ka dorëzuar armën me gas dhe tre fishekë dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes. /Indeksonline/

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER