Konfiskohen restoranti dhe banesa e kryeterroristit Radoiçiq në Mitrovicën Veriore


 


Është duke u zhvilluar konfiskimi i banesës dhe restaurantit të kryeterroristit serb, Milan Radoiçiq, në veri.






Rastin e ka konfirmuar, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Me urdhër të gjykatës konfiskohet restoranti ‘Grey’ dhe banesa në katin e gjashtë të objektit, në pjesën veriore të Mitrovicës. Po ashtu, i konfiskohet vila në Gazivode në Zubin Potok”, tha Elshani.



Ditën e djeshme, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se ka nisur zbatimi i Urdhrit Ndalues lidhur me pasuritë e palujtshme në rastin Banjska.

Në një postim në Facebook, Haxhiu tha se Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar ka filluar identifikimin e pasurive të përmendura në Urdhrin Ndalues, duke përfshirë këtu edhe vilën e Radoiçiqit tek Liqeni i Ujmanit në Zubin Potok, si dhe pasuritë e tjera.

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER